• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zigzaget e Elsa Lilës/ Nga skena e Sanremos te kujdestarja e “kutisë së Babagjyshit”

09:29 : 17/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHOW BIZ
Elsa Lila pozon me kryeministrin Edi Rama

Elsa Lila pozon me kryeministrin Edi Rama

/Nga Rinaldo Frignani, Corriere Della Sera – Përshtati Boldnews.al/

41-vjeçarja shqiptare u arrestua në shtëpinë e saj në San Lorenzo. Një prej shefave që kishte fshehur aty i thoshte: “Duhet të miqësohesh me dikë nga aparati shtetëror, këtu është si në Shqipëri: kaq shumë njerëz janë të shitur. Dhe bëj diçka për të eliminuar mikropërgjuesit”.

Elsa Lila gjatë performancës së saj në Sanremo në edicionin 2007

Ishte ajo që mbante “Kutinë e Babagjyshit”. Një kasë e fshehur ku kishte para dhe libra të bandës së shpërndarësve. Nga “këngëtarja më e famshme e shekullit në Shqipëri” në vitin 1999 me dy pjesëmarrje në Sanremo (2003 dhe 2007) deri te arrestimi për grup kriminal. Zigzaget e Elsa Lilës, tani në Rebibbia (burg në Romë).

Dyzet e një vjeçe, me origjinë nga Tirana, vajza e muzikantëve të njohur, studente në Romë, yll i popit dhe tashmë në burg: agjentët e Skuadrës së Policisë, të koordinuar nga magjistratët e Drejtorisë Antimafia të Qarkut (Romë), e njoftuan mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në San Lorenzo për urdhrin e arrestit me burg firmosur nga gjyqtarja Maria Paola Tomaselli.

Tetë persona të tjerë përfunduan në qeli, një tjetër ka humbur jetën dhe tre të tjerë, mes të cilëve kreu i bandës shqiptare, Arind Boci, i njohur si “Rindi”, janë të arratisur. Për hetuesit, Lila ishte kontabilistja e grupit. Nuk rezulton, të paktën për momentin se ajo kishte kontakt direkt me drogën (kryesisht hashash dhe marijuahnë) e menaxhuar nga mbledhjet e kupolës në disa lokale në Acilia dhe e fshehur në një garazh në Torrevecchia dhe në një tjetër Casal Bernocchi, ashtu si edhe në një apartament në rrugën ‘Stresa’, në Camilluccia, por nga hetuesit konsiderohen plotësisht “pjesëmarrëse në grup” dhe “person i besuar” pikërisht i Bocit, të cilit i ofroi në verën e 2019-ës banesën e saj për tu fshehur nga forcat e rendit (Shko, vendosu aty, ndrysho vend), dhe të cilit i rrëfen se nuk kishte frikë nga policia në rast kontrolli nga policia “por nga hajdutët”, që mund të vidhnin “kutinë” me para që shërbenin dhe për asistencën legale të bashkëpunëtorëve të arrestuar. Ata përdornin telefona të koduar për të mos u përgjuar. Një prej tyre, duke i besuar një bashkëpunëtori i tha: “Nëse hapen këto, ndërtohet një burg i ri në Romë”.

Lexo edhe:

“Ju po më shisni…”/ Elsa Lila “përplaset” me gazetarin që i nxori pamjet e arrestimit (VIDEO)

Habit Elsa Lila: Michael Jackson është gjallë, ja ku jeton

Për policinë dhe mundësinë e ryshfetit, këngëtarja i ka të qarta idetë: “Mua nga nuk vjen të më kontrollojë askush, më njohin, kam marrëdhënie të shkëlqyera”. Në një rast “më vunë një gjobë (në B&B e saj – hotel i tipit Bed and Breakfast) por më thanë të mos e paguaja sepse nuk do kontrollonin më pas”. Sepse këtu “si në Shqipëri, të duhet një mik/lidhje me shtetin, sepse të shpëton cilado të jetë qeveria, duhet të gjesh një rrugë pasi edhe këtu ka kaq shumë njezër të shitur”.

Nëse Boci, i cili ishte qetësuar nga vetë Lila për frikën e përgjimit (“Ka mjete që gjejnë spiunët”), është ende në kërkim, ka përfunduar në qeli edhe boksieri Petrit Bardhi i njohur si “Titi”, 47 vjeç: për hetuesit ka qenë pjesë e grupit të shqiptarëve me Arben Zogun dhe Dorian Petokun, – “Rikardino” dhe “Plutoni” – në biznes me Fabrizio Piscitelli, “Diabolik”, lideri i ultrave të Lazio-s i vrarë në 2019, për menaxhimi e shpërndarjes së drogës në Ponte Milvio dhe menaxhimin e “slot machine” në vende publike. Atëherë si sot kontaktet më të rëndësishme ishin me klanin e Acilia-s. Por në këtë rast Bardhi, i falë kontakteve të tij në kryeqytet, gjeti klientë për organizatën, por edhe menaxhoi komunikimet me grupet napolitane dhe kalabreze.

Etiketa: elsa lilaZigzaget e Elsa Lilës/ Nga skena e Sanremos te kujdestarja e “kutisë së Babagjyshit”

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Ju po më shisni…”/ Elsa Lila “përplaset” me gazetarin që i nxori pamjet e arrestimit (VIDEO)

22:05 : 15/11/2024
SHOW BIZ

Habit Elsa Lila: Michael Jackson është gjallë, ja ku jeton

15:28 : 08/04/2024
SHOW BIZ

Banorët bërtasin të panikosur emrin e Elsa Lilës, ç’ndodhi në “Ferma VIP” në mes të natës – VIDEO

09:37 : 03/04/2024
SHOW BIZ

“Jeton 9 orë larg…”/ Elsa Lila flet për ish-bashkëshortin (VIDEO)

17:16 : 02/04/2024
SHOW BIZ

“50 vjeçe del me c*ca jashtë”/ Sherr në “Ferma VIP”, Rigelsa qëllon Elsa Lilën me shishe

15:27 : 02/04/2024
SHOW BIZ

Elsa Lila flet për vrasjen e të ëmës: Jetoja për t’u bërë 18 vjeç, kam marrë avokat

20:10 : 29/03/2024
Para

Edhe një zëvendësministër polak e konsideron Putinin “kriminel lufte”

TË GJITHA

Blegtoria në krizë, bie numri i deleve dhe dhive, Ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

12:47 : 28/06/2025

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

12:32 : 28/06/2025

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

12:17 : 28/06/2025

Irani varros me ceremoni shtetërore “kokat” e ushtrisë të vrarë nga Izraeli

12:06 : 28/06/2025

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

11:45 : 28/06/2025

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025

Bisedat në “SKY”/ Goditen dy banda në Greqi, një shqiptar bashkëpunonte me policin grek (EMRI)

11:27 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com