• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ja si e dekonspiruan “sekretin” 3 kryeministrat e BE që u takuan me Zelenksyn

16:17 : 17/03/2022
në AKTUALITET, BOTA

Kryetari i Transportit Hekurudhor të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, është shprehur së fundmi se kryeministrat polakë, çekë dhe sllovenë, të cilët udhëtuan me tren drejt Kievit për një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërmorën një “hap të guximshëm”. Gjithsesi, sipas tij, ky veprim – ndonëse duhet vlerësuar si një mbështetje ndaj popullit ukrainas, që po lufton me pushtuesit rus – ishte një veprim naiv.

Kamyshin, drejtuesi më i lartë i sistemit hekurudhor kombëtar, e quajti këtë veprim naiv sepse delegacioni i liderëve të BE-së, njoftoi planin e udhëtimit, teksa ishin ende rrugës për në kryeqytet. Kievi, prej ditësh tashmë, po bombardohet nga sulmet ajrore ruse që kanë goditur zonat e banuara, duke përfshirë edhe disa blloqe apartamentesh. Sistemi hekurudhor i Ukrainës nuk është i imunizuar ndaj këtyre sulmeve. Por të martën në mëngjes, kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi se ai, së bashku me kryeministrin slloven Janez Janša dhe kryeministrin çek Petr Fiala, ishin nisur drejt Kievit.

“Është detyra jonë të jemi aty ku po shkruhet historia. Sepse nuk ka të bëjë me ne, ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë të jetojnë në një botë të lirë nga tirania.”

Postimi në Facebook i kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki

“Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e qartë të të gjithë Bashkimit Evropian për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.”

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

Postimi në Twitter i kryeministrit çek, Petr Fiala

Oleksandr Kamyshin, ka treguar për CNN, hapat që u ndoqën për të garantuar sigurinë e delegacionit të liderëve të BE-së, por gjithsesi u shpreh i habitur që ata zbuluan vendndodhjen e tyre nëpër rrjetet sociale, duke rrezikuar kështu jo vetëm veten, por edhe lëvizjen e shumë trenave, të cilët që prej fillimit të luftës kanë mundësuar transferimin e refugjatëve në zona të sigurta, por edhe ndihmave e mallrave, pa u gjurmuar nga rusët.

“Po e mbaja sekretin e tyre, por kur pashë se diçka ishte publikuar në internet, më habiti. Nuk e kuptova këtë. Edhe fëmijëve të mi nuk u them: Hej mos e zbuloni vendndodhjen tuaj, sepse të gjithë duhet ta kuptojnë se është luftë. Unë nuk mund t’i udhëzoj kryeministrat. Ishte ideja e kryeministrave që të udhëtonin në Kiev me tren, duke besuar se ishte mënyra më e sigurt e transportit.

Në fakt, çdokush do të zgjidhte trenin në vend të një makinë këto ditë. Me bombardimet që po ndodhin kudo, stacionet dhe trenat janë vendet më të sigurta në vend, për momentin. Delegacioni udhëtoi me një tren me katër nga vagonët më të rinj të hekurudhës. Rruga që ndoqëm për to ishte e njëjta pistë që ndjekim edhe pasagjerët normalë. Të vetmit pasagjerë në vagona me kryeministat, ishin anëtarët e tjerë të delegacionit apo të sigurimit. Udhëtimi zgjati rreth tetë ose nëntë orë. Udhëheqësit kaluan disa orë me Zelensky dhe ekipin e tij përpara se të udhëtonin sërish me tren, gjatë natës, për në Poloni.”

Oleksandr Kamyshin, Kryetari i Transportit Hekurudhor të Ukrainës

Siguria e transportit hekurudhor ka qenë një nga shqetësimet kryesore të 37-vjeçarit Kamashyn, që nga fillimi i luftës. Ai dhe zëvendësit e tij kryesorë kanë kaluar tre javët e fundit duke koordinuar 321 000 punonjës të hekurudhës dhe afërsisht 1450 stacione. Kamyshin beson se hekurudhat janë një nga objektivet kryesore për bombat ruse, kështu që e mira është të jenë në lëvizje pothuajse gjithmonë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
Para

Deschamps shpall listën e Francës, nuk mungojnë surprizat

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com