• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A qëndrojnë Berisha e Meta pas protestave? Ja çfarë thotë Boiken Abazi/ Një këshillë për protestuesit

16:03 : 14/03/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosja, Boiken Abazi ka komentuar sot protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 5 ditësh kundra rritjes së çmimeve.

Në një reagim në rrjet, Abazi e ndan protestën në dy pjesë, atë autentike, të vërtetë, origjinale, dhe pjesën e motivuar nga interesat e fshehta të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Sipas Abazit, Sali Berisha dhe Ilir Meta luajnë një rol në protestat. Ata kërkojnë të faktorizohen si opozita e vendit dhe t’ia provojnë ndërkombëtarëve këtë.

“Rama pretendon se protestat në mbrapaskenë i shtynë Berisha dhe Meta. Pajtohem pjesërisht me këtë konstatim të Ramës. Berisha dhe Meta kanë interesin t’i dëshmojnë ndërkombëtarëve se ata janë faktor i paanashkalueshëm. Tashmë që kanë fituar Shkodrën dhe kanë mundur Bashën bindshëm, ata synojnë rimarrjen e kontrollit të PD-së zyrtare, ku më tej marrin edhe të drejtat për komisionet parlamentare, kohën në foltoren e Kuvendit, buxhetin që i takon PD-së dhe komisionerët në zgjedhjet e ardhshme. Ata po kërkojnë normalizimin e marrëdhënies së tyre me ndërkombëtarët dhe njohjen e tyre formale si opozita kryesore e vendit.

Thirrja mbizotëruese në protestë është “Rama Ik”. Berisha dhe Meta e dinë që në kohë lufte ndërkombëtarët do bëjnë çmos që Rama mos të largohet me protesta për shkak të idesë se vendi ka nevojë për stabilitet. Berisha dhe Meta e dinë që gjasat që të ndodh largimi i Ramës në këtë kohë janë të vogla, prandaj interesi i tyre kryesor është presioni nga poshtë me protesta për rimarrjen e opozitës zyrtare të vendit duke dëshmuar se janë të aftë të organizohen në terren, në Tiranë e në rrethe, duke i nxjerr njerëzit e tyre në protesta që i pamundësojnë Ramës të qeverisë me stabilitet në një gjendje lufte. Ka mundësi që nëse Berisha dhe Meta marrin atë që po kërkojnë në lidhje me PD-në dhe opozitën, do ishin të gatshëm të mos i shtynin njerëzit e tyre të dalin në këto protesta.” – shkruan Boiken Abazi në rrjetin social.

Lexo edhe:

FOTOLAJM/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

Në reagimin e tij, Abazi shikon edhe një grup tjetër protestuesish që marshojnë rrugëve në emër të uljes së çmimeve. Këto grupime, që aktivisti i Vetëvendosjes i lexon si të vërtetë, të pa lidhur me njëri-tjetrin dhe pa kërkesa të unifikuara, tregojnë se protestat janë të drejta dhe kalojnë interesat Berisha-Meta-Rama.

“Mirëpo, shpjegimi i mësipërm nuk është shterues. Në protesta po marrin pjesë edhe qytetarë e grupime formale dhe informale që nuk janë aty për synimet e Berishës dhe Metës. Këto grupe nuk janë të lidhur me njeri-tjetrin, nuk kanë të njëjtat synime e bindje, dhe nuk kanë as të njëjtat kërkesa të unfikuara. Pjesëmarrja e ketyre qytetarëve dhe fakti që qeveria tashmë ka bërë disa “lëshime” dhe ka ndërmarrë disa masa të pjesshme, dëshmon për faktin se protestat ishin të drejta dhe tejkalojnë interesat e Berishës, Metës dhe Ramës, apo edhe të negociatave dhe presioneve që mund të jenë duke u zhvilluar në mbrapaskenë.” – u shpreh Abazi.

Ndërkohë ish-drejtues i VV për Shqipërinë, ka edhe një këshillë për qytetarët që protestojnë.

“Në mënyrë që protestat të krijojnë një frymë opozitarizmi jashtë interesave të Berishës dhe Metës, apo edhe të Ramës, do ishte gabim nëse ato unfikohen nën frymën e sloganit “Rama ik”. Protestat kanë nevojë për kërkesa konkrete të matshme të modelit të ekonomisë së luftës. Nëse këto kërkesa nuk hartohen dhe nuk unifikohen, atëherë slogani përbashkues i këtyre protestave do mbetet “Rama ik” – dhe kjo, në gjendje lufte, paradoksalisht i intereson Berishës, Metës, por edhe Ramës”, shkruan Abazi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTOLAJM/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025
AKTUALITET

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025
AKTUALITET

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025
AKTUALITET

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025
AKTUALITET

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025
Para

Aktorja dhe modelja e famshme pozon nudo për Ukrainën: Të q* luftën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

FOTOLAJM/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025

Erion Dasho: Qeveria po e përdor integrimin si fasadë për propagandë

17:04 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com