Deputeti Dashnor Sula raportohet të ketë dhënë një propozim për të zgjidhur krizën ku ndodhet PD, ndërsa Lulzim Basha nuk po bindet të japë dorëheqjen, edhe pse po ia kërkojnë edhe personat më të afërt politikisht me të, përfshi edhe Gazment Bardhin apo Enkelejd Alibeajn.
Sula ka propozuar që drejtimin e partisë ta merrte një grup i përbërë nga deputetë që mbështesin ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe ata që mbështesin Bashën, të cilët më pas do ta çonin partinë në zgjedhjet për kryetar.
Gjatë mbledhjes që po zhvillohet në selinë e PD prej më shumë se 5 orësh, Sula ka paralajmëruar edhe largimin nga grupi parlamentar i PD nëse Basha nuk dorëhiqet.
Çfarë tha Dashnor Sula në Grupin e PD
“Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë.
Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot.
Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie.
E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!”
Agron Gjekmarkaj, i cili u dorëhoq nga posti i tij si nënkryetar i parisë ka kërkuar gjithahstu në mbledhje tërheqjen e Lulzim Bashës. Gjekmarkaj thotë se bashkë me të duhet të largohet edhe Berisha.
“Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti. Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!
Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverine , tju sherbeja demokratve , të argetohesha me retorike e stilistikë politike ! Por jo u perfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo beteje duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë. Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja.Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”. Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe , unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia.Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe!
Në këto muaj kanë ndodhur ngjarje shumë por personalisht këtë debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem për PD po edhe për Shqipërinë. Nuk kam patur ndonjë pengese për të folur e thënë cfarë mendoj e për këtë ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj për cfarë keni bërë keto 9 vite per PD që mua nuk më mjafton, që ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton.
Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimësi dhe ju falenderoj me mirënjohje për mbeshtetjen që më keni dhënë. Po kaq gjera të shëmtuara kanë ndodhur këto dite . Nga koleget u fotografova me koleget në parlament. U bëra target. Unë s’kam asnjë mandat negocimi e as po bëj të tillë, une s’kam pretendime për lider, zëvendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni, me ata negocioni por target bëni mua. Agron Gjekmarkaj ku sheh në sy , nuk më keni rival në asgjë.
Nuk kam asnje ambicje apo pretendim. Një deputet i thjeshtë i cili vihet në dizpozicion për ti shërbyer kësaj opozite. Z.Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Përgjegjësi kemi të gjithë, unë e mora timen mbi supe. Ju jeni lideri, ju duhet ta prisni nyjen gordiane. Ju duhet të dorëhiqeni por duhet ta bëni këtë duke ja kërkuar edhe Sali Berishes. Një komision i përbashket me personalitete mes nesh dhe foltores të ngrihet për ta pajtuar Partinë dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gareë! Sali Berisha mbase nuk e pranon po le ta mbajë ai barrën e refuzimit. PD është këtu prej Sali Bershës dhe prej jush ndaj ajo dyhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve.
Edhe nese Sali Berisha nuk e pranon këtë ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës unë zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemërimin dhe përbuzjen e njerëzve! Ajo duhet lexuar me përgjegjshmeëri. Njerzit kanë nevoje per një mit negativ për të justifikuar zemërimin e tyre. Kundershtaret tuaj ia kanë dale t’ju shndërrojnë ju ne një mit të tillë. Ndaj kjo pengese duhet hequr”.