• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramës i vjen fundi duke i kujtuar vitin 2008

16:47 : 11/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Deri tani, për nëntë vite më radhë, pasi çohet nga gjumi i pakët, Edi Rama është matur me hijen e mëngjesit. Vetja i është dukur i madh për të shtypur çdokënd që qarkullon poshtë, mbi të gjithë qytetarët. Vjen koha që të matet me të shkuarën, të cilët sot po ia kujtojnë, duke e sakëlldisur aq shumë sa duhatjet e zërit dhe zverdhja e fytyrës tregon se ka diçka të madhe që nuk shkon tek Rama.

Pompa e naftës së oligarkisë së tij, po i ngjan si armë që i kthehet nga vetja. Në këtë luftë që vetë e nxiti, nuk është në gjendje ta ndalë, kur poshtë zyrës mijëra qytetarë kërkojnë uljen e çmimeve, por aty këtu po i shtohen zërat edhe për dorëheqjen e ministres Belinda Balluku, që i flet goja para mendjes.

Kryeministri nuk e ka për gjë të shesë këdo të tijin, madje t’i japë edhe gëlbazën e turpit në fytyrë, por sot është i kushtëzuar të mbrojë veten dhe të tijët, sepse e shkuara po i përplaset në fytyrë. Është ajo pasqyrë që sado të gjejë një kënd për tu dukur bukur, gjithnjë e nxjerr shëmtuar para së vërtetës.

Ramën po e kthejnë 14 vjet pas në kohë… Dhe kë? Pikërisht këtë piktor shëtitës që urren të shkuarën, pasi nën haluçinacione piktoron vetëm të ardhmen iluzive. Kryeministri merr flakë sa herë i kujtojnë se një krizë e ngjashme me të tanishmën ishte edhe në vitin 2008, por çmimi i naftës nuk kaloi kurrë 170 lekë për litër. Në bursën ndërkombëtare, një fuçi nafte 14 vjet më parë ishte 140 dollarë, ndërsa sot ka një mesatare prej 125-130 dollarë, por me çmim shumë të kripur prej 270 lekë për litër.

Lexo edhe:

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

E nëse i kujton të shkuarën kur ishte në opozitë dhe bënte fushatë në vitin 2013 Rama realisht shkon në fundin e “pusit” të naftës… “Ne nuk e ndërtuam sistemin që rafineria e Ballshit të punojë 30 ditë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që nga Albpetrol të dalë zero fitim dhe zero kontribut për buxhetin e shtetit dhe për shoqërinë tonë në vit. Nuk e ndërruam sistemin që ta japim naftën me koncensione nga të cilat përfitojnë si shtet minimunimin e të drejtës sovrane. Asnjë vend tjetër që ka naftë nuk ia lejon dot vetes këtë që qeveria e Shqipërisë i ka imponuar këtij vendi dhe kësaj shoqërie.” deklaronte Rama, dikur në opozitë.

Ai mund të justifikohet se çfarë faji kam unë se çfarë kam thënë unë, po tani ia përmendin të gjithë, madje edhe ai qytetari që është përdorur vetëm si vlerë vote, por pa vlerë njerëzore nga qeverisja. Rama po sheh makthe dhe sado të bëjë rolin e qytetarit, duke iu hakërryes grosistëve të karburanteve, askush nuk e beson. Mllefi qytetar që po derdhet në shesh pasi qeverisja dhe oligarkia ua futi dorën në xhepin e mpakur është ende e menaxhueshme nga Rama, por fakteve dhe historisë së të shkuarës nuk ka çfarë t’i bëjë.

Taksat e shtuara të Ramës, që gjithnjë rënduan në shpinën e kërrusur të popullsisë ishin orgjia e miliona eurove që lëvizën “lumë nafte” në oazin e shkurtër: qeveri-oligarki. Arka e shtetit mbushet kryesisht nga tarifa e akcizës, ku ndër ta më kryesore është nafta. Për çdo litër karburant (naftë dhe benzinë) që qytetarët blejnë, 123 lekë shkojnë për buzhetin e shtetit, ndërsa në vitin 2008 kjo shifër shkonte deri në 65 lekë. Është rritur dyfish dhe këtë e kupton edhe qytetari më pak i “ditur” që kryeministri deri më tani e ka trajtuar si qenie që i duhet një herë në katër vite për ti marrë votën nën fuqinë e blerjes me manipulim propagande.

Në situatën aktuale, Rama mund të tentojë të bëjë populistin, duke shpëtuar paksa lëkurën me nisma për uljen e ndonjë takse përkohësisht, apo lojën se oligarkisë së karburanteve sot u kërkon që të punojnë për të pa fitime, por me marrëveshjen e heshtuar se do ua kthejë “fitimin e munguar” në të ardhmen, sapo protestat të bien, ndoshta edhe dyfish.

Këto arnime që kanë për qëllim uljen e revoltës, kryeministri është gati t’i verë në zbatim, por sërish sa herë të shohë veten para pasqyrës do duket edhe më i shëmtuar, sepse do i shfaqet një grafik, ku për të njëjtën situatë si para 14 vitesh, dikush e përballoi më mirë se ai. Dhe ky dikush ishte homolog, jo në pikturë, por në krye të qeverisjes. Rrënimi po i vjen nga e shkuara, duke jetuar për nëntë vite nën haluçinacionin e së ardhmes së largët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
BOTA

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025
Para

Biden telefonatë me Zelenksyn: Ja planet e reja që do të ndërmarrin kundër Rusisë

TË GJITHA

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

09:18 : 14/05/2025

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com