• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arti në zi! Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha

09:53 : 09/03/2022
në AKTUALITET, SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur nga Durrësi, Qemal Kërtusha. Sipas mikut të tij, Kërtusha humbi jetën si pasojë e një hemoragjie cerebrale.

Në repertorin e tij numërohen mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara në Radio Tirana. Në vitin 2008 i është akorduar titulli “Qytetar Nderi” i Durrësit.

Lajmin e vdekjes së tij e ka ndarë në rrjetet sociale dhe gazetari Bujar Qesja, i cili ka publikuar këtë status:

“In memoriam/ Eh Qemal Kërtusha çfarë brenge na le!

Lexo edhe:

No Content Available

Zëri dhe kënga jote histori brezash

Na le perlën e krenarisë tonë: ”Të falem, o i bukuri Durrës”

Nga BUJAR QESJA

Në këtë mëngjes të 9 marsit 2022, në orën 05.30 si pasojë e një hemoragjie cerebrale ndali frymëmarrjen, korifeu i muzikës durrsake dhe padyshim edhe i asaj kombëtare, bashkëqytetari ynë i nderuar, durrsaku aq i mirë dhe aq i ëmbël, miku dhe shoku i të gjithëve ne, por edhe i prindërve tanë Qemal Kërtusha.

E doja ta shikoja, por nuk mundej. Ai ka kohë, që nuk largohej nga shtëpia. Por të paktën i dëgjoja zërin, atë zë që na bëri krenar dhe na e la si dhuratë për tërë jetën. Me 28 tetor 2021, mbushi 90 vjeç. I urova të bëhej edhe 100. E donim këtë njeri të mirë, e donim shumë. Edhe ai na donte. Mbeti shembulli dhe krenaria e jonë. Një jetë e mbushur me këngë, duke përcjellur entuziazmin dhe gëzimin e një njeriu me zemër dhe shpirt të madh.

Kam shkruar shumë për ty Qemal. Por doja ti shtyja edhe më në kohë, këto fjalë dhimbje për ty dhe për artin durrsak, i cili sot mban frymën, është në kokëulje, është në zi.

Qemal Kërtusha! Oh sa emër i madh! Durrësi të kishte ty dhe ti e kishe Durrësin. Sa shumë i këndove vendlindjes tënde. Me sa art, me sa shpresë, me sa bukuri, me sa shpirt! Oh Qemal i shtrenjtë, sa kujtime na le! Na le gjithashtu një pasuri të jashtëzakonshme të vlerave të artit tonë, që është pjesë e historisë së artit tënd, të një zëri që Zoti ta kishte falur, për të gëzuar një popull të tërë.

Një njeri modest. E fillove punën si mekanik i thjeshtë dhe e përfundove në një artist i shkallës së lartë, ku Durrësi dhe durrsakët do të të jenë borxhli tërë kohën. Ti e ndale frymëmarrjen, por nuk ke për t’i ndaluar kurrën e kurrës, emocionet tona, drithërimat tona, kur do të dëgjojmë këngën e paplakur dhe krenarinë tonë të gjithëkohëshme :“Të falem o i bukuri Durrës”. Dhe ne do të të falemi për tërë jetën, o Qemal Kërtusha!

Oh Mereme! E kuptoj vëndin tënd tani. Ishit të dy dhe ti mbete e vetme në atë dhomë dhe në atë shtëpi, që kaluat një jetë të gjatë, shumë të gjatë me Qemalin tënd të shtrenjtë. E kuptoj dhe e ndjej dhimbjen tënde. Por dua të të ngushëlloj, se ke Mirën, Gimin dhe Benin, ke të tjerë miq, të afërm dhe dashamirës që do të të jenë pranë. Tani aq më shumë, por sidoqoftë Qemalin tënd të paharruar, nuk do të mund ta zëvëndësojmë dot.

Shumë faleminderit Ruzhdi Gole dhe Astrit Tahiri, që arritët të bënit një film me zë dhe me figurë për Qemal Kërtushën, ku e pritnim me padurim të çfaqej këto ditë! Edhe Qemali e priste. E prisnim të gjithë ne. Por ja që ndodhi kjo goditje fatalem, në këtë 9 mars të vitit 2022. E festove 90 vjetorin e lindjes Qemal.! E festuam edhe ne atë ditë të veçantë të jetës tënde, pasi ishte pjesë edhe e jetës tonë.

Sa e vështirë qënka të shkruaj kështu! Mezi prisja të ngrohej koha, e të vije tek unë. Të pinim atë kafenë tonë aq joshëse, duke kënduar lehtas meloditë e këngëve popullore durrsake. Kujtonim gjithnjë miqtë e shtrenjtë, që kanë ikur dhe lotonim që të dy. Kujtonim Feruz Matajn, Bajram Thërminë, Dhimitraq Gogën, Naim Haznedarin, Nikolin Xhojën, Xhafer Qesjen e shumë të tjerë. Ishe me shumë se një durrsak.

Më kujtohet kur “Teuta” e futbollit doli kampion në 94-trën dhe qaje me lot. Gëzimi të kishte mbuluar të tërin . Dhe pas disa orësh, më bëre të njohur këngën që ia kishe kushtuar qytetit tonë të lindjes. Sa djenja kishte aty! Ti fluturoje! Eh Qemal Kërtusha sa do ta ndjej mungesën tënde! Ishim për shumë gjëra në unison bashkë. Të gjithë do ta ndjejmë mungesën tënde. Megjithëse në vetmi, gjeje kohë të këndoje qoftë edhe me një dritare të hapur, pasi zëri yt është melhem për durrsakët. Melodia që dilte nga zëri yt shpërndahej në tërë qytetin, duke ndaluar në stacionet e çdo zemër durrsaku, të cilët të mbanin ison e madhe qytetare.

Qemal Kërtusha! Monument i përjetësisë së këngës! Monument i përjetësisë së kulturës dhe artit durrsak! Monument i humanizmit dhe fisnikërisë së qytetarisë durrsake! Monument referues për artistët e rinnj dhe i përjetësimit të traditave të këngës.

Lot për ty, dhimbje për ty Qemali ynë i dashur! Të jesh i sigurtë që nuk do të harrojmë! Nuk mund të harrohet mburrja e jonë, zemra dhe shpirti i çdo durrsake. Të gjithë kanë dhimbje sot. Të gjithë janë në ngarkesë shpirtërre sot. Të gjithë mbajnë frymën sot.

Të kemi dashur shumë Qemal dhe do të duam për tërë jetën!

Lamtumirë djali i shtrenjtë dhe i dashur i Durrësit Qemal Kërtusha, lamtumirë!”

Etiketa: Qemal Kërtusha

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

“Shqiptarët po përballen me një luftë tjetër: atë për bukën e gojës”

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com