• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pasojat e mundshme të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë

20:18 : 06/03/2022
në AKTUALITET, BOTA

Nuk është e qartë nëse presidenti rus Vladimir Putin e kishte parashikuar se sa masive do të ishin sanksionet që pasuan fillimin e agresionit të tij në Ukrainë. Por ashpërsia e tyre mund të ketë pasoja të rënda ekonomike për Rusinë.

Ndërsa sanksionet paralizuese fillojnë të hyjnë në fuqi në Rusi pas agresionit ndaj Ukrainës nga Moska, disa ekspertë thonë se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë befasuar nga ashpërsia e tyre.

“Mendoj se Putini u befasua. Rubla ruse u zhvlerësua. Reagimi rus lë të kuptosh se ekonomia ruse po shkon drejt një ruble të pakonvertueshme. Kjo do të thotë një treg i zi në Rusi. Kjo do të thotë treg i zi për dollarë dhe treg i zi për objektet që blehen me dollarë”, thotë Daniel Fried i Këshillit të Atlantikut.

Ekonomisti Yuriy Gorodnichenko i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, bie dakord se sanksionet mund ta kthejnë Rusinë tek ekonomia e epokës sovjetike.

“Rusët duhet të kujtojnë atë që ndodhi në fillim të viteve 1990 kur inflacioni ishte i madh, kur pati një rënie të thellë të rritjes ekonomike. A do të duan të paguhen me goma makinash, tuba dhe naftë? Këto janë të gjithë skenarë të mundshëm”, thotë Yuriy Gorodnichenko i Universitetit të Kalifornisë.

Lexo edhe:

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

Dhe Perëndimi, besojnë ekspertët, nuk i ka shteruar opsionet e sanksioneve.

Një sektor tjetër që ata mund ta godasin rëndë është ai i energjisë, por sanksionet në atë fushë nuk do të dëmtonin vetëm Rusinë, por edhe botën.

“Problemi është se pa u zhvilluar burime të mjaftueshme alternative energjie, do të jetë e vështirë që të bëhet një gjë e tillë. Dhe nuk më vjen mirë ta them këtë. Por nëse ne ndalim blerjen e naftës dhe gazit rus, ata do të gjejnë tregje të tjera veçanërisht për naftën, por çmimi do të rritet dhe është e mundur që Putini të ketë përfitime nga kjo”, thotë Fried.

Ekspertët besojnë se raundi tjetër i sanksioneve mund të përfshijë kufizime edhe më të ashpra të vendosura ndaj kompanive ruse dhe kufizime më të ashpra në eksportet e energjisë.

Ajo që është gjithashtu e qartë është se Rusia mund të jetë duke fituar terren në Ukrainë, por po humbet luftën e informacionit.

“Mendoj se e kuptojnë këtë. Së pari, do të ketë një letër të hapur të nënshkruar nga 159 laureatë të çmimit Nobel që kundërshtojnë luftën në Ukrainë duke i kërkuar Rusisë të ndalojë agresionin. Shkencëtarët në gjithë botën po flasin kundër pushtimit. Shkencëtarët rusë kanë shkruar gjithashtu një letër të hapur duke kundërshtuar luftën”, thotë Ilona Sologub e VoxUkraine.

Protestat anembanë Rusisë e bëjnë të qartë se edhe qytetarë të zakonshëm janë kundër vendimit të Rusisë për të ndërhyrë në Ukrainë. Madje edhe disa nga qytetarët më të pasur të vendit, si oligarku Mikhail Fridman dhe industrialisti Oleg Deripaska, kanë thënë se kundërshtojnë veprimet e Rusisë./VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

15:06 : 28/09/2025
BOTA

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025
RAJONI

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025
BOTA

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025
AKTUALITET

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025
AKTUALITET

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025
Para

Bashkia e Lushnjes, Indrit Sefa: Vota është për ndryshimin

TË GJITHA

“Corriere della Sera” pasqyron lajmin e vrasjes së biznesmenit italian: Çfarë fshihet pas natës së gjuetisë

15:06 : 28/09/2025

Zgjedhjet në Moldavi shënjestër e hakerave, bien njëkohësisht 4 mijë faqe online

14:59 : 28/09/2025

Nga fundi i tetorit, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

14:50 : 28/09/2025

E fshehur nën tokë, zbulohet fabrika ilegale e prodhimit të cigareve në Itali

14:41 : 28/09/2025

Muçi: Nëse unë kandidoj për Tiranën, vendin tim në parlament e zë Qori

14:25 : 28/09/2025

Zjarrëfikësi rrëzon propagandën e Ramës: 3 paga shpërblim një mashtrim, s’na paguajnë as orët e gatishmërisë

14:11 : 28/09/2025

“Më jep 800 euro ose…”/ Kanosi të riun, shpallet në kërkim 32-vjeçari nga Pogradeci

13:57 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com