Është mbyllur procesi i votimit në bashkinë e Vorës. Nga raportimet mësohet se të gjitha qendrat e votimit thuajse janë mbyllur, ndërsa reyultati pritet të mësohet rreth orës 20:00 pasi do të aplikohet numërimi elektronik.
Procesi zgjedhur në bashkinë e Vorës ditën e sotme është zhvilluar me disa problematika. Fillimisht ka pasur një përplasje për komisionerët e Partisë Demokratike në Vorë.