Nga të dhënat e disa qendrave votimi në Vorë, të cilat po numërohen elektronikisht, kandidati i PS-së, Blerim Shera, po udhëheq garën për kryebashkiak.
Ndërkohë i dyti renditet kandidati i koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Lulzim Vrana dhe i treti, kandidati i PD, Ymer Marku.
Pritej që rezultati përfundimtar për Bashkinë e Vorës të shpallej rreth orës 20:00.