Të paktën 28 fëmijë kanë humbur jetën dhe 64 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse ndaj Ukrainës, në 8 ditë.
Ukrinform shkruan se maternitetet, kopshtet dhe shkollat janë shkatërruar.
Rreth një milion e gjysmë fëmijë ndodhen në zonat e prekura nga bombardimet dhe të rrethuara nga rusët, duke përfshirë jetimët dhe fëmijët me aftësi të kufizuara që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.
Me 24 shkurt Rusia nisi ofensivën ushtarake ndaj Ukrainës, ndërsa pas 8 ditë luftmesh, trupat ruse kanë shkatërruar infrastrukturën, duke bombarduar masivisht zonat e banuara.
Vendi ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm. Ukraina gjithashtu ka ngritur një padi kundër Federatës Ruse në Gjykatën Penale të OKB-së në Hagë.