Dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, raportoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave zyrtare nga 1357 testime kanë rezultuar të infektuar 110 qytetarë, ndërkohë janë shëruar 261 të tjerë.
Rastet e reja janë evidentuar në këto bashki:
36 në Tiranë, 8 në Fier, 6 në Prrenjas, 5 në Delvinë, Sarandë, 4 në Durrës, Vlorë, Gjirokastër, 3 në Mirditë, Dropull, 2 në Kukës, Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan, 1 në Shkodër, Lezhë, Krujë, Rroskovec, Lushnje, Divjakë, Selenicë, Konispol, Libohovë, Përmet, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal, Kuçovë, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë 1,594 pacientë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Korça 69- vjeç dhe një qytetar nga Elbasani 93-vjeç.
Statistika (04 Mars 2022)
Raste të reja ditore          110
Të shëruar në 24 orë        261
Të shtruar në spitale         43
Humbje jete në 24 orë        2
Testime ditore                 1,357 
Testime totale               1,749,552
Raste pozitive                 272,030
Raste të shëruara           266,958
Raste Aktive                       1,594
Humbje jete                         3,478 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              469
Fier                   273
Elbasan           139
Lezhë               185
Kukës               108
Vlorë                103
Berat                100
Shkodër           88
Gjirokastër      58
Korçë               41
Durrës              25
Dibër                5
 
	    	















