Gazetari Armand Shkullaku, ka folur për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në gjashtë bashki të vendit në 6 mars.
Pak javë para zgjedhjeve, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri thirrje të mos votohen kandidatët e personave të shpallur non-grata, deklaratë kjo që u konsiderua si një ndërhyrje në procesin zgjedhor dhe shkaktoi shumë reagime.
Gazetari Shkullaku tha se në rast se shqiptarët votojnë më shumë kandidatët e Berishës sesa të Bashës, ky do të jetë një bast i humbur edhe për Yuri Kim dhe do të tregojë se ambasada e SHBA-ve ka humbur ndikimin.
“Pyetja është kjo, nëse shqiptarët nxjerrin Berishën para Bashës, është një bast i humbur i ambasdores. Kjo do të tregojë se ambasada e ka humbur ndikimin që ka patur. Ajo ka marrë anë dhe nëse humbet pala që mbështesn, tregon se ambasda ka humbur një farë ndikimi që ka patur.
Problemi më i rëndë, që nxjerr zbuluar se halli është i karrikes, është tek fraksioni i vulës, është skandaloze që nga PD nuk i kthen përgjigje njeri Yuri Kimit. Ti thotë, moj zonjë e di ti pse po bëhen zgjdhjet të pjesshme? Sepse sponsorizuesi i kandidatëve është dikush që ka zgjedhur dikë me rekorde kriminale.
Kanë qenë persona me rekorde kriminale. Ambasadorja dhe Lulzim Basha nuk thotë asgjë. Sepse thotë ishalla prej ambasadores trembet Berisha dhe ikën.
Këtu establishment, qeveri, opozitë, ambasadë amerikane koordinojnë si me vettingun dhe harrohet përse po bëhen zgjedhjet. Harrohen kush ka qenë sponsori i personave me rekorde kriminale”, tha Shkullaku në emisionin TPZ.