• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLP shtyn seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri

20:24 : 02/03/2022
në AKTUALITET, VETTING

Këshilli i Lartë i Prokurorisë deklaroi të mërkurën përfundimin e mandatit për ish-kryetarin Gent Ibrahimi dhe zëvendësimin e tij me anëtaren e re jo magjistrate të zgjedhur nga Kuvendi, Mirela Bogdani.

Pasi Këshilli kreu formalitetet procedurale, duke miratuar me të gjitha votat Bogdanin si anëtare të re të KLP-së, nënkryetari Alfred Balla paraqiti menjëherë për shqyrtim pikën e dytë të rendit të ditës, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Balla sqaroi se mbledhja ishte thirrur jashtë radhe dhe në mënyrë urgjente prej tij, pasi Ibrahimit i kishte përfunduar mandati më 28 shkurt.

“Ka lindur nevoja për zëvendësimin e këtij posti. Aktualisht, rolin e kryetarit e bëj unë në cilësinë e zëvendëskryetarit, por potencialisht kanë të drejtë të pesë anëtarët jo prokurorë, pra unë, znj. Seiti, z. Bazaj, znj. Bogdani dhe z.Beci. Jemi të pestë potencialisht kandidatë për të kandiduar për postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,” deklaroi ai dhe kërkoi anëtarëve mendimin për procedurën dhe u kërkoi të propozojnë ndonjë kandidat.

Sandër Beci vërejti se nënkryetari Balla e mundësonte funksionimin e Këshillit dhe propozoi që të caktohej një datë tjetër për zgjedhjen e kryetarit të ri. Edhe anëtari tjetër jo magjistrat, Tartar Bazaj mbajti të njëjtin qëndrim. “Edhe unë kam të njëjtin mendim, meqënëse ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm”, argumentoi ai dhe solli në vëmendje se anëtarja e re, Mirela Bogdani nuk njihej prej anëtarëve dhe se ishte e nevojshme të prezantohej.

Anëtarja Nurihan Seiti Metaj e cilësoi si absurd diskutimin mbi procedurën për zgjedhjen e kryetarit. Ajo rikujtoi se kryetarin e mëparshëm e kishin zgjedhur jo vetëm pa e njohur, por sipas saj, që ditën e parë që ishin ulur në tavolinë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

“Më bën çudi se çfarë duhet të lëmë, çfarë platforme nevojitet. Ne sot e dinim që do zgjidhej kryetari. Çfarë do na sjellë koha,” u shpreh Seiti, duke argumentuar se kryetari i jep këshillit “arkitekturën institucionale”.

Propozimi i Becit për shtyrje u mbështet dhe nga anëtarët prokurorë të KLP-së, Bujar Sheshi dhe Sokol Stojani.

Sheshi vërejti se ata kishin pasur 10 muaj kohë që takoheshin me njëri-tjetrin dhe kishin pasur mundësi të njiheshin përpara se të zgjidhnin kryetarin e parë të KLP-së. “Bogdani sot po vjen për herë të parë. Sot prezantohet me pjesën më të madhe. Është logjike t’i jepet koha e mjaftueshme që nëse ka ambicie, të përgatisë një platformë që ne si anëtarë të këshillit të njihemi,” deklaroi Sheshi.

Stojani e cilësoi të nevojshme shtyrjen, duke argumentuar se kandidatët e mundshëm nuk duhej të gjendeshin të disavantazh. “Disa kanë tre vjet këtu, ndërsa një ka ardhur sot për herë të parë këtu. Që ti jepet mundësia të shpalosë vizionin, nëse ka ambicie”, theksoi Stojani.

E pyetur nga Balla për opinonin e saj, anëtarja e re e Këshillit, Mirela Bogdani kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me procedurat. “Këshilli është në funksion, ju jeni në drejtim,” ju drejtua ajo nënkryetarit Balla dhe u shpreh se vlerësonte të kishte një shtyrje të arsyeshme, nëse dhe anëtarët e tjerë janë dakort.

I gjendur përballë kërkesës për shtyrje të shumicës së anëtarëve për të qenë kandidatë të mundshëm, Balla propozoi shtyrjen e seancës me një javë dhe kërkoi që të dorëzoheshin platformat brenda dy ditëve.

Por sërish pati diskutime, pasi Bazaj kërkoi që vendimarrja për shtyrje të kryhej me votim. “Pasi duhet të kontestojmë Seitin,” pohoi ai, por ishte dakord që platformat e kandidatëve të mundshëm të dorëzoheshin sa më parë.

“Znj. Bogdani i ka pasur të gjitha mundësitë që të paraqiste platformën, se përderisa ligjvënësi e ka miratuar, do të thotë që ajo e ka paraqit platformën dhe vizionin e saj. Pra ne nuk duhet t’i lëmë pafundësisht kohë znj.Bogdani. Pra koha duhet të jetë e limituar dhe duhet caktuar ditën e sotme,” këmbënguli Bazaj.

Anëtari Sokol Stojani mbajti qëndrim të ndryshëm, duke e cilësuar të papërshtatshme që anëtares së re t’i jepeshin vetëm dy ditë kohë. Ai pohoi se Bogdani e kishte paraqitur platformën në Kuvend si anëtare e Këshillit dhe jo si kandidate për kryetare e KLP-së.

“Nuk nuk e dimë akoma nëse ka ose jo ambicie. Është në nderin tonë t’i japim kohën të përshtatet, të familjarizohet, të konsultohet, të vihet në takim me anëtarët e Këshillit me stafin e prokurorisë, me institucionet partnere, qoftë me ILD-në, qoftë me Prokurorinë e Përgjithshme, qoftë me Ministrinë e Drejtësisë, kudo ku ajo mund të marrë impute, nëse do të ketë ambicie që të bëjë një platformë serioze. Kjo gjë merr kohë. Nëse do ta bëjmë teorike dhe të bëjmë zbukurime, mund të bëjmë platforma sa të duash,” theksoi Stojani.

Në përfundim, u arrit të votohej vetëm shtyrja e seancës për zgjedhjen e kryetarit të ri të KLP-së, por nuk u përcaktua ndonjë afat. /BIRN/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
SPORT

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025
RAJONI

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025
Para

Shpërthim i fuqishëm pranë stacionit hekurudhor të Kievit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com