• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Skenarët pas marrjes së Kievit/ Çfarë po përpiqet të arrijë Presidenti Vladimir Putin

08:15 : 01/03/2022
në BOTA

Sot kemi hyrë në ditën e gjashtë të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, me raportime për qindra të vrarë në më pak se një javë, pikëpyetjet po shtohen për atë se çfarë po përpiqet të arrijë Presidenti Vladimir Putin.

Sipas Kristian Nitju, pedagog i Diplomacisë dhe Qeverisjes Ndërkombëtare në Universitetin Loughborough në Londër, s’ka asnjë keqkuptim për motivet e Rusisë; Putini nuk është i shqetësuar për asgjë më pak se sa për politika revizioniste dhe për fantazinë e një fuqie të madhe, tha ai për Al Jazeera.

“Qëllimet afatgjata të Rusisë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë kanë qenë ato të rikuperimit të statusit të fuqisë së madhe të Bashkimit Sovjetik, në mënyrë që të shihet si e barabartë nga Perëndimi dhe të jetë në gjendje të ndikojë në zhvillimet politike tek fqinjët e saj më të vegjël si Ukraina. Moldavia apo Kazakistani”, tha ai.

Megjithatë, Ukraina u përfshi në orbitën perëndimore të influencës, duke shkuar kështu kundër interesave të Putinit. Për pasojë, instalimi i një qeverie kukull të dirigjuar nga Rusia në Kiev, është me shumë mundësi objektivi kryesor i ndërhyrjes ushtarake të Kremlinit, sipas Nitju.

Lexo edhe:

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

Rusi: Si e çimeton Putini pushtetin e tij prej 25 vitesh

Por si dhe a mund të funksionojë një skenar i tillë?

“Nëse Kievi pushtohet, ndoshta rusët do të instalojnë të paktën një administratë të përkohshme”, tha për Al Jazeera Grem Gill, profesor i qeverisjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Sidneit.

Megjithatë, duke pasur parasysh se sa pakënaqësi do të shkaktonte gjerësisht kjo qeveri në popullatën ukrainase, Putini do të kishte më shumë sukses, nëse qeveria aktuale, ndoshta duke larguar disa nga ministra nga detyra, por që mbetet nën udhëheqjen e presidentit Vladimir Zelenski, do të vazhdonte të qëndronte në pushtet, duke mbetur në negociata të vazhdueshme me rusët, shtoi Gill.

“Struktura institucionale ka të ngjarë të mbetej në vend, megjithëse do t’i jepej një mundësi një marrëveshjeje federale për të siguruar një shkallë autonomie të gjerë për Donjeskn dhe Luhanskun” tha Gill.

Megjithatë, edhe nëse Rusia pranon të vendosë një lloj dialogu dhe marrëveshjeje me Kievin, pengesat mbeten.

“Negociatat e tilla, me gjasë, do të konsiderohen si të zhvilluara nën presion, dhe për këtë arsye çdo rezultat mund të mos “ngjisë” mes ukrainasve. Nuk ka opsione të lehta për Putinin dhe sigurisht që nuk do të ishte e lehtë për një qeveri të përkohshme të instaluar me forcën e armëve ruse”, tha Gill.

Megjithatë, pavarësisht negociatave aktuale ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, Moskës i duhet të bëjë lëshime serioze, për ta bërë të pranueshëm skenarin e fundit. Në këtë pikë ku jemi, rezistenca e Ukrainës duket më e fortë se sa ishte parashikuar.

Megjithatë, Rusia ende nuk i ka hapur të gjitha letrat në tryezë, i tha Al Jazeera-s Xhon R. Deni, profesor hulumtues i studimeve të përbashkëta ndërqeveritare dhe shumëkombëshe (JIIM) të sigurisë në Institutin e Studimeve Strategjike të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane.

“Unë mendoj se situata po dëshmon për një dominim të Rusisë ndaj Ukrainës si në aspektin e aftësive ashtu edhe të kapacitetit. Zyrtarët amerikanë kanë raportuar se diku midis 50 dhe 70% e forcave ruse në dispozicion janë angazhuar deri më tani, që do të thotë se ka ende shumë forca ushtarake ruse pranë kufirit, gati për t’u angazhuar.”

Megjithatë, duke pasur parasysh stanjacionin ushtarak, mediat ndërkombëtare dhe ekspertët kanë ngritur pyetje në lidhje me strategjinë ushtarake të Rusisë.

“Për sa i përket operacioneve, ka disa anomali që nuk kanë kuptim për mua, duke përfshirë paaftësinë e forcave ruse për të vendosur me sukses dhe përfundimisht dominimin ajror mbi Ukrainën, paaftësinë e forcave ruse për të mbajtur kontrollin dhe për të shfrytëzuar pushtimin e Antonov, aeroporti Ndërkombëtar jashtë Kievit dhe vështirësitë e dukshme që po përjetojnë forcat ruse në aspektin e koordinimit”, vuri në dukje Deni.

Megjithatë, që Kievi do të bjerë është për shumë vëzhgues, një çështje se “kur”, dhe jo “nëse”.

Mbetet mister se çfarë do të bënte Putin pas pushtimit të një kombi me madhësinë e Ukrainës. Ndarja e vendit mund të jetë alternativa më e mundshme. Megjithatë, kjo nuk është e lehtë.

“Ndarja e Ukrainës do të kërkonte një strukturë për ta bërë ndarjen dhe për ta administruar atë. Ndërsa forcat ruse mund të bëjnë ndarjen, nuk jam i bindur nëse Rusia ka kapacitetin dhe mjetet për ta administruar atë, përtej një afati të shkurtër, duke pasur parasysh forcat ushtarake ruse të grumbulluara në këtë pikë,” tha Deni.

Dyshimet janë të justifikuara.

“Shihni, për shembull, sfidën që i ka dalë Rusisë në shtypjen e rezistencës përreth qytetit lindor të Kharkiv-it, ku qytetarët-ushtarë të Ukrainës kanë dalë vullnetarë për të ngacmuar dhe sulmuar trupat ruse. Megjithatë, një ndarje – ndoshta përgjatë lumit Dniepr – mbetet një mundësi” shtoi Deni.

Në përgjithësi, opsionet e Putinit duket se zvogëlohen çdo ditë.

“Mendoj se opsionet e Putinit janë mjaft të kufizuara. Rusia tani është futur në një lloj kurthi, ku i duhet të arrijë një fitore në Ukrainë. Vende si Kina, India apo Irani po vëzhgojnë me kujdes dhe nëse nuk do të jetë në gjendje të shpallë fitoren, do ta minojë definitivisht imazhin e një fuqie të fortë ushtarake” tha Nitoiu.

Më e rëndësishmja, lufta ka pasur pasoja të rënda për statusin e ardhshëm të Rusisë.

“Është e drejtë të thuhet se në Evropë, vende si Gjermania apo Finlanda që pretendonin një strategji të përmbajtur ushtarake, tani kanë përqafuar idenë e konsiderimit të Rusisë si një armik dhe kanë rritur buxhetin e tyre ushtarak në rastin e Gjermanisë, ose kanë deklaruar qëllimin e tyre për të ndryshuar nga neutraliteti tek anëtarësimi në NATO, në rastin e Finlandës”, tha Nitju.

Thënë këtë, shumica e shteteve evropiane janë ende gati të dialogojnë me Rusinë. Por një linjë e hapur e dialogut, nuk është e barabartë me dakordësinë.

“Imazhet e fluksit të refugjatëve nga Ukraina dhe shpërthimet në qytetet ukrainase do të jenë të vështira të fshihen nga mendjet e evropianëve dhe amerikanëve. Nëse Putini arrin të instalojë një qeveri kukull, kjo do të ishte një goditje e madhe për angazhimin e Perëndimit ndaj demokracisë liberale dhe do të krijojë një precedent të rrezikshëm për marrëdhëniet ndërshtetërore në kontinentin evropian”, tha Nitju.

“Unë kam përshtypjen se çdo lloj pajtimi do të duhet (në perspektivën afatmesme apo afatgjatë) ta shohë Ukrainën si një shtet të pavarur, vendimi i të cilit për të zgjedhur të ardhmen e saj, do të respektohet nga Moska” përfundoi ai.

AlJazeera/ Përshtatur Lapsi.al

Etiketa: vladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Gjykata Speciale: Putin nuk do të gjykohet për krime lufte

19:37 : 10/04/2025
BOTA

Rusi: Si e çimeton Putini pushtetin e tij prej 25 vitesh

11:26 : 28/03/2025
BOTA

Trump kërkon të marrë Groenlandën, Putin: Këto plane kanë rrënjë të thella historike

20:01 : 27/03/2025
BOTA

Vladimir Putin me origjinë nga Kosova? Zbulohet ADN-ja e presidentit rus

19:41 : 24/03/2025
BOTA

Rubio: Takimi Trump–Putin varet nga përparimi në dhënien fund të luftës

09:53 : 21/02/2025
BOTA

Kremlini: Trump dhe Putin mund të takohen që në shkurt

15:44 : 19/02/2025
Para
Në pamje satelitore shihet një konvoj i gjatë rus në Ivankiv

Dita e 6 e pushtimit, luftime të ashpra gjatë natës/ Zhvillimet e fundit

TË GJITHA

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

19:57 : 08/05/2025

Robert Francis Prevost u zgjodh Papa i ri i Kishës Katolike, Trump: Nder i madh për Amerikën!

19:52 : 08/05/2025

“Rama fyen si diktatori i Venezuelës”/ Berisha nga Shkodra: Do kthejmë paratë te ju

19:47 : 08/05/2025

Zogjtë nuk votojnë, por mund të rrëzojnë një avion

19:40 : 08/05/2025

Kush është Robert Francis Prevost, Papa amerikan i parë në historinë e Kishës Katolike

19:37 : 08/05/2025

Berisha uron Papën e ri: Suksese në misionin e tij hyjnor

19:32 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com