• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lufta në Ukrainë/ DW: Nuk përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

08:42 : 01/03/2022
në BOTA, KRYESORE

Presidenti rus Putin ka vënë në gatishmëri forcat e tij bërthamore. Zyrtarisht NATO po reagon me kujdes. Megjithatë, parimisht një pjesë e armëve të saj bërthamore janë gjithmonë gati për përdorim.

A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me armët e tij bërthamore ndërkohë një rikthim në Luftën e Ftohtë? Në një kohë, kur arsenalet kundërshtare bërthamore penguan, që raketat të mos përdoreshin ndonjëherë. Momenti më shpërthyes në këtë skenar frikësues mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s, që zgjati dekada, ishte kriza e Kubës e vitit 1962, të cilën Uashingtoni dhe Moska mundën ta çtensinonin diplomatikisht në minutën e fundit. Në parim në logjikën politike nuk ka ndryshuar asgjë: të dyja palët duhet ta paramendojnë se çmimi i përdorimit të armëve bërthamore është shumë i lartë, sepse pala tjetër do të përgjigjej menjëherë. Një pat i tmerrshëm.

Ukraine-Konflikt - Sondergipfel der Nato-Staaten - NATO Generalsekretär Jens StoltenbergSekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Armët bërthamore të NATO-s të shpërndara në Evropë

Kur Putin në fillim të invazionit të tij në Ukrainë paralajmëroi NATO-n nga një ndërhyrje dhe kërcënoi me pasoja, “siç nuk i keni parë deri tani në histori”, ministri i Jashtëm francez Yves le Drian u përgjigj se ai këtë e kuptonte si një kërcënim me përdorimin e armëve bërthamore dhe shtoi: “Unë besoj se Vladimir Putin duhet të kuptojë se edhe NATO është një aleancë bërthamore”.

Që nga mesi i viteve 1950 SHBA kanë vendosur një numër armësh bërthamore në kuadër të NATO-s në tokën evropiane. Shifrat e sakta mbahen sekret. Vetë aleanca ushtarake deklaroi, se ka rreth 100 koka bërthamore të ruajtura në gjashtë baza ushtarake në pesë vende anëtare: Kleine-Brogel në Belgjikë, bazën Büchel në Gjermani, Aviano dhe Ghedi në Itali, Volkel në Holandë dhe Incirlik në Turqi.

Lexo edhe:

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

Në bazë të marrëveshjes NATO-Rusi të vitit 1997, NATO deri tani është përmbajtur nga vendosja e armëve bërthamore në vendet e reja anëtare të Evropës Lindore. Por pas invazionit rus në Ukrainë vlefshmëria e kësaj marrëveshjeje vihet në pikëpyetje. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg reagoi të dielën (27.02) në BBC përsëri me kujdes ndaj kërcënimit të fundit nga Moska: “Kjo tregon seriozitetin e situatës. NATO nuk dëshiron një luftë me Rusinë, ne jemi një aleancë mbrojtëse”.

Megjithatë, armët bërthamore të stacionuara në Evropë në kuadër të NATO-s janë vetëm një pjesë e vogël e arsenalit të përgjithshëm të fuqive bërthamore. Sipas vlerësimeve të fundit Rusia ka mbi 6250 koka shpërthyese bërthamore, SHBA 5500, Franca 290 dhe Britania 225. Pas marrëveshjeve të çarmatimit të viteve 1980, të dyja palët kishin reduktuar në mënyrë drastike sasinë e armëve të tyre bërthamore: në kulmin e luftës së ftohtë SHBA kishin rreth 70.000 dhe Rusia rreth 55.000 koka shpërthyese bërthamore.

Kodi operacional nuklear në kapanonet e nëndheshme

Sipas Shoqatës së Shkencëtarëve Amerikanë (FAS), Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania mbajnë rreth 970 nga armët e tyre bërthamore në gatishmëri. Kjo do të thotë se ato ruhen së bashku me sistemet e goditjes dhe duhet të jenë gati për përdorim për rreth pesëmbëdhjetë minuta. Atyre u qëndrojnë përballë rreth 900 koka bërthamore ruse të gatshme për të goditur.

Në NATO vlen parimi i participimit nuklear, që do të thotë se në parim të gjitha vendet anëtare janë të përfshira në planifikim dhe zbatim. Megjithatë kodi operacional për armët në kapanonet e tyre nëntokësore mbetet në duart e SHBA. Vendimet merren në kuadër të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s, takimet e të cilit i nënshtrohen nivelit më të lartë të fshehtësisë.

NATO kryen çdo vit një stërvitje bërthamore njëjavore të quajtur “Steadfast Noon”. Tetorin e kaluar stërvitjet u zhvilluan në Evropën Jugore dhe sipas të dhënave zyrtare morën pjesë katërmbëdhjetë vende anëtare. Si rregull vendet pritëse nuk përmenden – gjithçka i nënshtrohet fshehtësisë. Dhe në manovra nuk përdoren armë të vërteta bërthamore, por përdorimi i tyre i mundshëm vetëm simulohet.

Belarus Stationierung von Raketen und Raketenwerfern Raketat dhe raketahedhëset e dislokuara në Bjellorusi

Nuk përjashtohet përdorimi i armëve bërthamore taktike nga Rusia

Përveç armëve të mëdha bërthamore strategjike, të gjitha palët kanë edhe armë bërthamore më të vogla, të ashtuquajturat taktike, me fuqi më të ulët shpërthyese, të cilat mund të ngarkohen në transportues normalë të betejës. Ato nuk do të shkatërronin zona të tëra, por do të kontaminonin me rrezatim bërthamor një rajon të madh, të krahasueshëm me një aksident të madh në një central bërthamor. Disa ekspertë besojnë se presidenti Putin po shqyrton përdorimin e një arme të tillë taktike bërthamore për të futur frikën në NATO dhe për të thyer frontin e saj të ngjeshur kundër Rusisë.

Por se cfarë do të thotë saktësisht Putini me termin “gatishmëri speciale luftarake” të përdorur të dielën është mister edhe për ekspertët. Gazeta britanike “The Guardian” citon lidhur me këtë Pavel Podevig, i cili punon në Gjenevë për projektin kërkimor mbi “armatimin bërthamor rus”. Mund të jetë një “komandë e përkohshme” që do të bënte të mundur një sulm hakmarrës, thotë ai. “Por kjo nuk është përgatitje për një goditje të dorës së parë.”

Podvig nuk e konsideron formulimin si nivelin më të lartë të gatishmërisë, por më tepër si një aksion, që fillimisht duhet të krijojë  gatishmërinë për veprim të zinxhirit komandues: “Por është një shkallë mjaft e lartë.” Rusia ka vendosur tashmë në Bjellorusi një numër sistemesh të avancuara raketash dhe ka pozicionuar flotën e saj detare në Detin e Zi.

/Nga DW/

Etiketa: vladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Gjeneva hap dyert për takimin Putin-Zelensky, Zvicra nuk do ta arrestojnë presidentin rus

14:55 : 19/08/2025
BOTA

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

18:44 : 16/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Sky News: Putin kërkon Donetskun në këmbim të ngrirjes së frontit në Ukrainë

17:41 : 16/08/2025
BOTA

Putin përpara samitit në Alaska: SHBA po bëjnë përpjekje për të ndalur luftën në Ukrainë

14:35 : 14/08/2025
BOTA

Trump: Do të tentojmë t’i rikthejmë Ukrainës territorin e pushtuar nga Rusia

19:57 : 11/08/2025
BOTA

Putin i hapur për takim me Zelenskyn: S’kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet

16:05 : 07/08/2025
Para
Foto: REUTERS

Video që u bë virale/ Hollywood-i nderon Zelenskyn dhe Ukrainën gjatë ndarjes së çmimeve

TË GJITHA

Bulqizë/ Mekaniku humb jetën gjatë punimeve, drejtuesi i kompanisë nën akuzë

12:04 : 20/08/2025

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, banori i fshatit: Kanë pasur konflikte për punë toke

11:52 : 20/08/2025

Dështon sërish zgjedhja e kryeparlamentarit në Kosovë, as Donika Gërvalla nuk siguron shumicën

11:40 : 20/08/2025

Frederik Ndoci humb nënën: U fik flaka e shpirtit të Mamës

11:26 : 20/08/2025

Aksidenti i rëndë në Greqi ku humbën jetën 3 shqiptarë, dëshmitari: Ulërinin për ndihmë, po digjeshin

11:10 : 20/08/2025

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com