• Kontakt
Friday, September 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nuk e quan luftë situatën në Ukrainë, shkarkohet ministri bullgar i Mbrojtjes

23:10 : 28/02/2022
në BOTA

Kryeministri bullgar Kiril Petkov shkarkoi të hënën Ministrin e Mbrojtjes Stefan Yanev për shkak të ngurimit për ta cilësuar sulmin rus në Ukrainë si një luftë. Kryeministri nënvizoi se Sofia do të flasë me një zë me Bashkimin Evropian.

Zoti Petkov tha se koalicioni i qendrës i qeverisë së tij do t’i kërkojë parlamentit të martën të miratojë shkarkimin e zotit Yanev dhe emërimin në vend të tij të Todor Tagarevit, i cili ka qenë përkohësisht në këtë detyrë edhe në vitin 2013.

“Ministri im i mbrojtjes nuk mund të përdorë fjalën operacion në vend të fjalës luftë. Nuk mund të quhet operacion kur mijëra ushtarë nga njëra palë dhe nga tjetra janë vrarë tashmë”, tha zoti Petkov në një deklaratë të transmetuar në televizion.

“Nuk është në interesin e Bullgarisë të mbajmë kokën ulur… Nëse shohim diçka për të cilën nuk jemi dakort, diçka kaq të dukshme, nuk mund të rrimë të heshtur”, tha zoti Petkov.

Bullgaria është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, por shumë persona në këtë vend ballkanik, që dikur ishte vendi më i afërt satelit komunist për Bashkimin Sovjetik, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, ruajnë ndjenja lidhjeje kulturore dhe historike me Rusinë.

Lexo edhe:

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

Disa mendojnë se mbajtja e një qëndrimi shumë të fortë ndaj sulmit të Rusisë mund të dëmtojë Bullgarinë, e cila mbështetet tek furnizimi rus i energjisë dhe tek prurjet në qendrat e saj turistike në Detin e Zi.

Presidenti Rumen Radev tha se ndryshimi i ministrit të mbrojtjes në mesin e një krize ushtarake që po zhvillohet jo larg, është shumë i rrezikshëm dhe se koalicioni qeverisës do të mbante përgjegjësi për këtë.

Bullgaria është zotuar të përforcojë krahun lindor të NATO-s dhe të kryesojë, në bashkëpunim me NATO-n, një forcë të integruar luftarake të përbërë kryesisht nga njësi bullgare. Analistët thonë se zëvendësimi i zotit Yanev mund të nxisë dislokimin në Bullgari të më shumë forcave nga vendet e NATO-s.

“Bullgaria nuk do të shndërrohet në një faktor kryesor anti-rus në NATO, por do të ndjekë tonin e përcaktuar nga zoti Petkov për të shprehur më qartë pozicionin bullgar në NATO kundër agresionit ndaj Ukrainës”, thotë komentuesi politik Ivo Indzhov.

Në një mesazh të shkruar në Facebook në orët e vona të së dielës, zoti Yanev shkruante se ishte bërë objekt i një sulmi të qëllimshëm për ta zëvendësuar me dikë që do të ishte më i hapur ndaj marrjes së vendimeve që u shërbejnë interesave të huaja, gjë që mund të rrezikojë sigurinë e Bullgarisë.

Kryeministri Petkov kritikoi deklaratën e zotit Yanev duke thënë se asnjë nga ministrat e tij nuk kanë të drejtën të bëjnë “një politikë të jashtme të vetën, në veçanti në Facebook”.

Kryeministri tha se Bullgaria nuk është shtrënguar nga aleatët perëndimorë për të marrë ndonjë vendim, por theksoi se garancia më e madhe për sigurinë e vendit buron nga qëndrimi të bashkuar me vendet e BE-së.

Ndërkohë, ministria e jashtme njoftoi të hënën se Bullgaria ka evakuar stafin e misionit të saj konsullor nga qyteti ukrainas Odessa, në Detin e Zi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025
AKTUALITET

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025
AKTUALITET

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025
Para

Nga çmimi i bukës te kreditë, si do ndikojë lufta në Ukrainë në Shqipëri

TË GJITHA

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025

Bajram Begaj dekreton Edi Ramën si kryeministër, do mbajë përgjegjësi dhe për ministren “Diella”

13:07 : 12/09/2025

Serat e kanabisit në Berat/ GJKKO kalon pas 9 muajsh dosjen për gjykim me 17 të pandehur

12:53 : 12/09/2025

EMRI/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinj shqiptarë përplasen me shtyllën në Itali, njëri humb jetën

12:41 : 12/09/2025

“Divorc” me nisjen e Kuvendit/ Zegjine Çaushi: Historia me Gaz Bardhin ka mbaruar!

12:27 : 12/09/2025

Kulisat/ Si mbetën jashtë qeverisë “çunat e Belës”, Ceno dhe Klevisi

12:15 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com