Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shën e Premte, Divjakë. Nga informacionet zyrtare mësohet se shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.