• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas eksperimentit, drejtori i Ujësjellësit të Sarandës i jep rrogë nipit student të gruas pa qenë në punë

13:03 : 26/02/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Sheme Lulo, drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, është një nga drejtorët më të përfolur të Rilindjes. Megjithëse është në një qytet të largët dhe periferik, Lulo mbahet mend vetëm për bëmat e tij, teksa qyteti lëngon për ujë të pijshëm, duke pasur burime që do i kishin zili edhe vendet europiane. Por, me investime gjysmake dhe me eksperimente keqdashëse, Lulo e ka kthyer UK Sarandë në një “fole” për të bërë ndere.

Disa vite më parë, Sheme Lulo do të deklaronte në një televizion lokal se e la qytetin 3 ditë pa ujë për të parë reagimin e banorëve. Apo për të mësuar sa e kishin ata durimin. Më pas, ai vijoi nga bëmat, teksa tenderonte milionë lekë që banorët e Sarandës të furnizoheshin me ujë të pijshëm me autobote. Një çmenduri për një qytet turistik, i cili gjatë verës pret qindra mijëra persona dhe është një nga vendet më atraktive në Shqipëri.

Por, Lulo ka vijuar edhe punën “e fshehtë”, apo që do të donte të ishte e tillë. Me ndihëm e ish-superdeputetit, Alket Hyseni, të cilin e ka edhe kushëri, Lulo punësoi familjarë të tij në drejtori të ndryshme në Sarandë. Madje, vajza e tij studente në Angli, merrte rrogën në Portin e Sarandës.

Shemja mendoi edhe për njerëzit e gruas. Natyrisht, që Lulo e kishte një shtëpi dhe kërkesat e vazhdueshme të bashkëshortes apo të familjarëve të saj, ia mbushën mendjen për të filluar nderet. Por, ndryshe nga familjarët e tij që i punësoi në Portin e Sarandës apo në vende të tjera, Lulo i punëson njerëzit e gruas në drejtorinë e tij.

Lexo edhe:

No Content Available

Në redaksinë e Boldnews.al mbërritën disa informacione për një punësim në konflikt të hapur interesi në UK Sarandë. Në redaksinë tonë mbërriti informacioni, se nipi i gruas së Lulos, merr rrogë në Ujësjellësin e Sarandës.

Faksimile: Listëpagesa e bërë publike e rrogave të muajit prill 2021, ku figuron edhe emri i Kevin Shehut

Bëhet fjalë për punësimin e Kevin Shehut në këtë drejtori. Sipas dokumentit të mësipërm, Kevini është vetëm 22 vjecc dhe është student në Tiranë. Por, kjo s’e ka penguar që të marrë një rrogë. Nëse bashkëmoshatarët e tij mbahen nga prindërit apo punësohen kur janë student, Kevini ka pasur rrogë mujore. Lekë të thata pa shkuar asnjë ditë në punë. Një luks i vërtetë për një student apo për prindërit e tij.

Faksimile: Babai i Kevin Shehut është Shkëlqim Shehu, vëllai i gruas së Sheme Lulos

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, babai i Kevinit është z.Shkëlqim Shehu. Ky i fundit është vëllai i gruas së drejtorit të UK Sarandë, Sheme Lulos. Pra, nipi i gruas punësohet në ujesjëllës. Madje, duke qenë student në Tiranë! Një konflikt i pastër interesi, pasi Kevini 22-vjeccar është punësuar me detyrë inspektor në shërbimin civil. Madje, me një rrogë 360 mijë lekë. Por, çfarë pune bënte Kevini në UK Sarandë?!

Etiketa: Sheme Lulo

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kapen me heroinë dhe armë në banesë, arrestohen 2 të rinj në Vlorë

TË GJITHA

Kurti: S’ka arsye ligjore që ish-krerët e UÇK-së të mbahen ende në paraburgim në Hagë

13:37 : 05/11/2025

Pastronin paratë e fituara nga trafiku i drogës, sekuestrohen pasuritë e familjes “Hyka” në Fier

13:37 : 05/11/2025

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

13:17 : 05/11/2025

Hetimet e SPAK/ Berisha: Balluku i ka thënë Ramës nuk jap dorëheqje se kam zbatuar porositë e tua

13:17 : 05/11/2025

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’/ Përgjimet mes Ballukut e Berberit: Marrëdhënia jonë ka kaluar ‘ups and downs’…

13:06 : 05/11/2025

Ekzekutoi me 6 plumba djalin e xhaxhait, gjykata lë në burg Bertil Alliajn

13:00 : 05/11/2025

Berisha: Lubi Balluku s’është kokë turku, por gjer tek veshët përgjegjëse! Ka 20 dosje në SPAK

12:54 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com