Beatrix Ramosaj ka treguar gjithmonë se ka shoqëri të mirë me futbollistin e njohur Neymar. Këngëtarja ka folur edhe gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother Vip” për njohjen me futbollistin brazilian.
Së fundmi, kudo në rrjet po qarkullon një foto ku ndjekësit kanë kapur një detaj që sjell dyshime. Fotoja në fjalë tregon dy story të ndryshme, një postuar nga Batrix dhe një nga ylli i PSG. Por e përbashkëta e dy postimeve është një varëse, që duket se është e njëjta në fotot e të dyve.
Pak kohë më parë, në një intervistë, Beatrix zbuloi edhe disa mesazhe me Neymar në Instagram ku shkruanin: “Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje. “Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj.”- i shkruante Beatrix-Neymarit në inbox.
“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.
Kujtojmë se kur tregoi për njohjen me futbollistin brazilian, këngëtarja tha se ishte një mesazh i Neymar që çoi në nisjen e miqësisë së tyre, për të vazhduar me takimet në festa të përbashkëta.
Beatrix Ramosaj u shpreh se ai është djalë i mirë dhe me këmbë në tokë.
Dj Dagz: Trixa a më duket a kam parë një lajm, diçka me Mbappe dhe Neymar. I ke shokë?
Beatrix: Po më ka pas shkruar vite përpara, pastaj me shoqërinë në Paris me kushërirën, kishim shoqëri të përbashkët. Ishim te festa.
Beatrix: Po. Më shkruajnë gjithmonë, janë shumë të mirë, shumë sjellshëm. Shumë shokë të mirë. Janë shumë me këmbë në tokë. Këtu i ke do që nuk kanë bërë kurrgjë e bëjnë mendjen e madhe. Ke njerëz me famë botërore e nuk i thyejnë rregullat.
Dj Dagz: Mbaj mend që keni qenë te një festë
Beatrix: Po. Janë shumë të mirë.