• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borxhi i thyen rekordin historik, arrin në 78,1% të PBB/ Stoku shtohet me 1,3 mld euro

23:25 : 24/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Borxhi në përqindje të PBB-së u rrit me 2.5 pikë % gjatë vitit të kaluar përkundër një rregulli fiskal që u vendos në ligjin organik të buxhetit me 2016 për të sjellë raportin borxh /PBB me ulje vit pas viti deri sa ti afrohej nivelit 45% të PBB-së.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në raport me PBB rritjen më të madhe e pati borxhi i jashtëm, i cili në fund të vitit 2021 arriti në 38.4% të PBB-së nga 35.8 % që ishte në fund të vitit 2020. Në raport me periudhën para pandemike borxhi i jashtëm u rrit me 8 pikë përqindje. Vlera e tij u rrit kryesisht nëpërmjet emetimeve të njëpasnjëshme të Eurobondeve me 2020 dhe 2021.

Rritje ka pësuar edhe borxhi i brendshëm, por në raporte me të buta. Më 2021 niveli i tij arriti në 39.6 për qind të PBB-së me zgjerim 0.2 pike % të PBB-së në raport më vitin 2020, ndërsa në raport me para pandemisë borxhi i brendshëm shënoi rritje me 4.3 pikë % të PBB-së.

Lexo edhe:

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

Ndërkohë gjatë vitit të kaluar, Qeveria shpenzoi për shlyerjen e borxhit rreth 69 miliardë lekë (560 milionë euro), nga të cilat 35.8 miliardë ishin interesa dhe 33,1 miliardë lekë ishin principal.

Më herët gjatë vitit 2021, Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Qeveria shfrytëzoi fatkeqësitë natyrore, tërmetin dhe pandeminë për të rritur borxhin publik me rreth 2,5 miliardë euro në dy vitet e fundit, ndërsa një pjesë e tij u përdor për financimin e projekteve që nuk kishin lidhje me fatkeqësitë.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka zgjeruar borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar shprehu shqetësim për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara të cilat rrisin detyrimet e paraportuara./Monitor/

Burimi: Ministria e Financave

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025
BOTA

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87
AKTUALITET

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025
RAJONI

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025
SPORT

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025
Para

Vjosa Osmani: Nëse Serbia sulmon, do përballet me Ushtrinë, Policinë e Kosovës dhe NATO-n

TË GJITHA

Mbi 8 mld euro investime në një dekadë, mandati i BERZH në Greqi drejt përfundimit

21:54 : 08/08/2025

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Jim Lovell, komandanti i Apollo 13

21:43 : 08/08/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 87

13 vatra gjatë orëve të fundit në Shqipëri, 7 janë ende aktive

21:37 : 08/08/2025

BE thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses, s’ka më kohë për të humbur!

21:21 : 08/08/2025

Bylis forcon skuadrën, firmos me talentin 18-vjeçar nga Mali

21:18 : 08/08/2025

Zjarr i madh mes fshatrave Picar dhe Humelicë në Gjirokastër

21:05 : 08/08/2025

“Luftë” për ushqim në Gaza, ballkoni shembet dhe zë poshtë turmat e palestinezëve (Video)

21:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com