• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Presidenti i Ukrainës: Kufijtë tanë mbeten të pandryshuar

08:51 : 22/02/2022
në BOTA

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, tha se vendimi i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për t’i njohur si entitete të pavarura rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, është “shkelje e integritetit dhe sovranitetit të territorit të Ukrainës”.

Në një fjalim drejtuar kombit, Zelenskyi tha se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të mbeten ashtu siç janë, pavarësisht deklaratave ruse.

“Ne nuk kemi frikë”, tha Zelenskyi dhe shtoi se vendi i tij është në pritje të mbështetjes së qartë dhe efektive nga partnerët ndërkombëtarë.

Ukraina nuk do t’i japë asgjë askujt, u zotua Zelenskyi.

Fjalimi i tij vjen pasi Putin i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura.

Lexo edhe:

Vizita e Zelenskit, Nesho: Rama kërkon show

Video që u bë virale/ Hollywood-i nderon Zelenskyn dhe Ukrainën gjatë ndarjes së çmimeve

Dy republikat e vetëshpallura popullore kontrollohen nga separatistët pro-rusë, të cilët luftojnë kundër forcave ukrainase qysh në vitin 2014.

“E konsideroj të nevojshme marrjen e një vendimi të vonuar prej kohësh: njohjen e menjëhershme të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës Popullore të Donjeckut dhe të Republikës Popullore të Luhanskut”, tha Putin.

Fuqitë perëndimore druajnë se vendimi i Putinit mund t’iu hapë rrugë forcave ushtarake ruse për të hyrë në rajonet lindore të Ukrainës.

Putin i urdhëroi trupat ruse që të kryejnë, siç tha, “funksione paqeruajtëse” në të dyja rajonet.

Shtrirja e tyre mbetet e paqartë, por nëse trupat kalojnë kufirin, kjo do të ishte hera e parë që ushtarët rusë hyjnë zyrtarisht në territorin e kontrolluar nga separatistët.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, e telefonoi homologun ukrainas, Zelenskyi, për të dënuar vendimin e Rusisë për të njohur rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.

Biden bisedoi me Zelenskyin “për të riafirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë.

Biden gjithashtu tha se SHBA-ja planifikon të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe shtoi se Uashingtoni do të përgjigjet “me shpejtësi dhe vendosmëri, në hap me aleatët dhe partnerët”, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm të Rusisë.

Bashkimi Evropian u zotua se do të reagojë “me unitet, me vendosmëri dhe në solidaritet me Ukrainën”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se vendimi i Putinit përbën “një shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”, si dhe shkel ligjin ndërkombëtar.

Ai e cilësoi atë si “një ogur shumë të keq dhe një shenjë shumë të errët”.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se Britania e Madhe, të martën, do të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë.

Rusia është nën sanksione nga Perëndimi qëkur ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014. Në atë kohë, Moska ka nisur mbështetjen edhe për lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës.

Para se të nënshkruante dekretin për njohjen e “pavarësisë së Luhanskut dhe Donjeckut”, Putin iu drejtua kombit të tij me një fjalim, gjatë të cilit, Ukrainën e cilësoi si “koloni të SHBA-së, me një regjim kukull”.

Ai tha se “Ukraina nuk ka pasur kurrë traditë të shtetësisë së vërtetë” dhe se Ukraina moderne është “krijuar” nga Rusia.

Tensionet 

Tensionet kanë nisur të rriten qysh në fund të vitit të kaluar, kur Rusia ka nisur grumbullimin e trupave dhe të pajisjeve ushtarake në kufijtë me Ukrainën.

Më 11 shkurt, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka thënë se Rusia ka grumbulluar mjaftueshëm forca për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës.

Rusia, prej kohësh, ka kundërshtuar lëvizjen e Ukrainës drejt institucioneve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Ajo ka kërkuar garanci nga NATO-ja se do të ndalojë zgjerimin drejt lindjes. SHBA-ja dhe NATO-ja kanë refuzuar kërkesën ruse, por kanë ofruar rrugë diplomatike për zgjidhjen e krizës.

Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ajo ka qenë “vend partner” i saj qysh më 2008 – vitin kur ka aplikuar për Planin e Veprimit për Anëtarësim. Kjo do të thotë se asaj mund t’i lejohet anëtarësimi në aleancë në të ardhmen.

Putin tha më 21 shkurt se anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të paraqiste rrezik për sigurinë ruse.

Shteti rus, deri më tash, ka mohuar se ka plane për pushtimin e Ukrainës, ndonëse një gjë të tillë e ka bërë në vitin 2014, duke aneksuar Krimenë dhe duke mbështetur kryengritjen separatiste në Donjeck dhe Luhansk.

Ukraina ndan kufij me Rusinë dhe BE-në. Si ish-republikë sovjetike, ajo ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë.

/REL/

Etiketa: Volodymyr Zelenskyi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vizita e Zelenskit, Nesho: Rama kërkon show

17:47 : 27/02/2024
Foto: REUTERS
BOTA

Video që u bë virale/ Hollywood-i nderon Zelenskyn dhe Ukrainën gjatë ndarjes së çmimeve

08:46 : 01/03/2022
Para

Përplasjet te 5 Maji, Paloka: Qeveri kriminale, i ka hapur luftë popullit

TË GJITHA

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com