• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Afera e inceneratorëve, Basha thirrje SPAK: Mos e hani presionin e Ramës, arrestoni…

12:48 : 20/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lulzim Basha i është rikthyer aferës së inceneratorëve në një konferencë për mediat, nga ku tha se të gjithë kësaj çështjeve i vjen erë, pasi në një kohë kur shqiptarët sorollaten nga një zyrë në tjetrën për një firmë, Qeveria firmos 17 akt-vendime brenda një dite.

Basha akuzoi Engjëll Agaçin si të përfshirë në aferë, duke theksuar se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka firmosur 23 mln euro për inceneratorin, dhe ju mendoni se e ka bërë pa dijeninë e Edi Ramës.

Basha i bëri thirrje Ramës që të ndalë presionet ndaj SPAK dhe BKH, sikundër i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të mos intimidohet nga Edi Rama. “SPAK u krijua për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar, keni mbrojtje dhe rroga speciale, vendosini prangat dhe mos i ktheni mbrapsht skuadrat e arrestimit për shkak të presioneve të Edi Ramës”, tha Basha.

Ai tha se kjo është arsyeja kryesore pse ata që po thirren në komision po u dridhet buza, qajnë dhe frikësohen, ndërkohë që janë para disa deputetëve, që nuk janë as ushtarakë dhe as prokurorë.

“Ata kanë frikë nga ajo që kanë bërë, kanë frikë nga e vërteta dhe një pjesë e mirë e tyre, po thonë se e kanë bërë po nuk dinë pse e kanë bërë, që thonë se kanë firmosur, por s´kanë parë lekë me sy”, tha Basha, duke shtuar se “kjo është arsyeja pse anëtarët e PS-së në këtë Komision, kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar vajtjen në komision të disa prej dëshmitarëve”.

Lexo edhe:

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

Basha tha se 3 prej anëtarëve socialistë në Komisionin hetimor janë në konflikt interesi, pra janë të përfshirë vetë në këtë aferë, në kohë të ndryshme.

Në këtë kuadër, Basha tha se kjo është arsyeja sepse ata bëjnë zhurmuesin dhe pengojnë dëshmitarët dhe tentuan të mbyllin punimet e Komisionit. Ai tha se asgjë nuk ka ndodhur pas krahëve të Edi Ramës, pasi vendimet janë miratuar nga Këshilli i Ministrave.

“Java e parë provoi të vërteta të gjitha denoncimet e PD dhe fakti është se 430 mln euro iu vodhën shqiptarëve me një aferë mafioze dhe koka është Edi Rama, Erion Veliaj, i cili pa asnjë akt ligjor, inceneratorit të Tiranës, edhe pse s´ka një të tillë, i vendos edhe depozitimin e dherave, dhe kjo u denoncua në Komision. Dhe po kështu të përfshirë janë Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçi dhe Alqi Bllako, i cili sot është deputet”, tha Basha.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës

Në konisionin parlamentar të hetimit të inceneratorëve, kanë dalë dëshmi tronditëse të një numri zyrtarësh dhe përfaqësuesish të kësaj afere.

Zyrtarë shtetëror dhe përfaqësues të ashtuquajturave kompani. Kanë parë faktet se si është ndërtuar afera. Shqiptarët e dinë fare mirë që këtu të marrësh një vulë apo një firmë, apo një copë letër nga ky shtet të vërdallisin jo me orë, por me ditë e me javë për gjënë më të thjesht, më ordinere.

Por po kështu kanë parë gjatë gjithë javës së kaluar, fal insistimit profesionalizmit të anëtarëve tanë të Partisë Demokratike dhe të kryetares së komisionit Jorida Tabaku, se si zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se pse 23 milionë euro të këtij shteti janë dhënë sipas një procedure. Unë e di që shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk merren me biznes, janë punëmarrës, nuk janë punëdhënës. Po dje në një takim me punëdhënës, m’u kujtua gjatë bashkëbisedimit, me një nga bashkëbiseduesit që një kompani private hap tender, merr të paktën 3 oferta para se të vendosi fituesin.

Por dhe një kryefamiljar, para se të vendosi se ku do i blejë tullat dhe llaçin, shikon 2, 3 vende. Se ndoshta diku është më lirë se diku tjetër për të ndërtuar një mur. Po dhe një amvisë, një kryefamiljare, një nënë për të blerë një tenxhere, shikon 2, 3 rafte ose 2, 3 dyqane.

Ose në shumicën e rasteve shkon te tregu i hapur për të parë se mos është pak më lirë. Këta me paratë tuaja të dashur shqiptarë, brenda një dite kanë bërë 17 akte shtetërore. Këta që për t’iu dhënë një letër me një firmë të një zyrtari kot, iu sjellin vërdallë një javë, një muaj e s’iua japin, ose duan prapë se prapë atë që quhet kafja, dhe varësisht nga rëndësia e letrës është edhe çmimi i ryshfetit. Këta për 1 ditë, kanë bërë 17 akte zyrtare.

Kanë hapur ofertën, kanë përcaktuar fituesin, i kanë lidhur kontratën, kanë bërë gati paratë, i kanë dhënë 23 milionë euro paradhënie me një ofertues të vetëm me zero përvojë në atë punë.

Tani ne e shohim njëri-tjetrin përmes ekranit dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin përmes ekranit dhe sigurisht ekrani akoma nuk ofron mundësinë e nuhatjes. Por dhe po ta ofronte, nuk e kam fjalën për atë nuhatje. Të dashur shqiptarë që na ndiqni në këto momente, kur dëgjoni këto fakte, çfare ere iu vjen? Çfarë ere qelbet? Për një copë letër ju sjellin vërdallë me ditë, me javë, me muaj, ju kërkojnë dhe kafen.

Ndërsa këta për një ditë kalojnë 17 akte zyrtare dhe një VKM një personi që s’ka asgjë, asnjë përvojë paraprake, asnjë garanci, asgjë fare, E shpallin fitues në të njëjtën ditë që ka bërë ofertën dhe japin 23 milionë euro paratë tuaja, paratë tuaja. Çfare ere vjen kjo? Kjo vjen era vjedhje. Vjedhje e pastër! Duket pothuajse sikur e nderon kur e thua korrupsion, është vjedhje. Tani pyetja e dytë që kam, se të gjitha këto kanë dalë me dëshmi. Doli drejtoresha e Prokurimeve Publike dhe tha: Unë s’kam asnjë dokument për Prokurimin e inceneratorit të Elbasanit.

Asnjë! Zero dokument. Ndërkohë si është Prokuruar? Me firmë. Me firmë të kujt? Kush ka firmosur, kush ka firmosur? Ëngjëll Agaçi, Sekeretari i Përgjithshëm i Kryeministrit. Tani pyetja e dytë: A ka mundësi në këtë Shqipëri, me këtë njeri që kemi të ulur në karrigen e kryeministrit, që të bëhen 17 akte në brenda ditës, që të ketë mendime kundër nga institucionet kryesore, se e kanë parë që është në shkelje të ligjit dhe ka thënë s’duam të shkojmë në burg, që Agjencia e Prokurimeve Publike që është agjencia që prokuron gjithçka në shtetin shqiptarë mos të di asgjë. Që Sekretari i Përgjithshëm të firmos diçka që rezulton 23 milionë euro pagesa nga shteti pa e ditur Edi Rama, po kjo a ka mundësi?

Si ua pret mendja bashkëqytetarët e mi të dashur nga Saranda në Malësi të Madhe? Nga Kepi i Rodonit tek dogana e Bilishtit? Në katër anët e vendit, si ua pret mendja, a ka mundësi të ndodh kjo pa e ditur Edi Rama? Dhe kjo është arsyeja kryesore pse shumicës prej tyre që u thirrën javën e kaluar u dridhej buza dhe disa prej tyre filluan të lëshonin lot. Ju e dini që Komisioni ynë përbëhet nga njerëz me integritet dhe profesionist. Kryesohet nga një zonjë e nderuar e cila para përfshirjes në politikë nuk njihet si ushtarake e nivelit të lartë apo prokurore e hekurt, është doktorësh shkencash në ekonomi dhe pedagoge e ekonomisë. Si kemi trembur, as i kemi trysnuar, thjesht u kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë?

Pse iu dridhet buza? Pse qajnë? Para një komisioni të përbërë nga personalitete civile, qytetare me përgjegjësi politike për të mbrojtur interesin publik, paratë publike, pse? Çfarë tregojnë këto lot? Asnjëri prej përfaqësuesve tanë aty, aq më pak kryetarja e komisionit s’iu ka drejtuar ndonjë armë, larg qoftë, pyetje po u drejton. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta. Kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Dhe një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë. Po thonë që paratë të cilat me letrat e shtetit thuhet se i kanë marrë ata, nuk i kanë marrë ata.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025
AKTUALITET

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025
AKTUALITET

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025
AKTUALITET

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025
Para

‘Revolucioni ynë do të vazhdojë’, Berisha: Ne ishim pakicë por nuk u mposhtëm

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com