• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku akuza Veliajt: Ka shkelur disa ligje për inceneratorin e Tiranës

13:24 : 20/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, Jorida Tabaku, akuzoi sot Kryebashkiakun Erion Veliaj, për një seri shkeljesh lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Tabaku tha se Veliaj, përveç se ka shpërfillur Këshillin Bashkiak, ka firmosur edhe në emër të kryebashkiakëve të tjerë, Bashkitë e të cilëve përfshihen në Qarkun e Tiranës.

Gjithashtu, Tabaku publikoi edhe skemën e shpërndarjes së parave për inceneratorët. Gjatë kësaj jave, pritet që në Komisionin Hetimor të dëshmojnë Emirjana Sako, kryebashkiake e Durrësit, Belinda Balluku, Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi etj.

Pjese nga deklarata e Jorida Tabakut

Lexo edhe:

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

“Sot përpara syve të gjithë shqiptarëve është bërë fakt korrupsioni galopant dhe afera korruptive më e rëndë e këtyre 30 viteve, çfarë është zbuluar në komisionin hetimor gjatë kësaj jave, po njëkohësisht edhe si një përmbledhje dhe çfarë presim neve në vijim.

Inceneratori i Elbasanit edhe kur ka punuar, sot nuk punon, edhe kur ka punuar, ka punuar me 11% të kapacitetit. Kjo është arsyeja që kushdo që ka marrë vendimin për ti financuar këto inceneratorë, e ka vendosur buxhetin e shtetit në një rrezik të jashtëzakonshëm.

Kush është përgjegjësi, kush është gardiani i financave publike? Kush e rruan buxhetin e shteti nga risku që ti hapesh kontratave publike në nivel qendror por dhe në nivel lokal? Sot prandaj kanë detyruar të gjithë bashkitë e vendit ti çojnë mbetjet atje, sot prandaj kanë detyruar të gjithë bashkitë e vendit të rrisin tarifat e pastrimit, në rastin e Durrësit deri në 65%.

Inceneratori i Fierit nuk punon, nuk ka punuar kurrë, asnjë ditë. Nuk ekziston, nuk është atje, ju e keni parë. Për Tiranën po e njëjta gjë. 100 milion Euro për të mos bërë asgjë. Ky është rezultati i informacioneve që ne kemi pasur. Në qoftë se grafika më ndihmon me skemën e pagesave. Çfarë ka ndodhur me pagesat? Këto janë 3 inceneratorët dhe pagesat që ne kemi marrë nga librat e blerjeve të kompanive. Çfarë tregojnë? Që të tre inceneratorët, të tre inceneratorët kanë paguar veten, kanë paguar një grup kompanish që zotërohen po nga Klodian Zoto, po nga Stela Gugallja, po nga Mirel Mërtiri. 51% në rastin e Elbasanit, 31% deri më sot në rastin e Fierit dhe 50% në rastin e Tiranës.

Pra kanë paguar po veten. Kjo është një skemë piramidale për të mbuluar, për të fshehur se ku shkojnë realisht paratë. Lefter Koka, në fakt, ishte po them koka e turkut, se ia çonte lekët drejtpërdrejt vetes, ndërkohë që këta të tjerët janë treguar pak më të zotët, ia kanë çuar Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, që pastaj ato paguanin zyrtarët e tjerë qeveritarë. Kjo e tregon, kjo skemë e tregon qartësisht.

Po çfarë tregon kjo skemë tjetër, ashtu siç ne do të provojmë nesër kur të vijë ministri Ahmetaj. Sa ka qenë kostoja reale e inceneratorëve? Sa është kosto reale? A është 23 milion e Elbasanit? A është 28 milion e Fierit? Se në Tiranë s’ka filluar akoma impianti. Nesër me shifra dhe me fakte do të tregojmë që vlera e tyre është të paktën 1/3 e atyre që deklarojnë. Kjo skemë piramidale, pastrimi parash, është duke marrë sot mbrojtje politike. Çfarë ka ndodhur gjatë javës në komision?

Ne kuptuam që shteti financon, por nuk kontrollon. E dini kush i miraton faturat e pagesave të koncesionarit? Po vetë koncesionari. Kompania e auditit zotërohet nga Stela Gugallia. Shteti lan duart, thotë unë nuk e di. Kompania e mbikëqyrjes është zgjedhur po nga Klodian Zoto. Nuk e di, nuk e njoh fare kush është, por është propozuar nga vetë ai. Dhe këtë procedurë e ka miratuar shteti. Kush zyrtarët shqiptar mban përgjegjësi që dhe sot e kësaj dite paguan fatura të miratuara po nga këta vetë persona dhe këto janë 430 milion Euro dhe kjo është një shkelje e jashtëzakonshme.

Çfarë kemi provuar me dëshmitarët, të cilët kanë qenë në grupin e administratorëve? Është një grup prej 10 personash, që njihen që në vitin 2010-të me kompaninë H-Communication dhe ky grup 10 personash të punësuar në kompani të ndryshme Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stelia Gugallias, kanë marrë përsipër, kanë krijuar kompani njëra pas tjetrës, kanë fshehur pronësinë e vërtetë të aksioneve dhe kanë marrë përsipër që të marrin këtë koncesion 430 milion Euro. Po çfarë i pengonte ato që të aplikonin me emrat e vërtetë të kompanive, të mos krijonin këtë mekanizëm ku aksionarët fshiheshin njëri pas tjetrit.

I pengonte fakti ë ky është një monopol, është dhënë një monopol në emër të një individi të vetëm, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Sela Gugalljas, se një individ janë për ne, kushdo që fshihet pas tyre. 430 milion Euro, për mbetjet, për dherat dhe për trajtimin e çdo lloj gjëje tjetër në Republikën e Shqipërisë.

Kush ishte ministër i Ekonomisë? Kush ka përgjegjës për të ruajtur konkurrencën, monopolet? Çfarë bëri Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, kur pa që kemi një monopol prej 430 milion Eurosh që as kontrollohet, që financohet me buxhetin e shteti, që paguan po veten dhe nuk e dimë ku shkojnë paratë?! Nuk e kanë ato zyrtarët e komisionit të koncesioneve. Ato po, ato mbajnë përgjegjësi që kanë hedhur firmën, por ato thjesht janë përdorur në këtë proces.

Ne provuam që autoriteti i konkurrencës deklaroi që procedura negocim pa shpallje nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Por këtë gabim nuk e ka bërë vetë Ëngjëll Agaçi dhe them gabim, këtë shkelje ligjore. Ëngjëll Agaçi e ka bekuar, por ok për të njëjtën procedurë ka dhënë edhe Arben Ahmetaj. Po për të njëjtën procedurë jo ligjore. Si mundet të thonë që mban përgjegjësi Këshilli i Ministrave kolektive dhe asnjë nga ministrat nuk mban përgjegjësi individuale? Si mundet të thonë që e kanë hapur buxhetin e shtetit përballë riskut më të jashtëzakonshëm financiar që ne kemi pasur këto 30 vite dhe nuk mban përgjegjësi askush? A e dini që Edi Rama ka frikë ti firmosë vendimet e Këshillit të Ministrave?

I firmos gjithmonë zëvendës kryeministri. Po sigurisht, te vendimet e KKT-së është firma e tij. Te vendimet e financimit është firma e tij. Te ligjet që kalojnë në parlament është firma e tij. Nuk fshihet dot.

Dua të falënderoj dhe një grup gazetarësh, që janë përballur edhe me padi për këtë çështje. E kemi thyer frikën, pak nga pak, për çështjen e inceneratorëve, por frikën më të madhe do ta thyejmë këto ditë. Do flasim edhe kundër Erion Veliajt. Mediat tuaja do shkruajnë diçka edhe kundër Erion Veliajt besoj.

E para, si kryetar i bashkisë Tiranë, ka marrë përsipër buxhetin e gjithë bashkive të qarkut Tiranë. Së dyti, ka marrë përgjegjësi, që duhet ti kishte këshilli bashkiak i Tiranës dhe ka angazhuar buxhetin e bashkisë së Tiranës për 30 vite. Nuk i takon Erion Veliajt kjo! Së treti, ka shkelur një kontratë koncesionare dhe ka dhënë një monopol për dherat dhe i detyron bizneset në mënyrë korruptive, që të shkojnë dhe depozitojnë mbetjet atje. Ne nuk na intereson fare se çfarë bën biznesi, apo se çfarë bën kompania e ndërtimit. Ne na intereson për buxhetin e shtetit.

Na intereson se si, ky vendim i tij ndikon në buxhetin e shtetit. Dhe këto të treja, i ka bërë Erion Veliaj. Të treja mban përgjegjësi Erion Veliaj. Ta them dhe njëherë, për të gjithë kolegët këtu, që mban përgjegjësi Erion Veliaj dhe shpresoj të ma reflektoni në mediat tuaja, për të gjithë qytetarët! Në këtë proces, sigurisht ka pasur shumë akuza.

Ne jemi përpjekur që të lëvizim në ato drejtime ku ka fakte. Kjo nuk është një listë dëshirash, që nuk më pëlqen mua një X ministër, apo një ministër tjetër dhe hajde ta fusim këtu në këtë listë. Jo! Të gjithë zyrtarët që janë thirrur atje, në 80% të rasteve, janë të përfshirë në procedura. Kemi thirrur dhe njerëz që na kanë ndihmuar për të kuptuar të vërtetën. Por në 80% të rasteve, të gjithë ata që janë atje për të dëshmuar, janë përgjegjës për vendimmarrje, për shpërdorim të fondeve publike, për korrupsion të nivelit të lartë dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Dhe të gjitha këto janë të bazuara në shkresa dhe në fakte, siç e kemi bërë dhe do vazhdojmë ta bëjmë dhe në ditët në vijim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

17:50 : 18/05/2025
BOTA

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025
BOTA

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025
AKTUALITET

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025
SHOW BIZ

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025
Para

Cristiano Ronaldo fiton $500 000 për çdo postim nga ‘ndjekësit e rremë’ në Instagram

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

17:50 : 18/05/2025

Mbërrijnë në Izrael dokumentet e spiunit legjendar Eli Cohen

17:36 : 18/05/2025

VIDEO/ “Zjerm” fitoi dhe zemrat e rivalëve! Këngëtarët e Eurovision kërcejnë gjatë performancës së Shqipërisë

17:23 : 18/05/2025

Dhoma gjumi, 11 tualete dhe 40 TV/ PAMJET e “pallatit mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it

17:10 : 18/05/2025

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com