• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kriza e Ukrainës fundi i politikës së Serbisë edhe me “Perëndimin edhe me Rusinë”

21:39 : 20/02/2022
në BOTA

Serbia po rri kryesisht e heshtur për ato që po ndodhin në Ukrainë. Kjo për faktin se ky shtet ka qëndruar ulur në dy karrige dhe dëshiron të vazhdojë kështu deri në pafundësi. Sipas analistit Boris Varga, këtij pozicioni do t’i jap fund kriza e Ukrainës. Varga shkruan se SHBA dhe BE tashmë kanë çuar sinjale se Vuçiqit do t’ia heqin mbështetjen.

Analisti politik nga Novi Sadi, Boris Varga, që njihet edhe si mbështetës i njohjes së pavarësisë së Kosovës, në një shkrim për Al Jazeera Balkans, thekson se rasti i Ukrainës ka zbuluar se Putin ka më shumë miq në BE se sa mund të jetë menduar. Ai ka përmendur Presidentin e Kroacisë Zoran Milanovic.

“Më të zëshmit ishin ata që ishin më larg tankeve ruse -Kroacia dhe Presidenti Zoran Milanovic. Ai, duke e ndjekur Hungarinë fqinje, në kulm të krizës tregoi se Putin ka më shumë miq në mesin e shteteve të reja anëtare të BE sesa që mendohej dhe me këtë u dëshmua që investimi rus në luftën hibride kundër Perëndimin u shpagua” ka shkruar Varga.

Por pse, sipas tij, po rri e heshtur Serbia?

“Më e heshtura në këtë krizë ishte Serbia. Dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme, sepse ajo ulet “në dy karrige”, në dy anë të ndryshme të llogoreve. Njëkohësisht, krijohet përshtypja se në këtë pozicion, Beogradi dëshiron të mbetet deri në pafundësi, për të qenë edhe aty edhe këtu. As këtu, as atje. Pak marrëveshje Uashingtoni, pak proces Berlini” shkrun Varga.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Ai përshkruan edhe lidhjet aktuale Serbi -Rusi që shtrihen edhe në tema ushtarake.

“Rusia nuk mundet t’i ofrojë Serbisë kurrëfarë perspektive. Për më tepër, bashkëpunimi gjithnjë e më i madh i Beogradit dhe Moskës qysh tash është duke bllokuar së paku 4 kapituj të negociatave me BE’në. Para së gjithash, kapitullin me të cilin Serbia duhet ta harmonizojë politikën e saj të jashtme, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes me BE’në. Askush nuk pret që të pritet gishti dhe që menjëherë t’i vihen sanksione Rusisë, por Perëndimi duhet të kërkojë që të ndalet armatosja e Serbisë dhe ushtrimet provokuese ushtarake me Federatën Ruse dhe Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive” shkruan ai.

Ai thekson se tash që u bë e madhe çështja e Ukrainës, kjo do ta kufizojë dhe se do të ketë presion edhe nga SHBA edhe nga BE.

“Kjo çështje është direkt e lidhur me misionet ruse civile dhe ushtarake në Serbi që janë embrion i bazës së ardhshme ruse në Ballkan. Këtu bëjnë pjesë planet edhe për elektranë nukleare, derisa SHBA i kërkon Serbisë që të gjejnë një alternativë ndaj gasit rus që përcakton lojalitetin e verbër ndaj Moskës. Pas alarmit në Europë (për krizën e Ukrainës) Serbia nuk do të guxojë t’i minojë rezolutat kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Krime, që e ka bërë deri tash disa bashkë me Bjellorusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin” vazhdon tutje Varga

“Në fiok ende janë çështjet e pazgjidhura si djegia e ambasadave në vitin 2008, të SHBA dhe Gjermanisë, e vetëm është çështje kohe se kur do të fillojë presioni për procesimin e përgjegjësve për vrasjen e vëllezërve Bytyçi. Sanksionet ndaj biznesmenëve kontroversë nga Kosova Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq janë paralajmërimi i parë ndaj pushtetit në Beograd” shton ai.

Varga ka përmendur edhe ndikimin rus në Bosnjë e Mal të Zi duke thënë se me “intervenimin rus nuk është cenuar vetëm sovraniteti i Ukrainës, por se veprimi hibrid rus cenon edhe themelet e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Ndoshta puçi ushtarak i vitit 2016 i ndihmuar nga Rusia nuk pati sukses, por Mali i Zi shteti i ri anëtar i NATO’s ndihmuar nga internacionalja ortodokse shumë shpejt u gjet brenda “botës serbe”. Këtu Perëndimi ishte në gjumë” vlerëson ai.

Sipas Varga, sanksionet amerikane dhe paralajmërimet për sanskione nga BE ndaj Milorad Dodik dhe njerëzve të tij janë pjesë e sinjalit se radha i ka ardhur edhe Ballkanit, por procesi i renesansës së “botës serbe” është treguar më i shpejtë se iniciativat e Perëndimit. “

Është e paqartë si e shohin SHBA perspektivën e Marrëveshjes së Washingtonit dhe Ballkanin e Hapur, nëse në të është shpërngulur “bota serbe” dhe popullistët prorusë. Ideja e Trump që autokratëve t’i lihet Ballkani është kundërthënëse dhe e dëmshme, ndërkohë që u fillua edhe me një ide edhe më të rrezikshme që problemet të zgjidhen me ndryshimin e kufijve sipas çelësit etnik. Rusia edhë në këtë pikë nuk është jo konsistente sepse e ka interes cenimin e Marrëveshjes së Daytonit si simbol të fuqisë amerikane në Ballkan, dhe që njëkohësisht Kosova të mbetet çështje e pazgjidhur sepse Moskës kjo i garanton prani afatëgjatë në këtë pjesë të botës” potencon gazetari nga Novi Sadi.

Por, ai vlerëson se kriza e Ukrainës do të jetë edhe fundi i mbështetje së SHBA dhe BE ndaj Vuçiq.

“Ballkani i Hapur për këtë arsye aktualisht është simbol i dobësisë amerikane në Ballkan, ky projekt nuk mund të realizohet krejtësisht derisa me të administrojnë kreatorët e idesë serbomadhe sipas modelit të “Botës Ruse”. Kriza rreth Ukrainës nuk ka marrë fund, sepse bëhet fjalë për një proces kompleks afatgjatë që nga çështja e furnizimit të Europës me gas,vderi te realizimi i marrëveshjes shumë eksplozive Minsk 2 në Donbas. Kjo krizë shumë shpejt do t’i zhvesh kundërthëniet dhe do ta shfaq dobësinë e Perëndimit që të lufojë me praninë ruse në Ballkan. Në të njëjtën kohë kjo do të mund të jetë edhe fund i përkrahjes ndaj Aleksandër Vuçiq dhe partisë së tij nga SHBA dhe BE” ka shkruar Varga.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Protestat i kushtojnë Brdaric, trajneri mungon në ndeshjen më delikate për Vllazninë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com