• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i Kushtetueses, fitore e Metës apo shërbim ndaj Ramës

21:02 : 17/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Gjykata Kushtetuese vendosi më në fund të mos shkarkojë Ilir Metën nga posti i Presidentit, ndërsa pro kërkesës së një Kuvendi të mbushur me “kërpërata” votoi vetëm një nga anëtarët.

Në pamje të parë duket se Ilir Meta fitoi një betejë, jo thjesht politike, por edhe morale, pasi emri i tij mund të ishte i pari në historinë e shtetit shqiptar që shkarkohej me vendim të Gjykatës Kushtetuese nga posti i Presidentit.

Kushtetuesja në anën tjetër me këtë vendim u pozicionua si një institucion i pakapur nga mazhoranca, edhe pse ka pasur akuza publike mbi anëtarët e saj, ndërhyrjet, emërimet apo edhe betimet.

Ky vendim, gjithashtu, shërbeu si një argument më shumë, ndoshta fals, për mazhorancën socialiste, se ajo nuk e ka kapur drejtësinë e re, dhe kjo u pa që sot kur nga salla e Kuvendit dhe jashtë saj, deputetët e PS nxituan të thonin pothuajse përmendësh të njëjtën frazë: kjo është drejtësia e re, e pavarur.

Lexo edhe:

Meta pret në takim ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

‘Bashkëqeverisja’/ Komisioni i ligjeve rrëzon dekretin e Metës

Nëse Kushtetuesja do të vendoste shkarkimin e Metës nga posti i Presidentit, vendimi do të ishte si një hapje petësh byreku, lidhur me thelbin, që herë thuhet me zë dhe herë nënkuptohet: sa e kontrolluar është sot drejtësia nga Qeveria, ose segmente të saj.

Para pak javësh e njëjta Gjykatë vendosi të konsiderojë të ligjshme zgjedhjet e qershorit 2019, të cilat u organizuan pa një dekret Presidencial, pasi Kreu i Shtetit vendosi zhvendosjen e tyre me gati 3 muaj. Gjithsesi Kushtetuesja, të njëjtët gjyqtarë, vendosën të mos rrëzojnë procesin, edhe pse Kuhtetuta e thotë qartë: dekretimi i zgjedhjeve bëhet nga Presidenti.

Nëse në peshore do të viheshin, për nga rëndësia, gjykimi i zgjedhjeve të 2019 dhe shkarkimi i Ilir Metës, pa diskutim që çështja e parë kishte shumë më tepër peshë politike, dhe realisht do të tregonte nëse Kushtetuesja operon si një trupë e pavarur, apo si një trupë e komanduar.

Zgjedhjet u lanë në fuqi, edhe pse iu hap rruga një precedenti që rrezikon jo vetëm standardet demokratike dhe pluralizmin, por shemb balancat dhe ashtu sikundër po ndodh ka rikthyer partinë shtet. Pasojat e këtij vendimi po i vuajnë sot qytetarët kudo ku janë, pavarësisht se çfarë bindjesh kanë.

Ndërkohë si për të balancuar “pavarësinë”, anëtarët e Kushtetueses vendosën të mos shkarkojnë Presidentin, i cili gjykohej për deklaratat publike që kishte bërë. Thjesht Kushtetuesja pas seancash me rradhë, diku afër mesnatës së të mërkurës, vendosi të shpallë vendimin, kundër kërkesës për shkarkim, duke lënë Ilir Metën në Presidencë, si një ishull, në shtetin e kapur nga Edi Rama.

Në një situatë krejt tjetër, në kushtet e një pavarësie reale, anëtarët e Kushtetueses, duhej të kishin hedhur në kosh kërkesën për shkarkim, edhe për faktin se ai Kuvend që kishte marrëv vendimin, së pari nuk ishte 100 % i plotësuar me ligjvënës, dhe së dyti se një pjesë e konsiderueshme e atyre ligjvënësve, u bënë pjesë aksidentale e parlamentarizmit.

Gjithsesi Kushtetuesja vendosi të hyjë në lojën e procedurave, shqyrtimeve, seancave dhe në fund të dilte me një vendim. Thjesht kjo i duhej kësaj Gjykate për të vendosur një barazpeshim, mes vendimit të marrë duke legjitimuar një proces elektoral pa garë, pa monitorim dhe me përqindjen më të ulët historike të pjesëmarrjes së votuesve, dhe  kërkesës për të shkarkuar Ilir Metën, mandati i të cilit përfundon pas 3 apo 4 muajsh.

Nëse Edi Ramës do ti duhej shkarkimi i Metës të jeni të bindur që do e kishte arritur, ashtu sikundër ka arritur deri më sot gjithçka që ka dashur, përfshi këtu edhe mbylljen e syve nga diplomatët.

Kush ka dyshime le të shohë emër për emër përbërjen e të gjitha institucioneve të reja të drejtësisë, dhe ndoshta edhe rojet që ruajnë godinat janë lidhje e dikujt, fijet e të cilit të çojnë drejt qeverisjes.

Ose mjafton të shikoni se si vepron SPAK, i cili operon me fushata arrestimesh sa herë që duhet për të tërhequr vëmendjen nga diku tjetër, ndërsa zvarritet sa më shumë përballja me drejtësinë të çdo emri të përfshirë në aferën e inceneratorëve, dhe plot afera të tjera, edhe pse emrat e tyre kanë nisur të mësohen edhe nga fëmijët e fillores.

Dje u dha një vendim që më shumë i shërben Ramës dhe të tijëve, për të treguar se kjo drejtësia e re nuk është e kapur prej tyre, edhe pse në çdo qelizë të saj, vështirë se mund të hysh dhe të marrësh pozicione, pa pasur bekimin e Edi Ramës, Erion Veliajt, dhe grupit të gatshëm të diplomatëve.

Etiketa: Meta boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta pret në takim ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe

16:51 : 28/01/2022
AKTUALITET

‘Bashkëqeverisja’/ Komisioni i ligjeve rrëzon dekretin e Metës

12:10 : 15/12/2021
AKTUALITET

Meta: Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë

22:16 : 02/12/2021
Foto - FB
AKTUALITET

Meta: Pas mandatit të Presidentit kthehem aktiv në politikë, jam i detyruar

22:50 : 22/11/2021
AKTUALITET

Meta vizitë në bashkinë arbëreshe të Contessa Entellina në Itali

16:29 : 07/11/2021
AKTUALITET

Samiti i Sllovenisë/ Meta: Agjenda për Inovacionin të shfrytëzohen për ekonominë dhe frenuar shpopullimin

16:20 : 06/10/2021
Para

Ibra i dëmtuar, ja kur rikthehet në fushë sulmuesi suedez

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA

09:58 : 16/05/2025

“Duam ujë, s’na rruhet për BE”/ Kjo është vota më epike, socialisti pikturon djallin në fletë

09:47 : 16/05/2025

Dhunohet i riu në Tiranë, dy persona e qëllojnë me grushte

09:40 : 16/05/2025

Aksident në Tiranë, makina përplaset me një pemë

09:34 : 16/05/2025

Rakipi-Qafalia dhe Gjylameti-Xhaçka, dy “luftërat” e vetme të kandidatëve të PS në Tiranë

09:27 : 16/05/2025

Punëtoret e fasonerisë ngrihen në protestë: Duam të drejtat! Pronari italian na tregon derën

09:11 : 16/05/2025

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

08:59 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com