• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas vendimit të Kushtetueses, Fuga jep një sqarim për ata që e konsideronin të njëanshëm

08:40 : 17/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Kushtetueses, e cila rrëzoi kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit.

Fuga ka sjellë në vëmendje qëndrimin e tij të 5 majit 2021, kur shkruante se nuk ka argumente për shkarkimin e Metës.

Qëndrimi i Fugës nga një pjesë e politikës, por edhe analistëve, konsiderohej i njëanshëm, çka vihet sot në dukje nga akademiku.

“Për ata që nuk më besonin dhe më quanin të njëanshëm!

Cfarë kam ndarë publikisht me Ju dhe në media prej muajsh të tërë?”, shkruan Fuga në postimin e sotëm, ndërsa riposton edhe qëndrimin e 5 majit 2021.

Lexo edhe:

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

Ja postimi i 5 majit 2021!

Një argument përse duhet shkarkuar Presidenti i Republikës !

Mund të mos jesh dakord me faktin që me anë të retorikës politike Presidenti Meta pati raste që u bë palë politike.
Mund të mos jesh dakord edhe me përmbajtjen e deklarimeve të tij politike për këtë çështje ose për të gjitha çështjet. Por, duhet argumentuar se kur Presidenti me deklarime dhe komente apo intervista shpreh qendrime politike, a e shkel ai me këtë Kushtetutën?

Pra a mund të shkarkohet?

Tjetër është ta gjykosh dhe ta kritikosh një president, kryeministër, ministër, a këdo funksionar, dhe tjetër ta shkarkosh për shkelje ligjesh a kushtetute!

Ore a kanë këta qoftë edhe kulturën juridike më minimale, apo ç’a dreqin kanë nën kockat e kokës qofshin deputetë, analistë, a ekspertë (pikaaaaaa!) kushtetues!

Qenka garant i unitetit të kombit, pra nuk duhet të mbajë anësi politike!!! Po mirë mo po kur Presidenti Trump hyn në fushatë duke qenë president a e shkelte Kushtetutën ai! Po, çfarë thoni mo, se na latë pa mend! Po kur presidenti Makron hyn në fushatë elektorale a e cënon ai unitetin e Kombit!

E dyta, juridikisht flas, për analfabetët juridikë, presidenti (me të cilin për shumë deklarime nuk jam i një mendjeje) ka shprehur vetëm pikëpamje politike apo edhe ka firmosur dekrete në favor të partive politike që ai parapëlqen ndofta? Pse more a nuk i lejohet njeriut të shprehë politikisht bindjet e veta politike, ndërkohë që nuk ka asnjë veprim juridik nga ana e tij, asnjë dekret, ku ai të ketë shkelur Kushtetutën!

Ai i ka ndarë me mur pikëpamjet dhe parapëlqimet e veta politike nga veprimtaria e tij kushtetuese si President! Ai duhet lavdëruar për këtë.

Apo ta shkarkoni sepse në orarin e punës si President ndofta ka bërë deklarime të njëanëshme politike. Eshtë marrë me punë private. Poooo, kjo poooo, ka shkel kodin e punës, duke mos respektuar ndofta 8 orarëshin. Kjo akuzë mund të eci në Gjykatën Kushtetuese! Hahahahaha!

Ku e ndalon Kushtetuta presidentin të ketë pikëpamjet e veta politike, ndërkohë që këto pikëpamje nuk materializohen në dekrete antiligjore që do të cënonin vetë funksionin e tij!

Edhe unë do të doja një President as mish a peshk, por tjetër se çfarë dua unë, sepse nuk do të doja as edhe një kryeministër që në fushatë elektorale do të shkonte te qendrat ku veteranët çpoheshin në krah me vaksina për të marrë urimet e tyre. Por, kjo nuk vlen as për të shkarkuar Presidentin a për të shkarkuar kryeministrin. A sa për retorikë politike! Pooooo, shaj sa të duash! Futja kot!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

10:48 : 26/08/2025
SHOW BIZ

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

10:37 : 26/08/2025
AKTUALITET

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

10:19 : 26/08/2025
BOTA

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

10:12 : 26/08/2025
BOTA

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

10:08 : 26/08/2025
AKTUALITET

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

09:55 : 26/08/2025
Para

Goditet grupi i tr*fikantëve shqiptaro-italian që vepronte në veriun e Italisë/ Detaje

TË GJITHA

Gjendet i vetëvarur i moshuari në Maliq

10:48 : 26/08/2025

Jori Delli rrëfen ngjarjen e rëndë familjare: Babai im pësoi infarkt, spitali i Vlorës nuk u kujdes

10:37 : 26/08/2025

Trafikimi i armëve nga Kosova në Shqipëri, arrestohet në Laç 41-vjeçari në kërkim/ EMRI

10:19 : 26/08/2025

Rubio bisedon për luftën në Ukrainë me homologët evropianë

10:12 : 26/08/2025

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

10:08 : 26/08/2025

Qarkullonte me armë zjarri në Tiranë, arrestohet 38-vjeçari/ EMRI

09:55 : 26/08/2025

Borsh – Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet 26-vjeçari/ EMRI

09:36 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com