• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paralajmërimi i SHBA/ Rusia do të sulmojë Ukrainën brenda pak ditësh

18:35 : 17/02/2022
në BOTA

Presidenti Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken thanë të enjten se ekziston një rrezik i lartë që Rusia të sulmojë Ukraninën brenda disa ditësh.

Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të shkonte në Kombet e Bashkuara për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, ku zoti Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të sulmojnë Ukrainën nga brenda disa ditësh.

Presidenti Biden tha se janë të “gjitha shenjat” se Rusia po planifikon të ndërhyjë në Ukrainë.

“Ata nuk kanë larguar asnjë nga trupat, kanë dërguar më shumë trupa. Kemi arsye të besojmë se po angazhohen në një operacion për të krijuar pretekst për të ndërhyrë. Të gjitha shenjat tregojnë se ata janë gati të ndërhyjnë në Ukrainë, të sulmojnë Ukrainën”, tha Presidenti Biden.

Zoti Biden udhëzoi Sekretarin e Shtetit Antony Blinken të ndryshonte planet e tij të udhëtimit në minutën e fundit për të folur në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Ukrainën. Zoti Blinken tha se forcat ruse po përgatiten të ndërmarrin një sulm ndaj Ukrainës.

Lexo edhe:

No Content Available

“Rusia thotë se po i tërheq forcat. Ne nuk po e shohim një gjë të tillë të ndodhë në terren. Informacioni që kemi tregon qartë se këto forca, përfshirë trupat tokësore dhe aeroplanmbajtëse, po përgatiten të nisin një sulm kundër Ukrainës në ditët në vijim”, tha ai.

Zoti Blinken tha se Moska po përgatit një pretekst për sulm ndaj Ukrainës.

“Mund të jetë një akt i dhunshëm për të cilin Rusia do të fakjësojë Ukrainën ose një akuzë e fortë që Rusia mund të bëjë ndaj qeverisë ukrainase. Nuk e dimë saktësisht formën që do të marrë. Mund të jetë një sulm i sajuar i ashtuquajtur terrorist brenda Rusisë; një pretendim i rremë për zbulimin e një varri masiv, ose një sulm i orkestruar me dron kundër civilëve, ose një sulm i rremë dhe ndoshta dhe i vërtetë me armë kimike”, tha sekretari Blinken.

Megjithatë Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe se i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov një takim në Evropë javën e ardhshme.

“Më lejoni të jem i qartë, jam këtu sot jo për të filluar një luftë, por për ta parandaluar atë”, tha zoti Blinken.

Sekretari i Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që duke ndarë informacionet që kanë me botën, të mund të ndikojnë “që Rusia të braktisë rrugën e luftës dhe të zgjedhë një rrugë tjetër ndërsa ka ende kohë”.

Ndërkohë Departamenti i Shtetit tha se Rusia ka urdhëruar zëvendës shefin e misionit amerikane në Moskë, Bartle Gorman, të largohej nga vendi.

Departamenti i Shtetit e cilësoi këtë masë një veprim “të paprovokuar” dhe “një hap përshkallëzues”. Rusia nuk ka dhënë detaje se përse po e dëbon zotin Gorman./VOA

Etiketa: ukraine boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Laçi nxjerr në shitje biletat për sfidën ndaj Kukësit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com