• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar”, studimi tregon pasojën shqetësuese të koronavirusit

12:49 : 17/02/2022
në AKTUALITET, SHENDETI

Lexo edhe:

No Content Available

Pasi ka kaluar kulmi i infeksioneve, bota është me shpresë se shumë shpejt do të lërë pas krahëve pandeminë. Kurba e rasteve të reja ka filluar të bjerë dhe duket sikur sëmundja kalohet më lehtë. Megjithatë, të mos kesh pothuajse asnjë simptomë kur je me Covid, nuk do të thotë se nuk mund të kesh ndërlikime në të ardhmen.

Një studim i fundit ka treguar se ekziston një lidhje midis infektimit dhe zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, pavarësisht nëse keni qenë asimptomatik apo me simptoma.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature”, bazohet në studimin e 150 000 personave të infektuar. Prej tyre, një numër i konsiderueshëm kanë zhvilluar më pas sëmundje kardiovaskulare. Studimi arrin në përfundimin se ata që janë infektuar kanë 52% më shumë gjasa të kenë një goditje në tru dhe 72% me shumë gjasa vuajnë nga probleme të zemrës të çdo lloji.

Ziyad Al-Aly, një nga bashkautorët e studimit, siguron se “nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër, nëse pi duhan apo jo”, për të gjithë “rreziku është aty”.

 

Hulumtime të tjera paralajmëruan për rrezikun e shfaqjes së vonshme të problemeve kardiovaskulare pas infeksionit. “Ky zbulim thekson rëndësinë e parandalimit të COVID dhe sugjeron që ndjekja e kujdesshme mund të jetë e nevojshme për çdo pacient që ka përjetuar infeksion SARS-CoV-2, qoftë simptomatik apo asimptomatik,” përfundon studimi.

Dëmet që virusi mund të shkaktojë në zemër janë të shumëllojshme. Sipas një studimi të publikuar nga “JAMA Cardiology”, 27.8% e 187 pacientëve të infektuar që ishin analizuar kishin dëmtime të zemrës, të ngjashme me atë që ndodh pas një ataku kardiak.

Megjithatë, ka edhe studime të tjera më qetësuese, si ai i kryer nga Spitali Universitar Quirónsalud Madrid, i cili, pas studimit të 367 pacientëve, arriti në përfundimin se inflamacioni që ndodh në indin muskulor të zemrës zakonisht ulet me kalimin e kohës, pa shkaktuar probleme.

Etiketa: studimi tregon pasojën shqetësuese të koronavirusit

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zhduket 37-vjeçarja, e ëma denoncon në polici

TË GJITHA

Nallbati pas daljes nga SPAK: U thirra për konfliktin e stisur nga Peleshi dhe çerrat e tij!

10:21 : 27/10/2025

Bllokohet Kakavija dhe Qafë Bota, doganierët grekë në grevë

10:13 : 27/10/2025

Tragjike në Itali! I riu shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e gjumit, mister arsyet/ EMRI

10:07 : 27/10/2025

Doganierët grekë në grevë/ Bllokohen pikat kufitare të Kakavijës dhe Qafë Botës

09:57 : 27/10/2025

PD mbledh grupin parlamentar para seancës plenare, mbahet me dyer të mbyllura

09:53 : 27/10/2025

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025

Arrestohet një prokuror në Prizren nën dyshimet për ryshfet

09:39 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com