• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kosova, 14 vjet e pavarur/ Ja urimet e Metës, Ramës e Bashës

08:46 : 17/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë uruar me mesazhe në rrjetet sociale 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjete sociale, me imazhe nga lufta e deri te shpallja e Kosovës shtet i pavarur.

Mirëmëngjes. Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovë”, shkruan Rama.

Me një urim për Kosovën e ka nisur mëngjesin edhe presidenti Ilir Meta. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohjen dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës. “Gëzuar Kosovë e dashur! Mirënjohje përjetë Heronjve, Dëshmorëve, luftëtarëve dhe etërve të Pavarësisë së Kosovës! Shqipëri-Kosovë gjithmonë krah njëra-tjetrës”, shkruan Meta.

Lexo edhe:

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë i pranishëm

Ndërsa, Lulzim Basha shkruan se përulet me nderim dhe mirënjohje para presidentit Ibrahim Rugova, Adem Jasharit dhe të gjithë ushtarëve që luftuan për Kosovën.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë! Gëzuar këtë ditë fatlume shqiptarëve kudo në botë. Në përvjetorin e 14-të të shtetit të Kosovës, përulemi me nderim dhe mirënjohje para Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar Adem Jashari, luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarëve, patriotëve, bijëve dhe bijave të kombit tonë që kanë kryer sakrificën më sublime për pavarësinë.

Kjo ëndërr e bukur lirie, është sot demokracia më e gjallë e rajonit që, pavarësisht vështirësive, gëzon tashmë rrënjët e forta të një shteti me institucione të konsoliduara dhe stabilitet politik, i cili punon me vullnet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për integrimin euroatlantik. Edhe në këto kohë sfiduese, jam krenar për arritjet e deritanishme dhe shpresëplotë për të ardhmen e Kosovës, me të cilën do të ecim vllazërisht përpara, drejt fatit tonë europian. Gëzuar Kosovë e dashur”, shkruan Basha.

Sot 14 vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë.

Lajme të lidhura

BOTA

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

15:25 : 19/09/2025
AKTUALITET

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë i pranishëm

15:17 : 19/09/2025
BOTA

Sfidë për privatësinë e fëmijëve! Lançohen syzet “Ray-Ban Display” me ekran, kamër dhe byzylyk nervor

15:09 : 19/09/2025
AKTUALITET

Bardhi dënon vendosjen e tritolit pranë banesës së Xhelal Mziut, kritika policisë

15:07 : 19/09/2025
AKTUALITET

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025
Para
Foto: Instagram

Zbulohen planet e Beatrix Ramosaj për në finalen e 'Big Brother VIP'

TË GJITHA

Ushtria izraelite paralajmëron sulm të madh në Gaza: Banorët duhet të largohen

15:25 : 19/09/2025

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, Erion Veliaj kërkon të jetë i pranishëm

15:17 : 19/09/2025

Sfidë për privatësinë e fëmijëve! Lançohen syzet “Ray-Ban Display” me ekran, kamër dhe byzylyk nervor

15:09 : 19/09/2025

Bardhi dënon vendosjen e tritolit pranë banesës së Xhelal Mziut, kritika policisë

15:07 : 19/09/2025

E moshuara grabitet në mes të rrugës në Korçë, arrestohet agresori 41-vjeçar

14:49 : 19/09/2025

Rama sulmon inspektorët: Ndërtohet në mes të Tiranës, por shikojnë vetëm matanë Dajtit

14:35 : 19/09/2025

U sulmua nga Rama për ‘fshatin turistik’ pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

14:33 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com