Gjykata e Tiranës ka pushuar padinë e ngritur nga kreu i PD-së Lulzim Basha ndaj aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, të cilën e akuzonte për shpifje.
Basha e kallëzoi penalisht Kokalarin pas akuzave të kësaj të fundit se e kishte “shitur” ish-kryeministrin Berisha për të mbyllur dosjen e tij që kishte në SHBA, sa i përket lobimit rus.
Çështja është pushuar pasi as kryedemokrati Basha dhe as avokati i tij nuk u paraqitën në seancë.