• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit

08:01 : 16/02/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fundit, ngërthejnë në mënyrë perfekte paradoksin e opozitës zyrtare. Fjala është për intensifikimin, në njërën anë, të denoncimeve nga deputetët që përfaqësojnë PD-në e vulës, në komisionin hetimor për inceneratorët dhe nga ana tjetër, bashkimin e votave me Edi Ramën që bënë 38 prej tyre, duke zgjatur mandatin e trupës të vettingut.

Në pamje të parë të duket sikur kemi të bëjmë me dy opozita të ndryshme. Puna që po zhvillon komisioni i inceneratorëve për të zbardhur një grabitje spektakolare do të ishte e mjaftueshme, jo vetëm për shembur çdo qeveri, por edhe për të hapur dyert e burgjeve katër kanat. Nën drejtimin dhe me bekimin e Edi Ramës, një grup i strukturuar, i ka dhënë pak njerëzve që sot janë në arrati, miliona euro nga buxheti i shtetit, për tre inceneratorë që ende gjashtë vite nga fillimi i këtij projekti, nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Faktet që po zbardhen përditë të trondisin. Vetë pesonalisht i ndoqa me vëmendje denoncimet e panumërta që u bënë në komisionin hetimor, për inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm ka nënshkruar në kundërshtim me ligjin për t’i hapur rrugë skemës së ‘Integrated Energy BV”, duke rëmbyer një tagër që nuk i takon, atë të Këshillit Bashkiak, por vazhdon i paguan kompanisë tarifën e incenerimit të mbledhur nga xhepat e kryeqytetasve, ndërkohë që plehërat vetëm groposen.

Nga ana tjetër, ai nuk e ka çuar ndërmend ta gjobisë koncesionarin për punët e pa realizuara, pavarësisht se kontrata e parasheh një gjë të tillë.

Lexo edhe:

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

Ai vazhdon të furnizojë një projekt, që ndonëse u miratua me shifër të gënjeshtërt (do të kushtonte vetëm 90 milionë euro), do të rëndojë mbi xhepat tanë me më shumë se katërfishin e këtyre parave.

Në fakt, llogaria me këtë katrahurë që po i nxjerr bojën SPAK-ut të ambasadorëve nuk bëhet sipas kriterit se sa kanë përfunduar në qeli, por me atë se sa nga ata që e meritonin prej kohësh të qenë aty, bëjnë varavingo akoma jashtë.

Pikërisht kjo lloj llogjike, të të kënaqurit me rezultatet sa për sy e faqe, të të bërit betejë sa për të siguruar një alibi, shpjegon dhe paradoksin që vumë re ditët e fundit.

Duke mbrojtur paralelisht me denoncimin e vjedhjeve edhe badigardët e hajdutëve në drejtësinë e re, opozita e vulës aktroi një film të keq, të parë disa herë me radhë. Sjellja e saj qe njësoj si futja në koalicion pas çadrës në 2017, si tryeza me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve, si marëveshja e 5 qershorit pas protestave me molotov.

Ato të gjitha i përngjajnë fabulës së zjarrfikësit që shuan flakën që ka ndezur vetë.

Prandaj, këtë herë, zelli që po tregon PD-ja e vulës në komisionin hetimor për inceneratorët nuk mund ta fshehë aspak mëkatin e pashlyeshëm të votës për zgjatjen e mandatit të vettingut. Kësaj fabule i ka dalë boja. Ajo tani po djeg të gjithë ata opozitarë që shtiren sikur ndeshen me krimin, por në fakt kërkojnë kushte më të favorshme në një pakt të ri me të. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025
AKTUALITET

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025
AKTUALITET

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në Shkodër, njëri prej tyre polic

22:02 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga shitës perimesh në kriminel, Dumani: Krimi im i parë, njohja me Talo Çelën dhe ‘biznesi’ i bandës

22:02 : 10/09/2025
Para

Prokurorja Edlira Cufi përballet me vetingun/ Nga raporti i DSIK te debatet në seancë

TË GJITHA

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025

Dorëheqja e Dredhës në Vlorë, reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku Rama shkarkoi një drejtor

22:39 : 10/09/2025

Bashkia e Kavajës pastron koshat e mbeturinave, por “harron” papastërtinë në rrugë

22:27 : 10/09/2025

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

22:21 : 10/09/2025

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në Shkodër, njëri prej tyre polic

22:02 : 10/09/2025

Nga shitës perimesh në kriminel, Dumani: Krimi im i parë, njohja me Talo Çelën dhe ‘biznesi’ i bandës

22:02 : 10/09/2025

“Më kërcënuan”/ Drejtori i shkollës në Pukë u ndan mësueseve klasat me miqësi, jo sipas pikëve në dosje

21:49 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com