• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët/ PS bllokon punën e Komisionit Hetimor, Tabaku: Ja kush po ju sjell mesazhe

12:07 : 16/02/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Komisioni hetimor parlamentar për Inceneratorët është përfshirë nga debatet lidhur me dëshmitarët e thirrur.

Deputetët socialistë po vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ashtu sikundër edhe dje, për të mos lejuar dhënien e dëshmive, të emrave që ata i konsiderojnë si në konflikt interesi.

Eduart Shalsi, deputet i PS, u shpreh se nuk mund të merren dëshmitë e personave që kanë dhënë dëshmi në SPAK, pavarësisht pozicionit të tyre në aferën e inceneratorëve.

Shalsi ka propozuar që të merren dy ekspertë ligjorë, të pavarur, për të dhënë mendimet e tyre, nëse lejohet marrja e dëshmive të personave që janë të paditur apo janë thirrur nga SPAK.

Deputeti i PD, Lefter Gështenja, akuzoi socialistët se po bëjnë avokatinë e personave që kanë fituar miliona dhe që sot janë në kërkim nga SPAK.

Lexo edhe:

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

“Më vjen keq pse bëheni avoketër të Klodian Zotos, Stela Gugalljas apo Mirel Mërtirit, që janë në kërkim, që kanë fituar miliona euro dhe mund të marrin avokatët më të mirë për tu mbrojtur. Pyetja që kam ndaj jush është: a do ti shkojmë deri në fund këtij hetimi apo jo”, iu drejtua Gështenja, deputetëve të PS-së.

Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit Hetimor, gjithashtu akuzoi deputetët e PS se po dirigjohen me qëllim bllokimin e punës së komisionit.

“Ju po intimidoni dëshmitarët, ju po bllokoni punën e Komisionit Hetimor, por harrojeni se do mund ta bëni. Ky hetim do të shkojë deri në fund. Ju vijnë sms dhe ju intimidoni çdo dëshmitar që nuk ju pëlqen dhe kjo është e turpshme”, tha Tabaku, duke aluduar se mesazhet në drejtim të socialistëve, vijnë nga Plarent Ndreca.

Ashtu si edhe në mbledhjen e djeshme, deputetët e PS kanë tentuar që të bllkojnë marrjen e dëshmive, dhe kjo sipas Tabakut, ka lidhje me faktet që po dalin në dritë nga dëshmitarët.

Tabaku argumentoi se Komisioni Hetimor është duke publikuar dosjen dhe duke vendosur dëshmitarët përpara përgjegjësisë ligjore. Faktet dhe provat janë shumë të rënda, tha Tabaku, ndërsa anëtarët e mazhorancës mundohen të bëhen palë dhe të dështojnë punën e Komisionit.

“Ky Kuvend ka një tjetër eksperiencë të ngjashme. Sepse ku ju dëgjoj që nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite, çuditem. Ka ndodhur me komisionin hetimor për 21 Janarin ku ka qenë opozita dhe mazhoranca. Ka ardhur të dëshmojë kushdo që ka shkuar përpara prokurorisë, ka ardhur dhe në prokurori. Në qoftë se do të bëhesh palë me ato që duan ta dështojnë këtë komision hetimor, mua më vjen keq por nuk bëhem dot palë. I kërkoj stafit të Kuvendit të na nxjerrin dosjen hetimore të 21 Janarit si është proceduar me personat që kanë qenë në hetim, të paditur, dëshmitarë. Nuk ka asnjë pengesë ligjore për dëshmitarët që të vijnë këtu dhe të flasin”, tha Jorida Tabaku.

Komisioni Hetimor ka ndërprerë punimet të paktën 4 herë për disa minuta me argumentin se palët duhet të dakordësohen lidhur me procedurat që duhen të ndiqen për marrjen e dëshmive të emrave të thirrur nga Komisioni.

Më herët, deputeti Edmond Spaho i PD deklaroi tërheqjen nga Komisioni, duke u shprehur se nuk ka asnjë besim se hetimi do të zbardhë këtë aferë, për shkak të qëndrimit bllokues dhe intimudues të deputetëve të PS.

“E kemi të pamundur të marrim dokumentet, por edhe dëshmitë. Do të dalim me dy raporte në fund, mbajeni mend, ndaj unë kam vendosur të largohem nga ky Komision”, tha Spaho. Në përgjigje të deklaratës së Spahos, Tabaku tha se “edhe ndaj nesh ka pasur presione, por nuk tërhiqemi dhe do i shkojmë deri në fund hetimit”. Tabaku tha se Spaho do të zëvendësohet nga një tjetër deputet i PD, në mënyrë që puna e Komisionit të mos bllokohet.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025
Para

Zbardhen emrat/ Ja me kë do përfaqësohet PS në Komisionin për zgjedhoren

TË GJITHA

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në ‘Opinion’

12:06 : 10/05/2025

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025

Nga Çil Pali tek Lul Morina/ Rama lëshon biznemenët me background kriminal rrugëve për të blerë vota

11:54 : 10/05/2025

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025

E rëndë në Lushnjë! Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit

11:39 : 10/05/2025

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com