• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari Olldashi jep fakte mbi aferën e inceneratorëve, deputetët e PS bojkotojnë mbledhjen e Komisionit

16:37 : 15/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Gazetari Jetmir Olldashi u shpreh në Komisionin Hetimor parlamentar se u dënua nga Gjykata e Tiranës lidhur me aferën e inceneratorëve për shkak të denoncimeve që ka bërë, ndërkohë që SPAK ka ngritur akuzat ndaj Mirel Mërtirit, për çështje që portali Boldnews.al ka denoncuar.

Olldashi, në cilësinë e dëshmitarit, tha se Mirel Mërtiri ka paditur disa media, të cilat nuk iu bindën për të fshirë denoncimet, shkrimet dhe lajmet lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Në vitin 2016, kemi bërë një emision të tërë në emisionin Të Paekspozuarit, pa u dhënë ende koncensionet. Më pas kemi hulumtuar lidhur me aferën.

Kemi botuar një shkrim, lidhur me një aferë në Zimbabve, ku u dënua edhe ministri i Shëndetësisë, ndërsa në foton e publikuar shfaqej shtetasi Ilir Dedja, por ai në fakt ishte Mirel Mërtiri, dhe ne e pasqyruam këtë skandal, duke e lidhur me situatën në Shqipëri, duke ngritur pyetjen: si ka mundësi që në Zimbabve dënohet një ministër, ndërsa Mërtiri, i cili shkon me emër tjetër në Zimbabve, pra duke mashtruar, bënte miliona euro pasuri, dhe nuk hetohej”, tha Olldashi.

Në kohën kur gazetari po jepte fakte mbi aferën, deputetët e PS kanë bojkotuar Komisionin Hetimor Parlamentar, duke tentuar që të ndërpresin mbledhjen e Komisionit. Deputetët e PS kanë tentuar të pengojnë dhënien e dëshmisë nga gazetari Olldashi me preteksin se ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës. Çuditërisht sapo gazetari ka nisur të prezantohet, në celularët e deputetëve të PS ka mbërritur mesazh, për të penguar dhënien e dëshmisë me një argument qesharak.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga socialistët që të mos intimidojnë dëshmitarët, për më tepër kur nuk ka vendime të formës së prerë. “Po bëni një lojë jo serioze me gazetarët, po përpiqeni ti ekspozoni si personave që kanë probleme me ligjin, ndërkohë që ata i kanë këto probleme i janë krijuar nga ata që kanë problemet me aferat”, tha deputeti Edmond Spaho, duke iu drejtuar deputetit socialist Pëllumbi.

Gazetari Olldashi duke shpjeguar dënimin, pas padisë së Mirel Mërtirit, tha se u dënova për shpifje, ndërkohë që në shkrimet që ne kemi botuar, thuhen të njëjtat informacione, për të cilat SPAK ka shpallur në kërkim Mirel Mërtirin.

“Në seancën e zhvilluar në Gjykatë, avokatët e z.Mërtiri kanë kërkuar fshirjen e të gjithë shkrimeve, ndërsa ne si redaksi kemi vendosur që të mos marrim reklama nga kompani që kanë pasur probleme me ligjin apo me afera të tilla”, tha Olldashi, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse keni pasur ose jo intimidime, nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto apo Stela Gugallja.

Gazetari tha se është dënuar nga një gjyqtar që lëviz me një makinë Porche në Tiranë, me targa amerikane, që ende nuk ka kaluar në Vetting, dhe çuditërisht nuk i vjen rradha e Vetting.

“Kam dy dokumente, njëri që thotë se Prokurori ka kërkuar fajësi, ndërsa në vendimin e zbardhur të Gjykatës thuhet se Prokurori ka kërkuar pafajësi. Ky është një vendim pacavure. Një apel kam për deputetët, se ajo që po ndodh është se po kapet drejtësia, e cila dënon pa prova ata që denoncojnë skandale. Mua më ka dënuar një gjyqtar që se ka kaluar ende vetting, që lëviz me makinë Porche në Tiranë, dhe nuk dihet kur i vjen rradha e Vetting”, tha Olldashi.

Gazetari Olldashi u dënua për shpifje pas akuzave të Mirel Mërtirit, ndërkohë që pak ditë pas vendimit të dhënë nga gjyqtari Besnik Hoxha, SPAK konfirmoi akuzat ndaj Mërtirit, duke e shpallur në kërkim lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, i mbështetur nga prokurori Isa Jata, vendosi të shpallte fajtor dhe të dënonte redaksinë e “Boldnews.al” për raportimet mbi personazhin Miren Mërtiri, si edhe lidhjet e tij e bashkëpunëtorëve të ngushtë të tij, me nivelet e larta qeveritare, për të realizuar atë që konsiderohet nga redaksia si “sipërmarrje korruptive dhe kriminale e inceneratorëve”.

Në vendimin e gjyqtarit Hoxha gazetari Olldashi u dënua me një gjobë prej 100 mijë lekë këtë media, duke e konsideruar si shpifje, identifikimin në një shkrim nga Boldnews të një biznesmeni shqiptar, në një foto të publikuar nga mediat në Zimbabve, në kuadër të një skandali, ku personi i identifikuar nga Boldnews gjendej me Presidentin e Zimbabves dhe ministrin e shëndetësise, i arrestuar për abuzim me fondet publike.

Lidhur me vendimin e dhënë nga gjyqtari Hoxha, ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë, e cila shpreh shqetësimin për këtë tentativë të “mbylljes së gojës” së një medie, si dhe për influencën e padenjë të që ushtrohet ndaj mediave e në kurriz të tyre, vetëm sepse kryejnë misionin që kanë: informimin e publikut”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025
BOTA

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025
SPORT

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025
BOTA

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024
AKTUALITET

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025
BOTA

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025
Para

"Ishte dashuri me shikim të parë"/ Ja kush është çifti i parë i 'Love Story 2'

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025

Joe Bideni është diagnostikuar me kancer ‘agresiv’ të prostatës

22:26 : 18/05/2025

Papa Leo XIV takohet me Zelensky, çfarë u diskutua mes tyre

22:16 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com