• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lulzim Basha si besniku i “Toto Riinas”

13:30 : 14/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Lulzim Basha ashpërsoi akuzat publike ndaj Kryeministrit Edi Rama, të cilin e krahasoi me Toto Riina-n, një prej kapove më të frikshëm të mafies italiane për dekada me rradhë.

Basha i bëri akuzat teksa riktheu në vëmendjen aferën e inceneratorëve, për të cilën bëri përgjegjës direkt Ramën, duke e lidhur këtë me faktin se 430 mln euro kurrësesi nuk do të jepeshin pa bekimin e tij.

Por koha ka treguar se kur nga Lulzim Basha ka ashpërsim tonesh, ka edhe tryeza apo bisedime bisedime, të cilat pasohen nga marrëveshje, përmes të cilave i fituar del gjithmonë Edi Rama.

Kjo ndodhi në 2017-ën, kohë kur Lulzim Basha kishte ngritur çadrën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, poshtë zyrave të Edi Ramës, dhe që andej pothuajse çdo mëngjes, drekë apo darkë, bënte thirrje për thyerje xhamash, shpimin e gomave të makinave, goditje me grusht, apo denonconte komplotet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

Në fund gjithçka u shua me një takim disa orësh dhe më pas me marrëveshjen e njohur tashmë si ajo e 17 majit, ku Rama dhe Basha, u shfaqën bashkarisht si dy miq të rinj, që kishin lidhur ndoshta edhe besën, për atë që do të vinte më pas.

Kuptohet që nga kjo marrëveshje i fituar doli Edi Rama, i cili mori një tjetër mandat qeverisës, ndërsa Lulzim Basha vijoi qetësisht mbajtjen e kontrollit të opozitës, ku secili ishte një gjel në kafazin e tij.

Me publikimin e dosjeve 184 dhe 339, njëra e Dibrës dhe tjera e Durrësit, u faktua manipulimi i votave, ndërsa të përfshirë dilnin eksponentët më të lartë të Rilindjes, në bashkëpunim me struktura apo grupe, me apo paprecedent. Denoncimi i dy dosjeve u shoqërua me akuza, replika e debate, betime e përbetime, ndërsa në tryezën politike ishte shtruar çështja e reformës zgjedhore.

Basha në atë kohë përbetohej se nuk do të kishte zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, se nuk do të ulej në bisedime për reformën zgjedhore me eksponentët e krimit elektoral, sikundër ai konsideronte disa nga emrat e dalë në përgjime, përfshi këtu edhe Damian Gjiknurin dhe Ulsi Manjën.

Koha tregoi se Lulzim Basha i harroi shpejt përbetimet dhe u ul në tryezën e diskutimeve me përfaqësuesin e caktuar nga Edi Rama, i cili nuk nguroi që të çonte Damian Gjiknurin. Ky i fundit, i denoncuar në dhjetra konferenca për mediat nga Basha dhe të tijët, u pranua si negociator për reformën zgjedhore, ndërsa justifikimi për uljen në tryezë me “tërmetin e Dibrës” ishte se opozita nuk mund të detyronte Edi Ramën të caktonte një tjetër emër si negociator.

Edhe kjo reforma nuk i dha asnjë rezultat elektoral Lulzim Bashës, i cili koleksionoi si trofe humbjen e rradhës, por pa harruar betimin se “beteja sapo ka nisur”.

Dhe në kuadrin e betejës me Ramën, në një kohë kur opozita shfaqet më e çorganizuar edhe se garnizonet turke në fund të shkëlqimit të perandorisë, duke përdorur si mburojë integrimin, Basha shkon në Kuvend dhe voton ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga Rilindja, për zgjatjen e mandateve të disa komisionerëve të vetting.

Në shkëmbim të votave, Rama i jep mundësinë e ngritjes së dy komisioneve, njërit për reformën territoriale dhe tjetrit për atë zgjedhore. Në të dy këto komisione, nuk është çudi që Rama ti çojë Bashës emrat që ai sulmon më fort, që i akuzon për skandale e afera, dhe sërisht ai mund të justifikohet me argumentin se nuk mund të detyrojë palën tjetër për të caktuar përfaqësuesit e saj në Komisioneve.

E ndërsa zgjedhorja është kthyer në një rutinë pas çdo zgjedhjeje, për Territorialen, Edi Rama ka pohuar se është i gatshëm të ulet në diskutime, që me shumë gjasa do të përmbyllen me një takim apo tryezë mes tij dhe Lulzim Bashës.
Nëse i rikthehemi akuzave të djeshme se Edi Rama ishte një Toto Riina, i bie që Luli do të ulet në bisedime për territorialen pikërisht me atë që etiketon si kryemafioz.

Deri më tani, Basha është shfaqur si besnik i Ramës, qoftë edhe për ato marrëveshjet që ka arritur dhe për të cilat thotë se është gënjyer, mashtruar apo Kryeministri i ka shkelur.

Në Itali, Toto Riina, kishte si besnik të tijin Bernardo Provenzianon, megjithëse pati dyshime se edhe ky e tradhëtoi në momentet e fundit, por që kurrë nuk u provuan.

Dhe meqë herë pas here ka përzemër të citojë Falconen apo Borselinon, dy magjistratët që luftuan deri në fund mafien e Toto Riinës, Basha të paktën ka një detyrim moral për të thënë se cilit personazh i ngjason më shumë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025
SPORT

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025
SHENDETI

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025
Teknologji

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025
BOTA

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025
Teknologji

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025
Para

“Raketat ruse do të bien mbi qytetet e Ukrainës”, paralajmërimi i ministrit britanik

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com