• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Frika se Rusia do të sulmojë Ukrainën, ja ç’po ndodh me bursat në Europë

14:52 : 14/02/2022
në BOLD BLOG, BOTA, EKONOMI

Aksionet europiane po shiten dhe tregtarët po nxitojnë drejt aseteve të sigurta të hënën, teksa kancelari gjerman Olaf Scholz përgatitet të udhëtojë në Moskë në një përpjekje të re për të penguar Rusinë që të nisë pushimin e Ukrainës.

Indeksi rajonal i Stoxx Europe 600 ra 2.9 për qind në tregtimet e mëngjesit. Treguesi FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar ra me 2.2 për qind ndërsa Dax 30 i Gjermanisë dhe Cac 40 i Francës ranë secili me më shumë se 3.5 për qind. Kontratat e së ardhmes S&P 500 ranë 1 për qind, duke sinjalizuar se indeksi i aksioneve në SHBA mund të bjerë më tej pas reduktimit me gati 2 për qind të premten.

Rënia e së hënës erdhi pasi Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, tha të dielën se një sulm nga Rusia kundër Ukrainës mund të fillojë “çdo ditë tani”, duke përfshirë “këtë javë që vjen, para përfundimit të Lojërave Olimpike”. Komentet e tij erdhën pasi vendet perëndimore vazhduan të tërhiqnin personelin diplomatik dhe ushtarak nga Ukraina dhe linjat ajrore anuluan fluturimet për në vend. Disa vende evropiane po përgatiten të pranojnë një vërshim refugjatësh në rast të veprimeve ushtarake.

Scholz do të udhëtojë për në Kiev të hënën dhe do të shkojë në Moskë të martën. Lideri gjerman pritet t’i kërkojë Putinit të de-përshkallëzojë situatën në kufirin me Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i qeverisë. Ai gjithashtu do të japë mesazhin se “sa të rënda do të ishin pasojat e një sulmi” për sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë dhe do të vërë theksin te fakti “se nuk duhet nënvlerësuar uniteti i BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.

Presidenti i SHBA Joe Biden bisedoi me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan e kishte bërë të qartë se Uashingtoni do t’i përgjigjej veprimeve ushtarake ruse “me shpejtësi dhe në mënyrë agresive”.

Lexo edhe:

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

Tregjet në javët e fundit nuk ishin prekur gjerësisht nga situata në kufirin Rusi-Ukrainë. Megjithatë, paralajmërimi i SHBA-së se një sulm mund të jetë i pashmangshëm shkaktoi një valë shitjesh aksionesh në Wall Street në fund të javës së kaluar dhe tani është përhapur në Evropë.

“Ndërsa perspektiva e një pushtimi rus të Ukrainës përparon, rriten edhe rreziqet e sanksioneve ekonomike të SHBA-së. Këto mund të kenë efekte më të mëdha se raundet e mëparshme të sanksioneve dhe mund të dëmtonin firmat në mbarë botën, jo vetëm në Rusi,” tha Dan Wang, një analist në Gavekal Research.

Strategët në Rabobank shtuan se “sanksionet [në Rusi] do të kishin një ndikim dramatik në çmimet e energjisë, ushqimit dhe metaleve kryesore”.

Kontratat evropiane të gazit natyror për furnizimin e muajit të ardhshëm u rritën 12 për qind të hënën në 83.41 € për megavat orë. Treguesi referencë ndërkombëtar i naftës, Brent, u rrit deri në 96,16 dollarë, niveli më i lartë në më shumë se shtatë vjet.

“Nëse pretendimet perëndimore për pushtimin rus të Ukrainës do të rezultojnë të pabazuara [ose] Rusia tërheq trupat e saj nga kufijtë e saj perëndimorë, çmimet e naftës do të bien,” tha Tamas Varga nga PVM Oil Associates, një ndërmjetës. “Por ne po ecim përpara dhe për momentin të gjithë sytë janë te Ukraina dhe te niveli 100 dollarë për fuçi”. / Financial Times- MONITOR

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
SPORT

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025
BOTA

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025
SPORT

Nicolo Barella përsëri në “shënjestrën” e Real Madrid

10:44 : 20/07/2025
SHOW BIZ

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, reagon Efi: Shpifje e njerëzve të mjerë!

10:34 : 20/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

10:31 : 20/07/2025
Para

Johnson: Putin të tërhiqet nga humnera ukrainase

TË GJITHA

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025

Dy tërmete të fuqishme godasin Lindjen e Largët Ruse

10:50 : 20/07/2025

Nicolo Barella përsëri në “shënjestrën” e Real Madrid

10:44 : 20/07/2025

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, reagon Efi: Shpifje e njerëzve të mjerë!

10:34 : 20/07/2025

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe djalin, arrestohet 45-vjeçari

10:31 : 20/07/2025

EMRAT/ U kapën duke shkëmbyer kanabis, arrestohen tre të rinj në Durrës! Në kërkim dy të tjerë

10:23 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com