• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Fabrizio Lisit, Salianji: Lidhje e Agaçit, të hetohet Rama për kanabizimin

13:09 : 14/02/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Ervin Salianji, në një konferencë për mediat, tha se arrestimi i ish-gjeneralit të Guardia di Finanza, Fabrizio Lisi, po nxjerr në dritën e diellit fijet që lidhin Edi Ramën me operacionin kriminal të kanabizimit të Shqipërisë.

Salianji u shpreh se investigimet e medias italiane dhe shqiptare, tregojnë se miku italian i Ramës dhe njeriut të tij të më të afërt, Ëngjëll Agaçit, është personi që në kulmin e kanabizimit servirte raporte për asgjesimin e 99 përqind të drogës në Shqipëri.

“Arrestimi i Fabrizio Lisit dhe dalja në pah e lidhjeve të tij me njeriun më të afërt të Ramës, është prova se kthimi i vendit tonë në një Kolumbi, është bërë nga ata që kanë pushtetin politik, qeverisës dhe ekonomik, kriminal dhe që janë të zotë të korruptojnë e të fusin në thes edhe drejtues të lartë të Guardia di Financa-s italiane.

Çuarja para drejtësisë e njeriut që nën gradat e gjeneralit, ishte vënë nën shërbim të mafias së Kanabisit në Shqipëri, duhet të jetë pikënisja e një operacioni hetimi që do të çojë tek Edi Rama.

Lexo edhe:

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahemi

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

Investigimi i mediave ka nxjerrë në pah se gjenerali Fabrizio Lisi ishte mik i ngushtë me një avokat shqiptar që quhej Ëngjëll Agaçi.

Sipas investigimeve të medias italiane dhe asaj shqiptare, Ëngjëll Agaçi ka qenë lidhja e Lisit me Shqipërinë dhe për rrjedhojë porositësi i raportit kriminal të 99 përqind të kanabisit të eleminuar në Shqipëri.

Televizioni italian “RAI 3” publikoi një seri kronikash mbi trafikun e drogës nga Shqipëria. Në njërën prej tyre, flitej pikërisht për gjeneralin italian të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisi, i cili pas daljes në pension, drejtonte një shoqate kulturore italiane.

Shoqatës i ishin dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i ishte dhuruar nga një person i hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita dhe investimet e saj në Shqipëri.

Lidhjet e Agacit me gjeneralin e korruptuar italian, tashmë i arrestuar, janë provë se vetëm një njeri me pushtet absolut pranë Edi Ramë, mund të ndërmerrte një operacion të tillë dhe se Saimir Tahiri, ministri i dënuar për bashkëpunim me bandën e Habilajve, ishte vetëm zbatuesi i këtij operacioni”, tha Salianji.

Askush nuk do të guxonte të ndryshonte raportet e Guardia di Finanza, e aq më pak të kanabizonte Shqipërinë së bashku me krimin e organizuar pa lejen, bekimin, mbështetjen dhe porosinë e Edi Ramës, qoftë ky edhe Agaçi i tij.

Adhuruesi i Edi Ramës sot është në pranga në Itali pasi atje ka shtet ligjor e jo shtet që fle e ha me krimin. Ky është një rast tjetër ku britmat nga shteti italian për gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri kumbojnë, prej kohësh drejtues të antimafias italiane, prokurorë, drejtues të lartë të organeve ligjzbatuese italiane kanë ngritur alarmin për trafikun e drogës dhe krimin.

Pak kohë më parë përfaqësuesit e Italisë, ambasada italiane ngriti shqetësimin mbi problematikën e kanabizimit të Shqipërisë dhe rritjes së trafikut të kanabisit në drejtim të vendit fqinj. Ky shqetësim ende nuk ka marrë as vëmendjen e duhur se për tu adresuar as që bëhet fjalë.

SPAK duhet të provojë se meriton të mbështetet dhe të çojë para drejtësisë përgjegjësit e vërtetë të kanabizimit të Shqipërisë. Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të drejtësisë që në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të veprojë ndaj çdo zyrtari të korruptuar dhe të vendosur në shërbim të krimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahemi

14:24 : 16/06/2025
AKTUALITET

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025
Para

Xhaçka paralajmëron Rusinë të tërhiqet nga Ukraina

TË GJITHA

Vlora turistike e Ramës pa ujë prej javësh, qytetarët në “pikë të hallit”: S’kemi as me çfarë lahemi

14:24 : 16/06/2025

Nesër nis rinumërimi/ Celibashi: Do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë 85 kuti nga diaspora

14:23 : 16/06/2025

“Kështu lloj hallesh paçi gjithmonë”/ Balla ironizon opozitën: Po harxhoni energji kot!

14:14 : 16/06/2025

Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, dënohen me burg të përjetshëm Bledar Jambelli dhe Kristaq Leçi

14:07 : 16/06/2025

Përfshihet nga flakët biznesi te “Komuna e Parisit”/ FOTO

13:59 : 16/06/2025

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

13:54 : 16/06/2025

“Mos më llogarit, jam në SHBA”/ Socialistët “braktisin” kuvendin, kritika në mbledhje

13:39 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com