Fermerët e Devollit kanë zhvilluar një protestë para drejtorisë së Bujqësisë Devoll.
Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.
Në shenjë simbolike ata kanë fikur mjetet dhe i kanë parkuar në anë të rrugës.
Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.
Kjo sjell edhe rritjen e krizës me të cline përballnë fermerët e kësja zone të lënë në harrse nga qeveria dhe projektet e saj.