• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protesta/ Kamionistët kanadezë bllokojnë kufirin me SHBA

08:38 : 12/02/2022
në BOTA

Administrata e presidentit Biden po i kërkon qeverisë kanadeze të kryeministrit Justin Trudeau që të përdorë kompetencat e saj federale për t’i dhënë fund bllokadës së kamionëve nga kanadezët që protestojnë kundër kufizimeve për COVID-19, që ka detyruar industritë e automjeteve në të dyja anët e kufirit të ndërpresin ose të pakësojnë prodhimin.

Për të katërtën ditë me radhë shoferë të shumtë kamionësh që po marrin pjesë në protestë, kanë bllokuar Urën e Ambasadorëve që lidh qytetin Uindsor të Ontarios me Detroitin.

Bllokimi po detyron kompanitë e prodhimit të automjeteve si Ford dhe General Motors të mbyllin disa nga fabrikat dhe të pakësojnë prodhimin në të dyja anët e kufirit.

Shtëpia e Bardhë tha se Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe Sekretari i Transportit Pete Buttigieg biseduan me homologët e tyre kanadezë dhe u kërkuan që të ndihmojnë për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Kryeministri Trudeau mbajti një takim virtual me udhëheqësit e opozitës kanadeze të enjten vonë dhe tha se kishte folur me kryetarin e bashkisë të Uindsorit. Zyra e tij tha se ekziston vullneti për të bërë gjithçka që duhet për t’i dhënë fund bllokimit.

Lexo edhe:

No Content Available

Ndërkohë kryeministri konservator i Ontarios, Doug Ford, ndërpreu fondet për protestat duke i kërkuar një gjykate ngrirjen e miliona dollarëve dhurime për autokolonën e kamionëve që po mblidheshin përmes një faqeje në internet. Kompania Ford i ka dënuar me forcë protestat.

“Dëmi ekonomik i shkaktuar është i madh, dhe duhet të marrë fund,” tha kryebashkiaku i Uindsorit, Drew Dilkens.

Ura e Ambasadorëve është pika më e ngarkuar e kufirit SHBA-Kanada, ku realizohet 25% e gjithë tregtisë midis dy vendeve dhe pasojat e bllokadës u ndjenë menjëherë.

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po përgatiten për mundësinë e protestave të ngjashme frymëzuar nga kanadezët.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara thotë se ka marrë raporte njoftime se shoferët e kamionëve po planifikojnë “të bllokojnë rrugët në qytete kryesore të mëdha” të vendit në shenjë proteste kundër mandateve të vaksinave dhe për çështje të tjera.

Agjencia tha se bllokimi në Amerikë mund të fillojë në Kaliforninë Jugore që në fillim të kësaj fundjave, ndoshta duke penguar trafikun për finalen e kampionatit të futbollit amerikan, Super Bowl dhe të arrijë në Uashington në mars në kohën kur presidenti Biden planifikon mbajtjen e fjalimit për gjendjen e vendit, sipas informacionit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare që u sigurua nga agjencia Associated Press.

/VOA/

Etiketa: Kamionistët kanadezë bllokojnë kufirin me SHBA

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Big Brother

Ish-banorët e "Big Brother VIP" futen sërish në shtëpi për të darkuar me finalistët

TË GJITHA

Sulmi në Doha, reagon Shtëpia e Bardhë: Ishim njoftuar për goditjen

17:58 : 09/09/2025

Gazetari: Shteti e ka dhënë Shkodrën me koncesion, bandat kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme

17:55 : 09/09/2025

“Black out” në Berlin/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë është sulm politik

17:47 : 09/09/2025

Ronela Hajati publikon FOTOT me partnerin “misterioz”

17:44 : 09/09/2025

”Sylvinhos i ka dalë situata jashtë kontrollit”, ish-futbollisti: Ka një çarje mes lojtarëve dhe trajnerit

17:39 : 09/09/2025

Aksident i rëndë në Fier! Makina përplas 4-vjeçarin në mes të fshatit

17:27 : 09/09/2025

Zjarrëvënie pyjesh me vendim qeveritar

17:20 : 09/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com