• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kriza e Ukrainës/ DW: Gjendja vlerësohet si “shumë, shumë serioze”

15:09 : 12/02/2022
në BOTA, LAJMI I FUNDIT

SHBA e quajnë të mundur një sulm të Rusisë ndaj vendit fqinj, Ukrainës dhe dërgojnë trupa të tjera në Poloni. Presidenti Biden dhe aleatët perëndimore u konsultuan në një telefonatë.

Aleatët më të rëndësishëm perëndimorë janë konsultuar në një videokonferencë të premten (11.02) për krizën e Ukrainës dhe kanë theksuar edhe njëherë vendosmërinë për sanksione të shpejta e të thella në rast të një sulmi rus në Ukrainë. Nga qarqet qeveritare gjermane bëhet e ditur, se gjendja vlerësohet nga Bashkimi Europian dhe NATO si “shumë, shumë serioze”. Të gjitha përpjekjet diplomatike synojnë që Moska të mos shkojë më tej me shkallëzimin e situatës. “Ajo që vlen është të ndalet një luftë në Europë”, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit pas përfundimit të lidhjes telefonike me krerëve perëndimorë.

USA - Präsident Joe Biden

Rritet shqetësimi për sulm rus ndaj Ukrainës

Presidenti, Joe Biden u konsultua në një rreth të gjerë krerësh perëndimorë për gjendjen në Ukrainë, me pjesëmarrjen edhe të kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz. Sipas Shtëpisë së Bardhë, në këtë videokonferencë morën pjesë edhe presidenti, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Komisioni Europian u përfaqësua nga presidentja, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel.

Në bisedime u fol për “përforcimet ushtarake ruse në vazhdim” në kufirin ukrainas. Qëllimi i konsultimeve të partnerëve transatlantikë është koordinimi i diplomacisë dhe kërcënimit, thuhet nga Shtëpia e Bardhë. Sipas informacioneve të revistës gjermane, “Der Spiegel”, shërbimi sekret, CIA dhe ushtria amerikane iu raportuan aleatëve, se për shkak të informacioneve të reja, një sulm mund të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan nuk i komentoi raportimet e shërbimeve sekrete.

Lexo edhe:

No Content Available
USA nationaler Sicherheitsberater Jake SullivanJake Sullivan

Diplomacia telefonike vazhdon të shtunën

Si Biden ashtu edhe presidenti francez, Macron për shkak të tensioneve të vazhdueshme duan të telefonojnë të shtunën me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Planet për këtë janë konfirmuar nga të gjitha palët. Macron ka telefonuar së fundmi disa herë me presidentin Putin. Të hënën e kësaj jave ai ishte në Moskë për bisedime, kurse në dhjetor ishte Biden e Putin që telefonuan me njëri-tjetrin. Të premten telefonuan edhe krerët e shtabeve ushtarake të SHBA dhe Rusisë, Mark Milley dhe Valeri Gerasimov, ku u diskutua për temat e sigurisë, bëri të ditur ministria amerikane e Mbrojtjes, pa ofruar të dhëna të tjera.

Ukraine-Konflikt - Macron und Putin - PKMacron dhe Putin

Ndërkohë SHBA kanë vendosur të transferojnë 3000 ushtarë të tjerë amerikanë nga një divizion në bazën amerikane të Karolinës së Veriut në shtetin anëtar të NATO-s, Poloni. Këtë e ka urdhëruar ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me porosi të presidentit Biden, u tha në media.

/DW/

Etiketa: Kriza e Ukrainës

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: Big Brother

Daja Pashuk i ka gjetur Beniadës një djalë nga Shijaku dhe mezi pret t’ja prezantojë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Çfarë mori dhe çfarë dha Trump gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme? Marrëveshja triliona dollarë

11:30 : 17/05/2025

Plagosja e të miturit në Maliq/ Policia nis procedimin penal për autorin 14-vjeçar

11:18 : 17/05/2025

Rama del kundër Trump: Nuk do i mbushim depot me lloj-lloj mallrash

11:16 : 17/05/2025
European Union at night. Earth map from NASA

Politizohet integrimi në BE/ Ëndrrat e shqiptarëve nuk i bëjnë dot realitet të tjerët

11:01 : 17/05/2025

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com