• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Organet e PD-së së Bashës dhe organet e vetingut

22:05 : 10/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur reforma në Drejtësi në korrikun e vitit 2016 mori 140 vota, prej të cilëve edhe tre votat e deputetëve të mazhorancës, (PS-së), të akuzuar e dënuar për trafik droge, prostitucioni dhe plagosje të rëndë, dy ambasadorët e atëhershëm, Donald Lu i SHBA-ve dhe Romana Vlahutin e BE-së, u përqafuan përmallëshëm si për të treguar se “mundi i tyre nuk shkoi dëm”. Rrugës së ndërtimit kjo reformë ra në duart e mazhorancës, pasi e tillë ishte nisur dhe e tillë do të përfundonte.

KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), u kthye në instrumentin e parë të shkarkimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ofruar spektakël dhe shkarkuar personazhe të sistemit të drejtësisë qoftë edhe për 12 metra garazh të padeklaruar. Por kjo ishte formë e Drejtësisë së Rilindjes, që ofron shfaqje për të mbuluar atë që ndodhi në vijim ishte shkërmoqje që në nisje. Kalorësi i “antikorrupsionit” e kaloi vetingun edhe pse nuk justifikonte 100 mijë dollarë në bankë, plus disa kontrata të dyshimta qiradhënie. Po ashtu edhe personazhe të tjerë prokurorë dhe gjyqtarë ia gjetën fijet pushtetit dhe me vulën e “të vavarurve) që vareshin indirekt nga qeverisja, sot të tundin në duar “kartën e pastërtisë” dhe premtojnë se do të shkulin nga rrënjët krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Të “pastërtit” që duhet të pastronin drejtësinë u përfshinë në llum. Disa nga anëtarët e KPK-së kanë probleme të theksuara me fshehjen e pasurisë. Mes tyre Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Genta Bungo kanë deklaruar se jetonin me 8 mijë lekë të vjetra në muaj, por nga ana tjetër llogari bankare, banesa e biznese fshiheshin në emrat e të afërmve.

Të Rilindur nga sistemi nisën shkarkimet në masë, ndërsa metri që përdorën ishte në shumë raste i ndryshëm. Nuk kishte si të mbeste pa u kapur në skandale të rënda anëtarët “elitë” të Komisionit të Posaçëm të Apelimit (ose shkalla e dytë dhe përfundimtare e vetingut). Dy anëtarët e saj, Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë nën akuzë për faksifikim dokumentash, por për ta ka ende shpresë pasi dosjet i ka SPAK, institucioni me emër të madh, por pa bereqet.

Lexo edhe:

No Content Available

Ligjërisht KPK-së i përfundon mandati në qershor, por me ndërhyrjen e ambasadorëve dhe me shtysën e mazhorancës, që kërkon ende të mbajë duart në drejtësinë e re, u kërkua zgjatja e afateve të vetingut. Organi që do i japë jetë organeve të drejtësisë për tu shtyrë në kohë është pikërisht Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij në emër të opozitës.

Sot po zhvillohet shfaqja në Parlament, ku njëri pas tjetrit, deputetët që mbështesin Bashën, më emër të grupit Parlamentar të PD-së po tentojnë të duken heronj. Japin votën në këmbim të një fotoje me ambasadorët e akredituar në Tiranë, veçanërish nga dy “kyekontrollorët”, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.  Po lëpijnë mbi atë që vetë pështynë. Kryedemokrati me volë Lulzim Basha prej kohësh e ka cilësuar drejtësinë e re si të kapur nga Rama, ndërsa sot po e voton që ajo jo vetëm të kapet, por edhe të shtrydhet si organ, në orgjinë e pandashme pushtet-drejtësi, ku edhe vetë Basha me të tijët kërkon të futet.

Qoftë edhe për një foto me ambasadorë në ikje Basha është gati të legalizojë drejtësinë e re, ku të gjithë “katet” e ngritura i ka me lejen e Ramës. Kryeministri  rri e sheh nga lart, teksa dëgjon kacafytjen e të të njëllojtëve në bindje, por të pamoralshëm në qëndrime të cilët betejën nuk e kanë më me kundërshtarin politik, por me kundërshtarin brenda partisë.

Vetë Basha sot e ka ditë të shënuar. “Jam me ndërkombëtarët thotë”-, paçka se të njëjtët ndërkombëtarë deri dje i akuzonte se bashkë me pushtetin po shkatërrojnë Reformën në Drejtësi. Tashmë me ndihmën e Bashës Rilindja do të ketë një kartë më shumë në duar, duke ia tundur në çdo rast kreut me vule të opozitës votën që do japin pro.

Enigma nuk ka më! Basha dhe Rama janë një, pa kushte, pa politikë në mes, por në iteresin e vogël që po shitet si “interes kombëtar”. Dikush quhet “kalorës antikorrupsion” dhe mban në qafë një medalje të porositur nga “argjendaria Sorosiane”, po ai që i hipën gomarit i veshur me kostum shik dhe me flokët me xhel si quhet?

Etiketa: basha vetingu pd boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Vendet europiane drejt lehtësimit të masave antiCovid

TË GJITHA

Numërohen 272 nga 405 kuti në Shkodër/ PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

20:22 : 12/05/2025

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Regi Lushkja i jep avantazhin rrogozhinasve me gjuajtjen e parë (Video)

20:12 : 12/05/2025

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Screenshot

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit

20:00 : 12/05/2025

Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?

19:55 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com