• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dako-Sako, fushata e turpshme me fondet e rindërtimit/ Tenderojnë 6 mln euro për të pastrehët

17:15 : 10/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vangjush Dako është vënë në krye të fushatës për zgjedhjet e parakohshme lokale të 6 marsit në Durrës, ku mbështet fuqishëm kandidaten Emirjana Sako. Kjo e fundit është në detyrë prej më shumë se dy vitesh, pavarësisht se nuk është zgjedhur nga populli. Por, e ka “vënë partia” dhe gjatë kësaj kohe ka tenderuar qindra milionë euro për punë në atë qytet, pavarësisht se Durrësi po lëngon ende nga keqqeverisja por edhe nga tërmeti.

Megjithatë, kjo s’e ka penguar Dakon që të dalë hapur kësaj herë, teksa u bën thirrje popullit durrsak për të votuar Sakon. Megjithatë, kjo është vetëm ana morale e të gjithë fushatës, por dyshja Dako-Sako po luajnë në mënyrë të turpshme. Të paktën me fondet e rindërtimit, teksa vetëm në ditët e fundit, Bashkia e Durrësit, e drejtuar nga “kukulla” Sako, ka finalizuar plot 6 tendër të majmë për rindërtimin.


Faksimile: Bashkia e Durrësit ka finalizuar 6 tendera për rindërtimin në Durrës

BoldNews.al bëri një vëzhgim ku konstatoi se Bashkia e Durrësit ka shpallur fituesit e 6 tendërëve të rindërtimit. Koha e bërjes së këtyre procedurave ka qenë kur jemi në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 prillit. Kodi Zgjedhor e ndalon në mënyrë kategorike përdorimin e fondeve publike për fushatë. Megjithatë, jo për Dakon dhe Sakon. Tenderi i parë që ka finalizuar Bashkia e Durrësit është me objekt “riforcim i pallatit me kod gis 963 dhe riforcimi banesave individuale në rajonin nr.4 të banorëve Artan Troci, Besim Shehu, Enver Ismaili, Faton Korbi, Gani Meci, Gramoz Kapxhiu, Halim Troci”. Sipas bashkisë, rikonstruksioni në kuadër të procesit të rindërtimit. Vlera e fondit limit për këtë tender është 94,224,018 lekë.

Lexo edhe:

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

Ndërkohë, tenderi i dytë është me objekt “riforcim i pallatit me kod gis 24844”. Gjithashtu, edhe riforcimi banesës individuale në rajonin Nr.1 të banorit Dhimitraq Joanidhi, riforcimi banesave individuale në rajonin Nr.4 të banorëve Kurtish Elezi, Margarita Velaj, Mexhit Hana, Nazmi Shatro, Gjin Kacorri. Tenderi i dytë ka pasur një vlerë 84.481.698 lekë. Por, s’kanë përfunduar këtu tenderët e rindërtimit, pasi Sako ka shpallur fituesin edhe për procedurën me objekt “riforcimi pallateve me kod gis 7339, 23247” dhe riforcimi banesave individuale në njësinë administrative Ishëm të banorëve Albana Beja, Altlin Koka, Shaban Kurti në kuadër të procesit të rindërtimit. Sipas dokumenteve, fondi për këtë tender është 78,671,769 lekë.


Faksimile: Tenderët janë firmosur nga Emiriana Sako, në muajin e fushatës zgjedhore

Natyrisht që pallatet dhe banesat e individëve duhen rindërtuar, por kur kjo procedurë bëhet gjatë fushatës, diçka “vjen erë”. Dhe, të luash me çatinë mbi kokë të njerëzve të varfër është vërtetë kriminale, madje t’i përdorësh edhe për vota. Por, kjo s’i ka penguar Sakon-Dakon që të bëjnë tendera të tillë, pasi kanë vijuar po iu futur gjëmbi në këmbë.


Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, dyshja ka finalizuar edhe tenderin me objekt “riforcim i pallatit me kode gis 1023, 1025 në kuadër të procesit të rindërtimit”, ku fondi është 98,608,544 lekë.

Tenderi i radhës është me objekt “riforcimi pallateve me kod gis 19051, 19142, 21263 dhe riforcimi banesave individuale në njësinë administrative Sukth të banorëve Agim Hoxhallari, Besim Voda, Fatime Shehi, Hamitjan Lica, Vildan Qoku, në kuadër të procesit të rindërtimit.

Në këtë rast, vlera e tenderi është 94,063,562 lekë. I fundit, por redaksia jonë beson se këto ditë do të finalizohen edhe dhjetëra procedura të tilla, është tenderi me objekt “riforcim i pallateve me kod gis 19063, 19053, 19057” dhe riforcimi i banesave individuale në njësinë administrative Rrashbull të banorëve Hasim Hasanllari, Lindita Rama, Meriman Peposhi, Mitat Hasanllari. Tenderi ka pasur një vlerë prej 85.745.849 lekë. Vlerat e sipërshkruara kanë qenë pa TVSH. Dhe, po t’u shtosh TVSH-në, pothuajse në të 6 tenderat vlera ka qenë 1 milionë euro, ose 6 milionë euro gjithsej. Pra, në kulmin e fushatës zgjedhore, Dako-Sako akorduan plot 6 milionë euro për t’u marrë votat durrsakëve.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025
AKTUALITET

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025
AKTUALITET

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025
Para

I akuzuar për vrasjen e grekut, flet i riu shqiptar: Do tregoj të vërtetën

TË GJITHA

DETAJE nga vrasja e Renis Dobrës/ Dy vëllezërit Bushgjoka rezultojnë se kanë dalë jashtë vendit

14:36 : 18/07/2025

Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Do të thyhet rekordi historik!

14:30 : 18/07/2025

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

14:29 : 18/07/2025

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com