• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtrenjtohen me 25-40% çmimet e perimeve

08:07 : 08/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Temperaturat ekstreme negative  që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar çmimet e tyre në nivele statosferike.

Tregtarët raportuan se në tregjet e shumicës sallata jeshile, spinaqi dhe lakra kishin ardhur në rritje graduale që nga janari e në vazhdim në shkurt. Sipas tyre, arsyet kryesore lidhen me prodhimin e pakët vendas ndërkohë që një pjesë e atij që ishte potencial për të prekur tregun gjatë kësaj periudhe është humbur pasi nuk rezistoi në ditët e ftohta.

Pritshmëritë e tyre janë që i gjithë shkurti të përkufizohet nga çmime relativisht të larta për produktet në fjalë, ndërkohë që për zbutje të tyre mund të flitet vetëm pas daljes së prodhimit të serave, që nis nga marsi.

Temperaturat me minus që përfshinë thuajse gjithë vendin nuk përjashtuan as zonën e Myzeqesë e cila është edhe kryesorja në prodhim përgjatë gjithë vitit. Temperaturat e ngrohta mundësojnë që edhe gjatë dimrit të merret prodhim në disa kultura të cilat rezistojnë në ambient të hapur ndërkohë që paralelisht edhe prodhimi i serave zë një vend të rëndësishëm.

Çmimet në janar dhe shkurt

Lexo edhe:

No Content Available

Konkretisht javëve të fundit sallata jeshile e cila luhatej gjatë dhjetorit mes 200 dhe 220 lekë mesatarisht me shumicën në këtë periudhë është luhatur mes 250-260 me shumicë, me shtrenjtim rreth 25-30%.

Spinaqi i cili gjatë dhjetorit ishte mes 100-120 lekë kilogrami me shumicë ka çuar mesataren tani tek 140-160 lekë, duke u shtrenjtuar me rreth 40%.

Po kështu një rritje atipike është vërejtur edhe tek lakra e cila me shumicë është tregtuar zakonisht në nivelin e 30 lekëve për kilogram ndërkohë që tashmë gjendet me 60 lekë/kilogrami duke arritur te konsumatori fundor me një çmim 80 lekë kilogrami.

Në nivele të larta mbeten edhe lulelakra dhe brokoli, që tregtohen mes 230-250 lekë/kilogrami por këto të fundit sigurohen në import një pjesë e mirë nga Greqia dhe janë brenda çmimeve që kanë zakonisht në periudhën janar-shkurt.

Të dhënat e inflacionit, që mat ndryshimin e një shporte bazë të mallrave të konsumit, që janë të disponueshme deri në dhjetor, tregojnë se edhe në fund të vitit të kaluar, produktet ushqimore u shtrenjtuan. Frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta ishin dhe qumështi, djathi dhe veza.

/Monitor.al/

Etiketa: Shtrenjtohen me 25-40% çmimet e perimeve

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

VIDEO/ Arratisja nga burgu në Kretë, arrestohen 3 persona. Dy të burgosur të tjerë në kërkim

TË GJITHA

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025

“Pusho se ta futa në shpullë!”/ Zhyt familjen në kredi të keqe, babai: Lekët i kisha për qejf!

20:03 : 02/11/2025

Trafik kilometrik në Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

19:45 : 02/11/2025

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

19:29 : 02/11/2025

Rama dhe Linda kapen ‘mat’ duke u puthur në lamtumirën e Fatos Nanos/ VIDEO

19:14 : 02/11/2025

Kush ishin 50 sekretet e jetës së Fatos Nanos!

19:07 : 02/11/2025

Si po shthuret tregu i sigurimeve, dëmet pezull tejkalojnë vitin e tërmetit dhe pandemisë

19:05 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com