• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DSIK: Komisionerët e Vetingut nuk janë verifikuar për integritetin dhe lidhjet me krimin (dokumenti)

17:38 : 08/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Albi Serani

Një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkarkuar gjatë procesit të Vetingut, pasi trupat e rivlerësimit kanë konstatuar se ata nuk kalonin testin e integritetit dhe kishin kontakte me persona të inkriminuar.

Por, kontrollorët e tyre, pra 12 komisionerët e Vetingut nuk kanë kaluar në filtrat e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), një strukturë e cila verifikon personalitetin dhe lidhjet e mundshme të zyrtarëve me persona të krimit të organizuar.

Ky informacion jepet zyrtarisht nga DSIK, e cila konfirmon për “Boldnews.al” se nuk ka hartuar raporte vlerësimi për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë.

Redaksia po publikon një cikël mbi individët që kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

Parlamenti pritet të miratojë këtë të Enjte (dt.10 Shkurt 2022) zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me të paktën 2 vjet e gjysëm, ndërkohë që ndaj pjesës më të madhe të tyre ekzistojnë dyshime mbi kriterin e pasurisë.

Nga ana tjetër, ata kanë marrë detyrën e më tej synojnë zgjatjen e mandatit, pa kaluar në testin e integritetit.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) pranon se nuk ka kryer verifikime mbi 12 anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe 2 Komisionerët Publikë.

Në përgjigje të një kërkese të “Boldnews.al”, DSIK deklaron se “nuk janë hartuar raporte verifikimi për subjektet e cituara në kërkesën tuaj, pasi nuk janë subjekte në kuadër të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në foto: Përgjigja e DSIK për “Boldnews.al”

Në Korrik të vitit 2007, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi anëtarët e trupave të Vetingut. Ata ishin verifikuar paraprakisht nga Avokati i Popullit, komisionet përkatëse parlamentare, si edhe nga Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit.

Këto mekanizma rezultuan skarco dhe kjo u provua nga problemet penale që kanë tashmë dy prej gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), Luan Daci dhe Ardian Hajdari.

Por, ndërkohë, strukturat që kryen vlerësimin e njëpasnjëshëm të kandidatëve, përfshirë edhe ata që u përzgjodhën si komisionerë Vetingu, nuk i janë nënshkruar testit të integritetit.

Gjatë pesë viteve të fundit, komisionerët e KPK-së, Komisionerët Publikë dhe anëtarët e KPA-së kanë pasur akses të plotë në të dhënat e agjencive ligjzbatuese dhe të shërbimeve inteligjente.

Në shumë vendime për gjyqtarë e prokurorë shënohet se trupat e Vetingut kanë lexuar, shqyrtuar, vlerësuar e rivlerësuar të dhëna inteligjente.

Pra, është e qartë se ata janë pajisur me certifikata sigurie, një dokument që lëshohet nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe i lejon që të lexojnë të dhëna që shumë pak sy mund t’i shohin në Shqipëri.

Procesi i pajisjes me çertifikatë sigurie kalon në disa filtra dhe kërkon një angazhim deri në tre muaj verifikime, para se një zyrtar i posaçëm të pajisjet me dokumentin.

Kjo do të thotë që DSIK, në bashkëpunim me institucionet e tjera, kryen kontrolle të imtësishme dhe harton raportet përkatëse të verifikimit, para se të bindet që një person të ketë akses në informacione inteligjente.

Por, në rastin e komisionerëve të Vetingut, siç rezulton zyrtarisht, DSIK nuk ka hartuar raporte për verifikimin e figurës së tyre, pra, nuk ka kryer kontrolle për figurën e tyre, pasi, sipas përgjigjes zyrtare, ata nuk janë pjesë e procesit të rivlerësimit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
AKTUALITET

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025
SHOW BIZ

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025
Para
Getty Images

Nicklas Sule: Dortmundi u interesua shumë ndaj u transferova

TË GJITHA

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025

Sara Hoxha hedh pas krahëve historinë me Ledri Vulën, konfirmohet lidhja e re

09:24 : 07/06/2025

Surpriza e Sylvinhos në treshen e sulmit, formacioni i Kombëtares për sfidën me Serbinë

09:06 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com