Lidhjet e reja në showbizz-in shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë publikut. Lajmet që vijnë nga jeta private e personazheve të famshëm shpesh kanë prishur edhe miqësi. Nuk kanë munguar edhe rastet, kur këto histori kanë nisur mbi disa të vjetra, po me personazhe të njohur. Raste ka pasur plot, ku të njëjtat emra kanë qarkulluar në disa histori dashurie. Ne po ju listojmë disa prej vajzëve të showbizz-it që ‘shkëmbyer’ partnerët.
Fif-Adisi-Adrola Dushi
Do të duhej një video ku ndodhi edhe puthja për të konfirmuar atë që flitej. Fifi dhe ish-burri i Adrola Dushit kanë nisur një lidhje. Me të dal nga Big Brother, duket se këngëtarja nga Kosova ka gjetur dashurinë. Në rrjetet sociale qarkullon një video ku ajo dhe Adisi shkëmbejnë disa puthje të nxehta dhe nuk shqetësohen aspak për dhjetëra sy që po i shohin dhe filmojnë. Por Adisi nuk është një emër i panjohur për publikun. Ai është i njohur në media si ish-burri i Adrola Dushit. Ai dhe missi nisën një lidhje në moshë të re që u celebrua në martesë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.
Bora-Donald-Beatrix
Do ta quanim padyshim trinomi i vitit. Lidhja e Donaldit dhe Borës prej kohësh ka qenë në fokus të mediave. Ndaj kur të dy u puthën në Big Brother, publiku përjetoi një nga momentet më të bukura televizive. Atëherë kur u duk se kjo lidhje u rikuperua, atëherë nisi edhe ‘tronditja’ e madhe. Ndërkohë që Bora brenda deklaroi se po e priste, aktori brenda deklaroi se është vetëm dhe nisi flirtin me Beatrix. Shumë shpejt erdhi dhe puthja me këngëtaren, duke konfirmuar lidhjen e re. Kaq mjaftoi që rrjeti të shpërthente me komente pafund. Vetëm Trixa kur doli nga shtëpia e Big Brother ishte e trembur për atë që e priste. Nga ana tjetër Bora e mbylli këtë kapitull, duke vijuar jetën e saj sikur asgjë s’kishte ndodhur.
Adrola Dushi-Albin Gashi-Dafina Zaqiri
Edhe vetë Adrola vetëm pak kohë më parë u përfshi në një lidhje, ku ish-i i partnerit të saj nuk ishte pak i njohur. Vitin e shkuar, ajo dhe Albini, djaloshi simpatik që është i njohur edhe në politikën kosovare, patën një lidhje të shkurtër, por pasionante. Ndonëse kurrë nuk u fotografuan së bashku, miqtë flisnin për një raport të konsoliduar. Por Albini në Kosovë, veç përfshirjes në politikë, njihej edhe për lidhjen e tij me Dafina Zeqirin. Dyshja ishte frekuentuar për disa kohë, duke u shndërruar në thashethemin e preferuar të qytetit. Duke iu referuar kohës, Dafina dhe Albini patën së bashku një lidhje të shkurtër që nisi dhe përfundoi shumë shpejt.
Dafina Zeqiri-Krenar Cocaj-Luana Vjollca
Historia më e bujshme e Dafinës do të ishte pikërisht Krenari. Çifti pati një marrëdhënie të gjatë, të komplikuar që përfundoi keq. Për të gjithë ju që nuk e dinit Krenar Cocaj përpara se të hidhesh në krahët e moderatores së njohur Luana Vjollca ka qenë në një lidhje disa vjeçare me këngëtaren Dafina Zeqiri. Sherre, rrahje, gjyqe, ishin disa nga elementët me të cilat u mbyll kjo lidhje e gjatë. E duket se që nga ajo ditë gjërat kanë ndryshuar. Krenari sot shijon një lidhje me Luanën. Çifti është fotografuar së bashku, ndonëse kurrë nuk kanë folur për këtë raport publikisht. Historia me këngëtaren kosovare tashmë i përket të shkuarës dhe Luana me Krenarin janë shndërruar në një prej dysheve më të ndjekura për publikun.
Dafina Zeqiri- Ledri Vula- Angela Martini
Trinomi i dashurisë me Luanën dhe krenarin, nuk ka qenë i vetmi për Dafinën. Lidhja e saj me Ledrin është ndër më të komentuarat në publik, kjo për faktin edhe të konfliktit që reperi pati me ish-të dashurin e Dafit, Krenarit. Por edhe partnerja paraardhëse e Ledrit ishte një emër i njohur, duke e bërë këtë trinom dashurie edhe më të komentuar. Pas ndarjes nga Dafina ai u përfol për shumë histori të tjera por një ndër tyre ishte dhe me modelen e njohur Angela Martini, e cila u shfaq në poza mjaft të nxehta në videoklipin e tij ‘100 probleme’. E destinuar për të mos zgjatur shumë, kjo lidhje mori fund shumë shpejt, duke mbetur veç një kujtim i bukur për të dy.
Zanfina Ismaili- Faton Shoshi- Era Istrefi
Prej më shumë sesa 10 vitesh menaxheri i njohur Faton Shoshi ka qenë në një marrëdhënie të gjatë dashurie me këngëtaren Zanfina Ismaili. Më pas ai u përfol se ishte në një lidhje me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Shpejt kjo dyshe u shndërrua në kryefjalën e shtypit rozë. Era dhe Fatoni qëndroi bashkë për disa vite, duke pasur edhe një bashkëpunim të ngushtë në karrierë. Por gjithçka mbaroi shpejt, duke mos dhënë shumë detaje për arsyet që e çuan në fund këtë histori të bukur. Tashmë Era dhe Fatoni i kanë dhënë fund edhe bashkëpunimit të tyre, ndërkohë me Zanfinën, ai vijon të ruaj një miqësi të mirë.
Liberta Spahiu- Getoar Selimi- Marina Vjollca
Lidhja mes moderatores Liberta Spahiu dhe Getoar Selimit nuk u pranua kurrë publikisht por ata kanë qenë shumë të komentuar nga mediat deri sa i dhanë fund çdo gjëje dhe shkak për këtë u bë xhelozia, siç është shprehur edhe vetë moderatorja. Por Getoari vendosi që të ec përpara dhe përfundoi në një lidhje me moderatoren Marina Vjollca, me të cilën ditën e sotme janë edhe të martuar. Historia e Marinës dhe Getoarit duket se ka lënë në hije çdo marrëdhënie të mëparshme të reperit Kosovar. Sot çifti janë prindër të një vajze dhe jetojnë mes Tiranës dhe Prishtinës.
Einxhel Shkira-Bekim Balaj-Elita Rudi
Lidhja mes futbollistit të kombëtares dhe Einxhel Shkirës bëri që Einxhel të njihej në media më shumë si partnerja e futbollistit, sesa si moderatore. Por ashtu si nisi, ashtu edhe përfundoi. Një lidhje e shkurtër, por shumë e komentuar. Një tjetër moderatore, ‘i zuri vendin’ Einxhel në krah të Bekimit. Bëhet fjalë për Elita Rudin, që prej shumë muajsh shfaqej në të njëjtin vend me futbollistin. Ndonëse asnjëri s’foli për këtë raport, miqtë konfirmuan gjithçka. Sot Elita është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo dhe Gjiko mbeten ndër çiftet më të dashura për publikut.
Arbana Osmani-Eduart Grishaj-Rudina Dembacaj
Një histori e vjetër, që i përket shumë viteve më parë është rikthyer në publik sërish. Flasim për fejesën e Rudina Dembacajt dhe Eduart Grishaj, kur ata të dy ende nuk ishin kaq të famshëm. Nga deklaratat e aktores vite më pas, duekt se ky çift nuk është ndarë mirë. Por tashmë gjithçka i përket të shkuarës dhe të dy kanë një jetë të re, ndonëse pa asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Eduarti është tashmë partneri i Arbana Osmanit, ku kanë së bashku edhe një fëmijë. Ndërkohë Rudina Dembacaj është martuar me Mark Frrokun.
Elvana Gjata-Flor Mumajesi-Soni Malaj
Kush nuk e mban mend historinë e Flor Mumajesit me Soni Malajn? Si një ndër çiftet më të dashura të publikut, duket se i dhanë fund shpejt një lidhjeje të konsoliduar. Por edhe më e dashur u bë lidhja e FRlorit me Elvanën. Të dy flisnin për një miqësi të fortë, për një lidhje të veçantë, duke mos e pranuar kurrë dashurinë e tyre. E në fakt nuk kishte shumë nevojë, sepse të gjithë e dinin se Elvana ishte arsyeja pse kantautori i dha fund historisë me Sonin. Pas më shumë se një dekade së bashku Flori dhe Elvana arritën në finish. Jeta e tyre mori rrjedhja të ndryshme dhe sot dy ish-partnerët as nuk flasin me njëri-tjetrin.
Marrë nga: Gazeta Shqiptare