• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Finalja e Conference League, zyrtarë të UEFA-s “zbarkojnë” për herë të tretë në Tiranë

16:53 : 07/02/2022
në SPORT

Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj, është një nga momentet magjike të futbollit që të gjithë shqiptarët do të kenë fatin ta përjetojnë në Tiranë. Një finale e përmasave të mëdha që pritet të ndezë stadiumin “Air Albania”.

Për të siguruar këtë finale janë bërë një sërë vizitash nga zyrtarë të UEFA-s në Tiranë, për të diskutuar rreth organizimit të kësaj finaleje ku siguria është primare. Pas 2 takimeve të para ku delegatë të UEFA-s kanë qenë prezent në Tiranë, një tjetër delegacion do të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF në faqen e saj zyrtare, ku ka njoftuar se zyrtarë të UEFA-s do të zbarkojnë në Tiranë.

“Një delegacion i UEFA-s do të mbërrijë sot në Tiranë për të nisur një vizitë inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales së UEFA Europa Conference League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj.

Në fakt, UEFA ka dërguar në Shqipëri vazhdimisht përfaqësues të saj që nga nëntori i vitit të kaluar e në vazhdim për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen.

Lexo edhe:

UEFA përgatit ndryshimin historik për kualifikueset e kombëtareve

Karton i verdhë për shqiponjën?!

Siç dihet, në ditën e finales pritet që në Tiranë të mbërrijë një numër i madh tifozësh e zyrtarësh, por edhe personalitete dhe duhet që e gjithë infrastruktura për të pritur një fluks të madh njerëzish të jetë gati.

Kjo është vizita e tretë inspektuese e grupit të punës të ngritur nga UEFA për organizimin e finales së Conference League e që përbëhet prej 61 personash. Fillimisht do të ketë një inspektim në aeroportin e Rinasit me përfaqësues të Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit e më pas do të vijohet me takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë në lidhje me sheshet që do të përcaktohen për t’u mbledhur tifozët, parkingjet, facilitetet që duhen krijuar, rrugët që do të bllokohen në ditën e finales, por edhe banerimin e qytetit para finales së madhe.

Sigurisht, një vëmendje e madhe do t’i kushtohet stadiumit “Air Albania” dhe punimeve që duhen bërë aty për ta përshtatur çdo detaj me kërkesat e UEFA-s. Një aspekt i rëndësishëm është krijimi i të gjithë kushteve për të plotësuar kriteret e transmetuesit televiziv të finales.

Gjithashtu, pjesë e këtij grupi do të jenë dhe përfaqësues të sponsorave të aktivitetit, të cilët vijnë për të parë mundësinë për të organizuar aktivitete promovuese gjatë ditëve para finales. Në këtë vizitë do të diskutohet edhe për organizimin e vullnetarëve që do të angazhohen për këtë event madhor.

Në mars do të ketë edhe një vizitë inspektuese të fundit e më pas do të nisë puna në terren për përgatitjen e finales”, njofton FSHF në sajtin e saj zyrtarë.

Etiketa: Finalja e Conferenceuefa

Lajme të lidhura

SPORT

UEFA përgatit ndryshimin historik për kualifikueset e kombëtareve

19:36 : 15/10/2025
AKTUALITET

Karton i verdhë për shqiponjën?!

10:55 : 12/10/2025
SPORT

Zyrtarizohet nga UEFA, kush është gjyqtari që do vendosë drejtësi në Serbi–Shqipëri

10:35 : 10/10/2025
SPORT

Opsioni i rrallë/ Serbi-Shqipëri mund të ketë tifozë “të vegjël”, FIFA pritet të zyrtarizojë vendimin

16:04 : 29/09/2025
SPORT

Kupa e Botës 2030, mbledhje në SHBA për zgjerimin e turneut me 64 ekipe

20:06 : 24/09/2025
SPORT

Zyrtare/ UEFA jep dritën “jeshile”, ndeshja Serbi-Shqipëri zhvendoset nga Beogradi

18:50 : 15/09/2025
Para

Dolën nga fusha të dëmtuar, Partizani mëson gjendjen e 2 titullarëve

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com