• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arrestua për 119 kg kokainë, gjykata liron administratorin e kompanisë “BanaKing”

14:06 : 05/02/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është liruar nga burgu, Marson Murataj, administratori i kompanisë së bananeve “Zico Sh.a”, që u ndalua me shumë bujë nga prokuroria e Tiranës, për rastin e kapjes së 119 kg kokainë të pastër e ardhur nga Ekuadori.

Vendimi për lirimin e Murataj, kushëririt të biznesmenit Trifon Murataj, është marë pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Prej disa ditësh, Marson Murataj, është vënë në “arrest shtëpie”, ndërsa drejton dhe menaxhon kompaninë e bananeve “BanaKing” nga ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë.

Ndërsa deri në këto momente prokuroria e Tiranës është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, ku pasi të njihen me argumentat ligjorë, prokurorët e çështjes do ushtrojn apelim në gjykatën e Apelit Tiranë, duke kërkuar kthimin në burg të Marson Murataj. Mësohet se në vendimin për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, gjykata ka përdorur argumentat se Murataj, nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, pasi në dosjen hetimore nuk ka asnjë të dhënë dhe indicie që provon implikimin e tij në trafikun e drogës nga Ekuadori në Shqipëri.

Për më tepër nuk ekzistojnë qoftë përgjime dhe tabulate telefonike me persona kriminalë që meren me trafikun e drogës, çka do të sillte dyshime të arsyeshme për imlikimin e Murataj në këtë veprimtari kriminale.

Lexo edhe:

Trafiku i 150 kg kokainë me “Banaking” mbetet pa autor. Lirohen gjithë të arrestuarit

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King”, lirohet nga burgu Marson Murataj dhe një nga shoferët

Tashmë pas lirimit të Marson Murataj, në burg për ngjarjen e kapjes së 119 kg kokainë vijojnë të mbahen vetëm dy shoferët e kompanisë së bananeve, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Të dy punonjësit kanë ushtruar apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar lirimin nga qelia, me pretendimin se ata vetë kanë qënë kallëzues të asaj çfarë kishte ndodhur në Romanat, ku një grup prej 4 personash kanë ndaluar dhe kontrolluar kamionin e ngarkuar me banana.

Saliaj, është shoferi që mbrëmjen e 28 dhjetorit 2021, ka pasur kontakt me 4 personat, që i kanë dalë në fshatin Romanat të Durrësit dhe detyruar të ndalojnë. “…ata më thanë se jemi të shtetit, jemi të policisë, pasi kishin dhe armë me vete. I besova dhe i lashë të kontrollonin kamionin.

Ata me njëri-tjetrin flisnin se kërkonin televizora plazma, por në kamion kishte vetëm banane…”-ka treguar shoferi i kompanisë. Katër personat u larguan me shpejtësi, me kërcënimin tek shoferi se nëse do të fliste do ti zhduknin familjen. Por nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultar se në kontinjerin me banane rezultonte se mungonin 106 kuti, të cilat besohet se janë hequr në Itali dhe Shqipëri.

Të gjitha këto kuti dyshophet se kanë qënë me kokainë. Dhe kokaina çuditërisht, nuk ka qënë në trupin e jashtëm të kontinjerit, por brenda tij, brenda arkave të bananeve. Në Shqipëri kanë mbëritur vetëm 7 kuti me kokainë të cilat janë gjendur brenda ambjenteve të brendshme të kompanisë “Zico”. Vetë drejtuesit e kësaj kompanie e kanë denoncuar rastin e kokainës në kontinjerin e tyre tek Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano dhe më pas tek Drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj.

/Ora News/
Etiketa: Marson Murataj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafiku i 150 kg kokainë me “Banaking” mbetet pa autor. Lirohen gjithë të arrestuarit

09:56 : 30/11/2023
AKTUALITET

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King”, lirohet nga burgu Marson Murataj dhe një nga shoferët

16:12 : 20/03/2023
Para

Dënimi i Tahirit, ish-kryebashkiaku i PS-së: Kurajo, sprovat të bëjnë edhe më të fortë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

22:52 : 25/05/2025

Zelensky thotë se ‘heshtja e SHBA-së’ ndaj sulmeve ruse e inkurajon Putinin

22:46 : 25/05/2025

Begaj në Amerikë, presidenti i ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

22:35 : 25/05/2025

“Kam 7 vite pa takuar motrën”/ Laert Vasili: Nuk shkoj dot në Amerikë, kam frikë se…

22:33 : 25/05/2025

Asambleja e NATO-s/ Osmani: Krah SHBA, po forcojmë themelet e një rajoni të sigurt

22:28 : 25/05/2025

Tentoi të digjte ambasadën amerikane në Tel Aviv, arrestohet 28-vjeçari në New York

22:26 : 25/05/2025

Me 25 kg kokainë në makinë, shqiptari humb jetën gjatë ndjekjes nga policia në Itali

22:05 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com