• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Prapaskenat e transferimit të Myrto Uzunit

23:45 : 04/02/2022
në SPORT

Myrto Uzuni u transferua nga Ferencvaroshi te Granada duke nënshkruar një kontratë për 3 vjet e gjysmë. Në Spanjë ai do të gjejë dy shokët të ekipit kombëtar, Keidi Bare dhe Ivan Balliu. Por sa është paga që do të përfitojë Uzuni në një sezon? Pse kalimi u zyrtarizua në limite? Këto dhe prapaskenat e tjera të transferimit i zbulon në “Panorama Sport” menaxheri i tij, Franci Bode.

Transferimi – “Patjetër që ka qenë transferimi më i rëndësishëm dhe më i madh në karrierën time deri tani, duke parë edhe rrethanat se nga vijmë dhe ku punojmë. Të vish nga Shqipëria dhe të arrish në La Liga është e pamundur pothuajse. Ka qenë shumë e vështirë”.

Zyrtarizimi në limite – “Rreth orës 10 kemi hedhur firmën në kontratë. Ka qenë ndër transfertat më të vështira dhe duhet të falënderojmë stafin e Granadës për mirëkuptimin. Dilnin shumë probleme te pjesa e kontratës së transfertës midis klubeve nga Ferencvaroshi. Na krijoi shumë probleme, se oferta ka mbërritur një javë më përpara dhe ne e mbyllëm vetëm ditën e fundit. Edhe lejen për testet mjekësore e kemi marrë vetëm pesë orë para fluturimit për në Spanjë”.

Vlera e saktë e transferimit – “3.5 milionë euro ka qenë shifra zyrtare, 500 mijë të tjera janë të përfshira si bonuse, Champions Ligë, Europa Ligë, qëndrim në La Liga. Pastaj nëse Myrto bën 10 gola, 100 mijë euro shkojnë për Ferencvaroshin dhe kanë mbajtur dhe 15% të kartonit në rast shitje nga Granada te një ekip tjetër”.

Kontrata e Uzunit – “Ka firmosur një kontratë 3 vjet e gjysmë, deri në qershor 2025. Rroga e Myrtos është 850 mijë euro vitin e parë, 900 dhe 950 mijë në vitin e tretë. Bonus tjetër është nëse bën 10 gola dhe asiste të kombinuara bashkë, p.sh. 5 gola dhe 5 asiste, përfiton shtesë 100 mijë euro. Në fanellë do të mbajë numrin 24”.

Lexo edhe:

No Content Available

Prapaskenat me ofertat e klubeve – “Mund të them se ishim shumë afër me skuadrën e Kopenhagenit, gati e mbyllur si marrëveshje. Kishim tri oferta gjithsej. Në fillim ka pasur interesim nga Fullhami në Angli, kanë dërguar letër interesi te Ferencvaroshi për të pyetur për çmimin. Ferencvaroshi i ka kërkuar 5 milionë euro Fulhamit, pastaj ra çdo gjë në pauzë dhe u fut në skenë Kopenhageni. Ofruan 3 në fillim, më pas e kam çuar shifrën në 3.5 dhe oferta e fundit ishte 4 milionë euro. Ishte një ofertë shumë e mirë, Myrto do të përfitonte rreth 1.1 milionë euro në sezon.

Por, në momentin që hyri Granada në lojë, nuk pamë asgjë tjetër. As Kopenhagenit nuk i kthyem përgjigje fare. Edhe pas momentit kur erdhi oferta, ata donin të flisnin me Myrton dhe ia shpjeguan se sa të interesuar ishin për të dhe donin me patjetër që ta merrnin në Spanjë. Madje, kanë plotësuar të gjitha kërkesat e Ferencvaroshit, kanë marrë çdo gjë që donin. Mund të them se e donin aq shumë Myrton, sa një klub i La Ligës pranoi dhe nuk kundërshtoi asnjë nga pretendimet e një ekipi në Hungari. Duhet të ndodhte e kundërta dhe Myrto këtë gjë e vlerësoi jashtë mase dhe aty e kuptuam që ishte transferimi i duhur”.

Në sytë e Granadës – “Unë kam pasur kontakte me Granadën që në dhjetor, që pas ndeshjeve të Kombëtares. Aty filluan interesimet e para, goli i Myrtos ndaj Betisit në Europa Ligë ishte shumë vendimtar. Disa klube spanjolle e panë dhe madje dhe Betis vetë ka shprehur një lloj interesimi për të”.

Qëndrimi në qytet – “Është pak problem kjo pjesë, pasi Granada është një qytet pak i vogël dhe nuk gjen lehtë shtëpi bosh. Po qëndrojmë në hotel dhe jemi duke kërkuar. Besoj këtë muaj do të qëndrojë në hotel derisa të gjejë një, sepse nuk mund të shkojë në një shtëpi dosido, sepse është qytet i vogël, të gjithë fansat i kanë sytë te këta lojtarë dhe duhet që të ruajë edhe pak privatësinë. Të jetë i qetë e të bëjë punën e tij”.

Trajneri i Myrtos – “Ramon ka qenë edhe trajneri i Kombëtares së Spanjës për gjashtë muaj. Që në ditën e parë e kanë marrë Myrton veç për të folur, i kanë thënë që do të jetë pika kryesore e ekipit dhe shpresoj e besoj se do të jetë në formacion kundër Realit të Madridit”.

Etiketa: uzuni boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Horoskopi për ditën e shtunë, 5 shkurt 2022

TË GJITHA

Lirohen të arrestuarit e “Delvina Gas”, një sekser izraelit dyshohet si orkestruesi

23:24 : 29/07/2025

Horoskopi, e mërkurë, 30 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 29/07/2025

Tensioni i lartë i gjakut, ja disa hapa të thjeshtë që ulin presioni para gjumit

22:50 : 29/07/2025

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025

Liga e Konferencës, Egnatia mëson rivalin e mundshëm të turit të tretë

22:49 : 29/07/2025

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

22:40 : 29/07/2025

Analiza: Çfarë sjell njohja e Palestinës si shtet nga Britania, pse Starmer vendosi tani?

22:38 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com