• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Vetingut/ Thellohen dyshimet, Etleda Çiftja e përfshirë në pastrim parash (Dokumentat)

14:19 : 03/02/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga BoldNews.al

Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë në 10 Shkurt 2022 vendimin për zgjatjen me 2 vjet e gjysëm të mandatit të Komisionerëve të Vetingut, i cili si rregull duhet të përfundonte në Qershor 2022.

“Boldnews.al” ka nisur publikimin e një cikli për të kuptuar se për cilët individë po investohet Parlamenti, së bashku me partnerët ndërkombëtarë që kanë zyra në Tiranë.

Për pjesën më të madhe të 12 anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka pasur raportime për situata të dyshimta mbi integritetin dhe pasurinë e tyre.

“Boldnews.al” raportoi më herët për dyshimet mbi pasurinë e komisioneres Etleda Çiftja, kryesisht për falsifikim dokumentash dhe mashtrim në kredi.

Lexo edhe:

Reforma në drejtësi, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje

Protesta e opozitës në Kuvend, anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Pikëpyetjet për Etleda Çiftjas thellohen akoma më shumë, pasi në bazë të dokumentave të siguruara nga redaksia, krijohen dyshime edhe për përfshirje në pastrim parash.

Komisionerja Çiftja është aktualisht nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe dyshimet e ngritura nga “Boldnews.al” janë në shqyrtim prej prokurorëve specialë, të cilët ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar.

***

Komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja, mori detyrën së bashku me kolegët e saj në Korrik 2017.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, Çiftja deklaroi ndër të tjera se ka blerë një toke me sipërfaqe 3440 m2 në Kavajë, me vlerë 50 mijë euro, blerë në Korrik të vitit 2006. Shitësit e kësaj toke janë familjarët e saj.

Si burim financiar për blerjen e tokës është shënuar; 15 mijë euro nga kursimet si e punësuar në kompaninë private “Egnatia O. Albania” dhe 35 mijë euro kredi, me afat 20-vjeçar.

Në foto: Komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja, deklaron blerjen e tokës në Korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro, nga të cilat 35 mijë euro kredi

Disa dokumenta të tjerë, të siguruara nga “Boldnews.al”, tregojnë se Etleda Çiftja deklaron se e ka blerë këtë sipërfaqe toke me çmim 300 mijë lekë, pra shumë herë më lirë se sa ajo që ka deklaruar në formularin e pasurisë.

Në kontratën e datës 10 Korrik 2006, të nënshkruar para noteres Luljeta Kongoli, komisionerja Etleda Çiftja në cilësinë e blerëses dhe familjarët e saj në cilësinë e shitësit, deklarojnë çmimin 300 mijë lekë, të likujduar plotësisht jashtë zyrës noteriale.

Në foto: Komisionerja Etleda Çiftja deklaron në kontratë noteriale çmimin e blerjes 300 mijë lekë

Diferenca e çmimit të deklaruar në formularin e pasurisë (50 mijë euro) dhe asaj që gjendet në kontratën e shit-blerjes (300 mijë lekë), ngre pikëpyetjet e para të forta mbi deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim dokumentash.

Por jo vetëm kaq.

Pastrim parash?

Për shumë vite, bankat kanë pasur një praktikë të përhapur gjerësisht, në të cilat rimbursonin kredinë edhe 10 ditë deri në dy javë pas nënshkrimit të kontratës së shit-blerjes.

Bankat, pasi bindeshin në vullnetin e palëve dhe siguroheshin që shitësit dhe blerësit do të kryenin transaksionin, e lëvronin kredinë edhe pak ditë pas realizimit të kontratës tek noteri.

Kjo praktikë ndihmonte, sidomos blerësit, të cilit vendosnin kolateral pronën e blerë.

Gjithashtu, kjo praktikë ndihmonte edhe bankën në aktivitetin e saj tregtar, për të siguruar kredimarrës dhe, rrjedhimisht, edhe fitim nga interesat e huasë.

Por, në çdo rast, kjo praktikë mbyllej për një afat 10-15 ditor.

Në rastin e Etleda Çiftjas, ajo e ka marrë kredinë për blerjen e tokës rreth 3 muaj pasi ka nënshkruar kontratën, konkretisht në Shtator 2006.

Në foto: Komisionerja Çiftja deklaron kredi 35 mijë euro, marrë në Shtator 2006

Dhe, në kontratën e nënshkruar në Korrik 2006, është e shënuar “e zeza mbi të bardhë”; “Blerësi likujdon shitësit totalisht me lekë në dorë jashtë zyrës noteriale”.

Pra, pikëpyetja kryesore është: Në rast se Etleda Çiftja ka paguar 50 mijë euro për blerjen e tokës në Korrik 2006, ku i ka gjetur 35 mijë euro? (për 15 mijë eurot e tjera ka deklaruar si burim punësimin).

Në vijim të pikëpyetjeve; në rast se Etleda Çiftja e ka pasur edhe këtë shumë prej 35 mijë eurosh me “burime jo ligjore”, mos ndoshta marrjen e kredisë e ka përdorur si mjet për të “pastruar paratë” pa burim?

Komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja, duket se ka kryer edhe një tjetër vepër penale, atë të “Mashtrimit me kredi”.

Ajo duket se ka paraqitur në bankë një kontratë me të dhëna të rreme, për të siguruar një kredi prej 35 mijë euro, e cila i është disbursuar në Shtator 2006, pra rreth tre muaj pas nënshkrimit të kontratës së shit-blerjes.

Për raste të ngjashme, komisionerja Çiftja dhe kolegët e saj janë treguar tejet rigorozë me gjyqtarë dhe prokurorë të ndryshëm, duke vendosur shkarkimin e tyre nga detyra.

Tashmë, është radha e SPAK-ut që të vlerësojë nëse komisionerja e Vetingut është e përfshirë në vepra penale që lidhen me pasurinë.

Etiketa: Etleda Çiftjasorecayuti kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reforma në drejtësi, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje

16:00 : 15/11/2023
AKTUALITET

Protesta e opozitës në Kuvend, anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit

19:50 : 10/11/2023
AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton seancën për Etleda Çiften

16:30 : 25/08/2023
AKTUALITET

Me disa probleme të vogla, gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

10:39 : 19/06/2023
AKTUALITET

Yuri Kim përgëzon KLGJ-në: Reforma të ecë përpara

19:42 : 31/05/2023
Para

Do rrinit me një burrë për para? Ja ç’thonë Armina Mevlani dhe Dalina Buzi

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025

Vota e diasporës/ PD kërkesë KQZ: Na vendosni në dispozicion dokumentacionin e procesit

14:51 : 15/05/2025

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com