• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Strategjia Rama-Veliaj, rruspa dhe gaz lotsjellës

17:25 : 01/02/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Për të minimizuar reagimet, qeveria dhe Bashkia Tiranë po ndjekin strategjinë që prishjet e banesave në emër të “zhvillimit” t’i vëjnë në blloqe të veçanta. Të fundit të radhë ishin banorët e lagjes “5 Maji”, por nuk do të jenë të fundit. Shumë shpejt do u vijë edhe radha mbi 700 banesave dhe bizneseve në zonën e Laprakës, që janë përfshirë në zgjerimin e vijimit të Unazës së Madhe.

Për qeverinë është vetëm një statistikë, por për ata që jetojnë në këto zona presin orën kur tu mbërrijnë dhjetëra rruspa (fadroma të qeverisë) dhe mijëra punonjës policie, të etur për të vazhduar me sportin e hershëm, hedhjen e gazit lotsjellës.

Praktika është e njëjtë, edhe forma po ashtu. Të njëjtën strategji ndoqën me banorët e Astirit kur në të gdhirë u sulën forcat e policisë që pasi hodhën gazin lotsjellës mbi banorët dhe shoqëruan dhunshëm disa prej tyre nisën shkatërrimin e banesave. E njëjta situatë u përsërit edhe në zonën e Bregut të Lumit, ku aty policia nuk kurseu as gra shtazëna dhe fëmijë që në katër të mëngjesit iu zu fryma nga gazi lotsjellës që iu hodh edhe brenda dhomave ku flinin.

Pushtetit po i bëjnë sytë tym, sa herë shfaqet një mundësi abuzimi fondesh në emër të zhvillimit infrastrukturor e cila është kopertura për të ngjyer dyart deri në llërë me afera korruptive. Edhe sot ka vijuar prishja e nëntë objekteve në lagjen “5 Maji” në Tiranë, ku bashkë me rruspat e Bashkisë Tiranë ishin të pranishëm një numër i madh i efektivëve të Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake.

Lexo edhe:

No Content Available

Reagimet munguan, pasi tashmë qytetarët e kanë të qartë se nuk janë në gjendje që ti përgjigjen dhunës së pushtetit, që pasi të sjell fadromat në pragun e shtëpisë shoqërohet me një turmë efektivësh që në çantat e shpinës mbajtë dhjetëra bomba me gaz lotsjellës. Kush kundërshton, ashtu i verbuar e duke gulçitur nga gazi shoqërohet dhunshëm në komisariat dhe kërcënohet me burg.

Nuk është vetëm një rast i izoluar por një metodë “gjeniale” që u shpik në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj dhe drejtues policie Erdi Veliu. Ky i fundit sot është zëvendëministër i Ramës dhe nga karriera policore përfundoi si “velinë pushteti” duke u marrë me florën dhe faunën.

Malinjiteti nuk njeh kufij ku pas çdo nisme që prek qytetarët të shfaqet Erion Veliajt në media që i kontrollon nga lejet e ndërtimit dhe ndikimet e tjera të errëta me parimin kush nuk blihet të shantazhohet. Në mungesë të tij është i gatshëm kamikazllëku i nënkryetarit Arbjan Mazniku që nëse nuk është në ndonjë takim “pune” jashtë vendit me biznesmënët oligarkë, patjetër që do gjendet në studiot televizive për të mbrojtur nismat që vijnë nga pushteti lokal dhe qëndror, paçka se pas mbetet trishtimi i banorëve të pastrehë.

Gaz lotsjellës ka me shumicë dhe pret në magazinat e policisë momentin për tu shpërndarë duke lënë pas jo vetëm gulçimin e atyre që janë afër, por metodën që pushteti po përdor me dy mjetet e dhunës; rruspa dhe gaz helmues.

Etiketa: rama veliaj boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kryemadhi: Basha mund t’i bojkotojë edhe zgjedhjet e 6 marsit

TË GJITHA

Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi

17:06 : 01/11/2025

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025

Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari

16:30 : 01/11/2025

Balluku “zonja” nr 136  bën Ramën nr 137…

16:16 : 01/11/2025

Ndalohet autobusi i linjës Athinë–Tiranë në Kakavijë, shoqërohen 2 persona

16:09 : 01/11/2025

Je me fat nëse ke këto tre shenja të zodiakut i ke miq

15:56 : 01/11/2025

Aksident në aksin Lushnje-Berat, kamioni del nga rruga dhe përmbyset në kanal

15:38 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com