• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ofensiva strategjike e Orban në Shqipëri

14:04 : 01/02/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Vetëm dy javë pasi kishte marrë mandatin e tretë në krye të qeverisë, Edi Rama i hipi avionit të tij personal dhe fluturoi në Budapest. Takimi më i rëndësishëm ishte padyshim ai me kryeministrin hungarez. Fjalët e para që Viktor Orban i tha Edi Ramës ishin: “Sali Berisha është dhe do të mbetet miku im. Por nga sot edhe ti je miku im sepse unë e di sa e pamundur është të fitosh tre mandate rresht në Ballkan.”

Megjithatë raportet personale mes dy kryeministrave nuk ishin arsyeja se pse Edi Rama fluturoi në Budapest. Në atë takim u fol për biznes dhe tani rezultatet po shihen nga të gjithë. Vitin e fundit tre nga katër transaksionet më të bujshme në ekonominë shqiptare përfshijnë drejtëpërdrejtë kompanitë hungareze.

Në fakt ekspansioni i kapitalit hungarez në Shqipëri kishte nisur sakaq. Dallëndyshja e e parë ishte OTP, e cila në vitin 2018 bleu Societe Generale, ndërsa pak muaj më parë finalizoi edhe blerjen e Alpha Bank duke u bërë kështu një nga aktorët më të mëdhënj në tregun financiar shqiptar.

Por sistemi bankar nuk është fronti i vetëm i mësymjes hungareze. Fronti tjetër është ai i telefonisë dhe këtu ofensiva është edhe më agresive. Brenda dy muajsh grupi hungarez 4iG ka mbyllur marrëveshjet për blerjen e dy kompanive celulare në Shqipëri. Fillimisht Albtelekomin nga turqit, ndërsa tani është në proces edhe blerja e kompanisë ONE nga grupi bullgar Albania Telekom Invest.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Ndërsa hyrja e kapitalit hungarez në sistemin bankar ishte në një farë mënyre e mirëpritur për të zbutur pasojat e deleverazhit të shpejtë të grupeve bankare europiane që ishin në Shqipëri, blerja e dy prej tre kompanive celulare në vend është më shumë se sa një transaksion i thjeshtë biznesi. Me blerjen e Albtelekom dhe ONE, hungarezët e 4iG marrin 57 për qind të tregut celular në Shqipëri. Ky është një përqëndrim i fortë, që krijon reperkursione në dy drejtime.

Së pari në frontin gjeopolitik. Aksioneri kryesor i 4iG është Gellert Jaszai, i cili zotëron mbi 56 për qind të aksioneve. Në strukturën aksionere të kompanisë ka edhe investitorë amerikanë, ndonëse me peshë relatitivisht të vogël. Gjithsesi në lojë është teknologjia 5G dhe autoritetet shqiptare duhet të jenë absolutisht të sigurta që orientimi i grupit 4iG është në Perëndim dhe nuk ka asnjë influencë nga Lindja.

Bëhet fjalë për një sektor shumë strategjik, që lidhet drejtëpërdrejtë me sigurinë kombëtare dhe atë të të dhënave sensitive. Jo rastësisht, ndërtimi i rrjetit 5G ka qenë ndoshta çështja e vetme në Shqipëri ku Departamenti i Shtetit ka vënë publikisht vijën e kuqe për influencat lindore.

Fronti i dytë lidhet me reperkursionet ekonomike. Në një drejtim, vendosja përballë Vodfone e një kompanie të fuqishme si 4iG është zhvillim pozitiv për të ekuilibruar fuqinë abuzive të Vodafone. Por zotërimi i 57 për qind të tregut celular krijon një përqëndrim shumë të fortë, që dëmton konkurrencën dhe mund të sjellë kosto të rritura për qytetarët.

Institucionet përgjegjëse kanë nisur sakaq lojën e kungulleshkave. Ditët e fundit AKEP miratoi një vendim skandaloz në lidhje me transaksionin 4iG-ONE. Vendimi, i cili nuk është bërë ende public, por mbahet fshehur është hera e parë në botë kur një institucion rregullator miraton një njoftim për shtyp duke mos thënë asgjë.

Kjo ja lë topin një tjetër institucioni, Autoritetit të Konkurrencës. Një ditë më parë Autoriteti i Konkurrencës vendosi të fillojë procedurën e thelluar për vlerësimin e blerjes së ONE nga 4iG duke konfirmuar se transaksioni i njoftuar përbën një përqendrim horizontal, i cili mund të krijojë pozitë dominuese.

Gjithsesi, ky tashmë është një transaksion i pandalshëm. Në këtë pikë, institucioni i konkurrencës ka vetëm një rrugë për të mbrojtur qytetarët. Të japë miratim me kusht për transaksionin, të vendosë detyrim për transparencë maksimale të kostove dhe ta mbajë tregun në hetim për disa vjet. Ndërsa qytetarët duhet të shpresojnë se AKEP do të lërë lojën e kungulleshkave dhe do të fillojë më në fund të mbrojë interesin publik.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
SHENDETI

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025
BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
SPORT

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Para

Spiropali: Demokratët t´u venë shqelmin Bashës e Berishës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com